Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 13 Shtator 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 25 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 4 drejtues mjetesh.

2 persona për Narkotikët

8 persona për veprën penale "Armëmbajtje pa leje"

4 persona në kërkim

1 person për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike"

3 persona për veprën penale "Vjedhja"

2 persona për veprën penale "Dhunë në familje"

1 person për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës"
 

Gjithashtu janë sekuestruar:
33 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë, 
disa doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa,

11 armë zjarri, 146 fishekë, 

6 armë të ftohta ( 5 thika si dhe 1 shufër metalike)

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 108 persona.
 
Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit është finalizuar operacioni i mëposhtëm:

1-Fier, operacioni i koduar "Porosia e fundit".
Plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë.
Kontrolle për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike. Kontrolle të kryera nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, FNSH Fier dhe nga Komisariati i Policisë Fier. Gjatë kontrolleve kapen dhe arrestohen në flagrancë 2 shtetas, ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim dhe procedohet penalisht 1 tjetër. Sekuestrohen 33 doza me lëndë narkotike Kokainë, Cannabis Sativa dhe 1 armë e ftohtë.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2