Pogradec, Policia arreston në flagrancë pronarin e një lokali bastesh dhe llotosh sportive, i cili në ambientet e tij, posedonte armë zjarri pa leje

Pogradec WhatsApp Image 2018-09-13 at 10.05.49

Policia kap dhe arreston në flagrancë pronarin e një lokali bastesh dhe llotosh sportive, i cili në ambientet e tij, posedonte armë zjarri tip pistoletë me 6 fishekë, pa leje.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me forcat FLO bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

L.Ç., 46 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në lokalin në pronësi të tij, baste dhe lloto sportive në lagjen nr. 5 në Pogradec, këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë tip "Mauser" dhe 6 fishekë pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme bazuar në nenin 278 të Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2