Librazhd: Bashkëpunimi Polici-Komunitet, godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Librazhd AEL1
 
Bashkëpunimi Polici-Komunitet, godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.
 
Sekuestrohen 4 armë zjarri dhe municion luftarak. 
 
Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.
 
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë publike, dhe si rezultat i bashkëpunimit mjaft të mirë Polici-Komunitet, shërbimet e Policisë Librazhd, në bazë të informacioneve  të siguruara nga komuniteti, se në fshatin Dorëz, Librazhd, në një banesë kishte armë zjarri, organizuan punën për verifikimin e informacionit.
 
Si rezultat i punës së mirëorganizuar, shërbimet e policisë gjatë kontrollit në territorin e banesës së shtetasit Sh. H., 51 vjeç, banues në fshatin Dorëz, Librazhd, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri (2 automatik dhe 2 pushkë), si dhe 140 fishkë luftarakë.
 
Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. H. për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje  e armëve luftarake dhe  e municionit".
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2