Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 13 Shtator 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit 01drejtoria new

Departamenti i Policisë Kriminale 

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit I.L., M.N., dhe B.M., vjeç 19, 25 e 20, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Zogu i Parë”, gjatë kontrollit të ushtruar, në mjetin tip “Porsche”, I.L., iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, ndërsa shtetasit M.N., dhe B.M., kanë patur dijeni për lëndën narkotike dhe nuk kanë treguar. Nenet 283/1 e 300 të Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.P., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Pasho Hysa”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin G.M., vjeç 41 dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.F., vjeç 53, për veprat penale të parashikuara nga nenet 141/a, 143 dhe 300 të Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin

Tiranë
Goditet një tjetër rast i mitëdhënies.
Arrestohet në flagrancë një shtetas i cili i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e masës administrative.
Nga Specialistët për Hetimin e Korrupsionit në D.V.P. Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- Sh.K., 57 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas në kryqëzimin e bulevardit “Zogu i Parë” me rrugën “Ded Gjon Luli”, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke hyrë me mjetin tip “Mercedes Benz” me të kuqe në semafor dhe gjatë momentit të ndalimit i ka ofruar së bashku me dokumentacionin punonjësit të qarkullimit rrugor një kartëmonedhë të prerjes 2000 lek me qëllim shmangien e masës administrative.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetases R.G., vjeçe 48, banues në Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit E.P., dhe E.P., vjeç 27 e 23, banues në Berat, për veprën penale parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u ndalua shtetasi në kërkim E.D., vjeç 57, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Neni 190/2 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen I. Sh., vjeçe 27, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Arkitekt Kasemi”, duke drejtuar mjetin tip “Smart” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L.Z., vjeç 74, banues në Tiranë, i cili ka mbetur i dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 12.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.H., vjeç 28, banues në Durrës, pasi në rrugën e “Dëshmorëve”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 12.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.T., vjeç 59, banues në Belsh, pasi në Belsh, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Jamaha” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Xh., vjeç 49, banues në Elbasan, pasi në Cërrik, është konstatuar duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Piaggio”, pa targë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 12.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.G., vjeç 35, banues në Buçimas, pasi në lagjen nr. 2, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”, pa targë.  Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Fier
Plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë.
Kontrolle për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.
Kontrolle të kryera nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, FNSH Fier dhe nga Komisariati i Policisë Fier.
Gjatë kontrolleve kapen dhe arrestohen në flagrancë 2 shtetas, ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim dhe procedohet penalisht 1 tjetër.
Finalizohet operacioni i koduar "Porosia e fundit".
Sekuestrohen 33 doza me lëndë narkotike Kokainë, Cannabis Sativa dhe 1 armë e ftohtë.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në kuadër të planit të masave të hartuar për "Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale", në bashkëpunim me FNSH Fier dhe Komisariatin e Policisë Fier, bënë të mundur finalizimin e operacionit "Porosia e fundit".
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:
•E.S., 27 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij tip "Ford", në çantën e shpinës ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës ju gjetën edhe 25 doza të tjera të dyshuara Kokainë dhe disa doza me lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.
Në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua lënda narkotike, një peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen lëndës narkotike në doza, automjeti autoveturë, tre aparate celularë, 450 euro dhe 470 mijë lekë.
Gjithashtu nga kontrollet e ushtruar në rrugë të ndryshme të qytetit të Fierit, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi:
•F.H., 48 vjeç, banues në Fier.
Nga kontrolli që iu bë këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (shufër metalike), në formën e shkopit të gomës.
Po në kuadër të këtyre kontrolleve, filloi procedimi penal për shtetasin:
• A.Z., 38 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit të një lokali në Fier, u ushtrua kontroll fizik personave që ndodheshin në lokal dhe këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Po ashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:
•P.H., 27 vjeç, banues në Mallakastër.
Ndalimi këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale "Shkatërrimi i pronës" parashikuar nga Neni 150 i Kodit Penal.
Kontrollet do vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 12.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasit A.M., E.B., A.M., A.B., dhe M.Y., vjeç 20, 20, 32, 27 e 29, për veprat penale parashikuar nga nenet 298 e 297  të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 12.09.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin N.Gj., vjeç 56, banues në Divjakë, pasi ka aplikuar për t’u pajisur me pasaportë biometrike me të dhënat personale të falsifikuara. Nenet 189/1 e 190/1 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin J.P., vjeç 60, banues në Gjirokastër, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë një sasi lekësh, shtetasit P.G., vjeç 56, banues në fshatin Qesarat, Tepelenë. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin J.L., vjeç 72, banues në Gjirokastër, për veprën penale parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin A.J., vjeç 56, banues në Lezhë, për veprën penale parashikuar nga neni 97 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Lezhë, për shtetasin P.M., vjeç 60, banues në Ishull Shëngjin, pasi në Ishull Shëngjin, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal. 

