Finalizohet operacioni "Porosia e fundit". Sekuestrohet lëndë narkotike, 3 persona në pranga

Fier

Plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë. WhatsApp Image 2018-09-13 at 08.46.00

Kontrolle për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Kontrolle të kryera nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, FNSH Fier dhe nga Komisariati i Policisë Fier.

Gjatë kontrolleve kapen dhe arrestohen në flagrancë 2 shtetas, ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim dhe procedohet penalisht 1 tjetër.

Finalizohet operacioni i koduar "Porosia e fundit".

Sekuestrohen 33 doza me lëndë narkotike Kokainë, Cannabis Sativa dhe 1 armë e ftohtë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në kuadër të planit të masave të hartuar për "Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale", në bashkëpunim me FNSH Fier dhe Komisariatin e Policisë Fier, bënë të mundur finalizimin e operacionit "Porosia e fundit".

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:

•E.S., 27 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij tip "Ford", në çantën e shpinës ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës ju gjetën edhe 25 doza të tjera të dyshuara Kokainë dhe disa doza me lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua lënda narkotike, një peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen lëndës narkotike në doza, automjeti autoveturë, tre aparate celularë, 450 euro dhe 470 mijë lekë.

Gjithashtu nga kontrollet e ushtruar në rrugë të ndryshme të qytetit të Fierit, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi:

•F.H., 48 vjeç, banues në Fier.

Nga kontrolli që iu bë këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (shufër metalike), në formën e shkopit të gomës.

Po në kuadër të këtyre kontrolleve, filloi procedimi penal për shtetasin:

• A.Z., 38 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të një lokali në Fier, u ushtrua kontroll fizik personave që ndodheshin në lokal dhe këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Po ashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:

•P.H., 27 vjeç, banues në Mallakastër.

Ndalimi këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale "Shkatërrimi i pronës" parashikuar nga Neni 150 i Kodit Penal.

Kontrollet do vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2