“Forca e Ligjit” në veprim, goditen disa pjestarë të grupeve kriminale në Nikël të Krujës

Veprimtaria hetimore disa mujore e Policisë së Shtetit e zhvilluar në këtë kuadër ka konsistuar në përgjimin, ndjekjen dhe gjurmimin e këtyre elementeve kriminal si dhe mbledhjen e të dhënave në rrugë operative me qëllim evidentimin sa më të plotë dhe sa më të qartë të veprimtarisë kriminale të personave të dyshuar për kryerjen e kësaj veprimtarie.
Bazuar në urdhra kontrolli të miratuar me vendim të Gjykatës, Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në banesa të përdorura prej personave të dyshuar si anëtarë të grupeve kriminale.
Operacioni nisi sot rreth orës 05:30 të mëngjesit.
Gjatë këtij operacioni u shoqëruan një numër personash dhe u arrestuan 5 shtetas. Ata janë:
• L. H. 67 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë;
• M. H. 27 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë;
• Y.Ç., 42 vjeç, banues në fshatin Nikel, Krujë, i dënuar më parë;
• S. L., 34 vjeç, banues në fshatin Larushk, Krujë;
• V. B.,.32 vjeç, banues në Larushk, Krujë.
Gjithashtu janë sekuestruar armë, municione, mjet të blinduar, euro, dollarë e lekë si dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.
Konkretisht janë sekuestruar:
• 2 armë zjarri pistolete
• 4 armë gjahu e pushke sportive;
• 5 armë të ftohta;
• sasi fishekësh
• 4 palë dylbi
• 1 radio transmetuese;
• 39 000 Euro;
• 1 200 dollarë amerikanë;
• 2 900 000 lekë të reja;
• 8 aparate celularë;
• 1 automjet i blinduar etj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Mbajtja pa leje të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve të ftohta" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale" parashikuar në nenet 278/2, 279 dhe 287 të Kodit Penal.
Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet përkatëse procedurale për të zbardhur rolin dhe aktivitetin anti-ligjor të të dyshuarve dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta.
Ne i sigurojmë banorët e Niklës, Krujës dhe gjithë Shqipërisë se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri për ta duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal.
Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.