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Lezhë, për shtetasin E.K., vjeç 18, banues në Koterr, Lezhë, pasi në Dajç, Lezhë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Honda” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vlerësim, për shtetasin M.S., vjeç 45, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, duke lëvizur me biçikletë, është rrëzuar në bordurën anësore të rrugës, është dëmtuar e ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasen M.Ll., parashikuar në nenet 164/a dhe 186 të Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Krujë

 “Forca e Ligjit” në veprim, goditen disa pjesëtarë të grupeve kriminale në Nikël të Krujës
 Pas një hetimi intensiv disa mujor mbi veprimtarinë e grupeve kriminale në Nikël të Krujës, zhvilluar këto hetime në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, si dhe në funksion të hetimeve të ngjarjeve të fundit kriminale të ndodhura, Policia e Shtetit, përkatësisht Drejtoria Vendore e Policisë, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme, Forcat speciale RENEA, FNSH, trupat e posaçme operacionale në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë arritur të ndalojnë në Nikël të Krujës disa elementë me rrezikshmëri shoqërore të lartë, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe më gjerë. 
 Veprimtaria hetimore disa mujore e Policisë së Shtetit e zhvilluar në këtë kuadër ka konsistuar në përgjimin, ndjekjen dhe gjurmimin e këtyre elementeve kriminal si dhe mbledhjen e të dhënave në rrugë operative me qëllim evidentimin sa më të plotë dhe sa më të qartë të veprimtarisë kriminale të personave të dyshuar për kryerjen e kësaj veprimtarie. 
 Bazuar në urdhra kontrolli të miratuar me vendim të Gjykatës, Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në banesa të përdorura prej personave të dyshuar si anëtarë të grupeve kriminale.   
 Operacioni nisi sot rreth orës 05:30 të mëngjesit. 
 Gjatë këtij operacioni u shoqëruan një numër personash dhe u arrestuan 5 shtetas. Ata janë:
• L. H. 67 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë;
• M. H. 27 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë;
• Y.Ç., 42 vjeç, banues në fshatin Nikel, Krujë, i dënuar më parë;
• S. L., 34 vjeç, banues në fshatin Larushk, Krujë; 
• V. B.,.32 vjeç, banues në Larushk, Krujë.
Gjithashtu janë sekuestruar armë, municione, mjet të blinduar, euro, dollarë e lekë si dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme. 
Konkretisht janë sekuestruar:
• 2 armë zjarri pistolete
• 4 armë gjahu e pushke sportive;
• 5 armë të ftohta;
• sasi fishekësh
• 4 palë dylbi
• 1 radio transmetuese;
• 39 000 Euro;
• 1 200 dollarë amerikanë;
• 2 900 000 lekë të reja;
• 8 aparate celularë;
• 1 automjet i blinduar etj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Mbajtja pa leje të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve të ftohta" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale" parashikuar në nenet 278/2, 279 dhe 287 të Kodit Penal.
 Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet përkatëse procedurale për të zbardhur rolin dhe aktivitetin anti-ligjor të të dyshuarve dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta.
 Ne i sigurojmë banorët e Niklës, Krujës dhe gjithë Shqipërisë se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri për ta duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal. 
 Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit M.Ç., A.M., F.B., L.B., Zh.B., dhe J.H., vjeç 34, 39, 30, 36, 36 e 24, banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta, janë përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit E.B., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jorgjia Truja“, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, shtetasja A.Ç., vjeçe 34, banues në Tiranë, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza e mitur B.Ç., vjeçe 14. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 12.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen I.A., vjeçe 39, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti I.D., vjeç 43, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.09.2018, u ndalua shtetasi V.S., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetases L.L., vjeçe 34, banuese në Shkozë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.B., vjeç 55, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Mustafa Mara”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit Y.D., dhe E.T., vjeç 41 e 27, banues në Tiranë, pasi më datë 11.09.2018, në rrugën “Brigada e Tetë”, në bashkëpunim, kanë goditur me grusht dhe sende të forta shtetasin K.K., vjeç 31, banues në Tiranë. Nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen D.B., vjeçe 71, banuese në Tiranë, pasi ka ushtruar vetëgjyqësi ndaj shtetases A.B., vjeçe 41, banuese në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për shtetasit, S.A., dhe E.A., vjeç 43 dhe 34, banues në Tiranë, pasi kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj njëri tjetrit. Shtetases E.A., iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin G.C., vjeç 34, banues në Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u dërgua në spitalin “Nënë Tereza”, shtetasja I.G., vjeçe 58, e cila  ndodhet në gjendje të rëndë. Gjatë kontrollit mjekësor, rezultoi se vuan nga një sëmundje e rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen R.D., vjeçe 74, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Petro Korçari”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin F.F., vjeç, 39, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Fortuzi“, në ambientet e jashtme të lokalit të tij është konstatuar duke bërë punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit M.V., vjeç 31, banues në Tiranë, S.B., vjeç 21, banues në Tiranë, dhe S.B., vjeç 18, banues në Tiranë për veprën penale të parashikuar nga neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin K.Xh., pasi në rrugën “Panorama”, në supermarketin në pronësi të tij, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetaseve Z.B., dhe D.B., vjeç 41 e 24, banuese në Tiranëpër veprën penale të parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, në Spitalin "Nënë Tereza", ka ndërruar jetë i dënuari M.Z., vjeç 31, banues në fshatin Dardhë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i cili vuante nga një sëmundje infektive. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme, për vdekje natyrale.

Më datë 12.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasin G.M., vjeç 53, banuese në Tiranë, pasi shtetasja A.I., vjeçe 29, banues në Tiranë ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen M.Gj., vjeçe 42, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, L.Gj., vjeç 54, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.G., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, në ambientet e lokalit në përdorim prej tij u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit B.M., vjeç 50, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, L.M., vjeçe 40. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.Gj., vjeç 46, banues në fshatin Dritas, pasi në banesë është konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.K., vjeç 23, banues në Valias i Ri, dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.K., vjeç 47, banues në Valias i Ri, pasi shtetasi G.K., ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit A.K., ndërsa shtetasi A.K., ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Nenet 130/a dhe 89 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës së dhënë më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për vlerësim, për shtetasin B.Ç., vjeç 36, banues në Valisas, Kamëz.

Më datë 12.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen Dh.K., vjeçe 37, banuese në Bathore, pasi shtetasi A.K., vjeç 74, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.K., vjeç 74, banues në fshatin Qerek Krujë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj shtetases Dh.K., vjeçe 37, banuese në Bathore. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 11.09.2018, shtetasi N.P., vjeç 58, banues në Tiranë, ka kallëzuar se i është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja E.P., vjeçe 23, së bashku me fëmijën e saj të mitur. Po punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 12.09.2018, në rrugën “Sokrat Miho”, është vjedhur në një pikë bastesh. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen D.Z., vjeçe 69, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka falsifikuar disa dokumente pronësie të shtetasit S.K., vjeç 67. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.Ll., vjeç 30, banues në Tiranë, pasi në fshatin “Kasharë”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë

Më datë 12.09.2018, në fshatin Bërxullë, është vjedhur në një pikë bastesh. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për shtetasit A.H., dhe A.B., vjeç 55 e 45, banues në fshatin Rrikaj, pasi kanë vjedhur material ndërtimi në një kantier. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për gjetjen në një kanal në fshatin Gjoc Kavajë të një trupi të pajetë të paidentifikuar të seksit mashkull, u bë identifikimi i trupit të pajetë i cili i përket shtetasit Xh.Xh., vjeç 73, banues në Kavajë.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 12.09.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit  H.L., dhe M.B., vjeç  32 dhe 54, banues në Durrës, për veprën penale parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, në fshatin Rrushkull, është vjedhur banesa në pronësi të shtetases V.T., vjeçe 64, banuese në Durrës. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë  12.09.2018, u ndalua shtetasi në kërkim M.B., vjeç 20, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 13 ditë burg, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”. Neni  150  i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, ka shkuar në urgjencën spitalore Durrës, shtetësia E.Ç., vjeçe 18, banuese në Durrës, e cila ka pirë medikamente në sasi të tepërta. Mbasi mori ndihmën mjekësore të nevojshme u largua në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin  G.K., vjeç 33, banues në Durrës, pasi shtetësia V.B., vjeçe 41, banuese në Durrës, kallëzon se në lagjen nr.12, i ka vjedhur portofolin. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E.N., vjeç 29, banues Durrës, pasi shtetasja M.Y., vjeçe 42, banuese në Durrës, kallëzon se më datë 11.09.2018, ky shtetas, në lagjen 14, i ka vjedhur në banesë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, shtetasi K.G., vjeç 61, banues në Durrës, kallëzon se në lagjen nr.17/1, i kanë vjedhur automjetin tip ”Benz”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.L., vjeç 44, banues në Durrës, pasi në lagjen 13, ka goditur me grusht e sende të forta, shtetasin A.P., vjeç 28, banues në Durrës. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin E.B., vjeç 21, banues në fshatin Katund i Ri, pasi më datë 10.09.2018, në fshatin Katund i Ri, për motive të dobëta ka kanosur me fjalë, shtetasin H.H., vjeç 50, banues në fshatin Bradashesh. Neni 84/a i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin Xh.H., vjeç 76, banues në fshatin Letan, pasi  më datë 10.09.2018, në fshatin Letan, i ka pushtuar një sipërfaqe tokë, shtetasit F.H., vjeç 39, banues në Letan. Neni 200 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 12.09.2018, rreth orës 18:40, në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, ka rënë zjarr, në ullishtë terren i thyer. Në vendngjarje shërbimet e policisë dhe të zjarrëfikses rreth orës 22:00, bënë të mundur fikjen e zjarrit, ku për pasojë, është djegur një sipërfaqe toke me kullota dhe shkurre. Nga veprimet e kryera dyshohet se zjarri ka rënë nga pakujdesia. 

Komisariati i Policisë Librazhd

Librazhd 
Bashkëpunimi Polici-Komunitet, godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen 4 armë zjarri dhe municion luftarak. 
Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.
 Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë publike, dhe si rezultat i bashkëpunimit mjaft të mirë Polici-Komunitet, shërbimet e Policisë Librazhd, në bazë të informacioneve të siguruara nga komuniteti, se në fshatin Dorëz, Librazhd, në një banesë kishte armë zjarri, organizuan punën për verifikimin e informacionit.
Si rezultat i punës së mirëorganizuar, shërbimet e policisë gjatë kontrollit në territorin e banesës së shtetasit Sh. H., 51 vjeç, banues në fshatin Dorëz, Librazhd, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri (2 automatik dhe 2 pushkë), si dhe 140 fishkë luftarakë.
Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh.H., për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".
 Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, më datë 12.09.2018, u kap shtetasi në kërkim R.B., vjeç 25, banues  në fshatin Floq. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, datë 10.09.2018, që bën fjalë për vjedhjen e automjetit tip "Benz" në pronësi të shtetasit L.Q., si dhe të automjetit tip "Opel" në pronësi të shtetasit F.U., nga veprimet e kryera të dy automjetet janë gjetur të braktisura. Po punohet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorve.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 12.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen K.P., vjeçe 25, banuese në Korçë, pasi bashkëshorti, J.P., vjeç 46, banues në Korçë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për shtetasin N.Zh., 52 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale bazuar në nenin 121/a të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq

Maliq
Në vijim të informacionit datë 12.09.2018, i cili bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases K.R., 16 vjeçe, banuese në fshatin Vloçisht-Maliq, ju bëjmë me dije se kjo shtetase u kthye në banesë dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin M.G., vjeç 53, banues në Pojan, pasi në fshatin Pojan, në lokalin e tij, u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe bllokuan një njësi kompjuterike së bashku me monitorin. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për shtetasin B.Z, 36 vjeç, banues në Leshnicë-Pogradec, për veprën penale bazuar në nenin 150 të Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasit A.P., dhe J.L., vjeç 14 e 13, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr.2, i kanë vjedhur motoçikletën tip “TOMAS”, shtetasit K.T., vjeç 69, banues në Pogradec. Neni 134/2 i Kodit Penal..

Pogradec
Policia kap dhe arreston në flagrancë pronarin e një lokali bastesh dhe llotosh sportive, i cili në ambientet e tij, posedonte armë zjarri tip pistoletë me 6 fishekë, pa leje.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me forcat FLO bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
L.Ç., 46 vjeç, banues në Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në lokalin në pronësi të tij, baste dhe lloto sportive në lagjen nr. 5 në Pogradec, këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë tip "Mauser" dhe 6 fishekë pa lejen e organeve përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme bazuar në nenin 278 të Kodit Penal.

Më datë 12.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.P., vjeç 20, banues në fshatin Memlisht, pasi në lagjen nr.1, në një lokal, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 3 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin H.M., vjeç 55, banues në Kuçovë, pasi në lagjen “1 Maj” ka vjedhur në banesën e shtetasit A.M., banues në Kuçovë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 12.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.S., vjeçe 23, banuese në Fier, pasi ish bashkëshorti, shtetasi L.T., vjeç 24, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Më datë 12.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A.B., vjeç 53, banues në Fier, për veprën penale parashikuar nga neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A.M., vjeç 71, banues në fshatin Peshtan, pasi në fshatin Peshtan, ka djegur pjesërisht me zjarr disa pemë në pronësi të shtetasit B.M., vjeç 76, banues në Peshatn. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin V.S., vjeç 38, banues në Fier, për veprën penale parashikuar nga neni 108/a i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasit J.M., dhe D.M., vjeç 74 e 56, banues në fshatin Cakran, pasi djali i tyre A.M., vjeç 44, banues në fshatin Cakran, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tyre. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin V.M., vjeç 61, banues në Fier, pasi vëllai tij A.M., vjeç 58, kallëzon se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht prej tij. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.D., vjeçe 47, banuese në Fier, pasi bashkëshorti G.D., vjeç 24.11.1963, banues në në Fier, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Lushnje

Më datë 12.07.2018, në fshatin Kashtë e Bardhë, pranë banesës, është rrëzuar nga një shtyllë betoni shtetasi A.H., vjeç 24 dhe dëmtuar, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin I.R., vjeç 43, banues në Vlorë, për veprën penale parashikuar nga neni 206 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.M., vjeç 26, banues në Vlorë, për veprën penale parashikuar nga nenet 275 dhe 84 të Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pasi më datë 10.09.2018, në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, është tentuar të vidhet banesa në pronësi të shtetasit I.F., vjeç 68. Po punohet për identifikim dhe kapjen e autorit. Nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin Xh.H., vjeç 17, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Bashkimi”, ka thyer xhamat e automjetit tip “Pezho”, në pronësi të shtetases J.B., vjeçe 38, banuese në Vlorë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë dhe punohet për kapjen e shtetasit G.K., vjeç 45, banues në Vlorë, pasi më datë 11.09.2018, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases E.K., vjeçe 35, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pasi më datë 11.09.2018, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit J.K., vjeç 79, banues në Vlorë. Po punohet për identifikim dhe kapjen e autorit. Nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M.B., vjeç 72, banues në Tiranë, pasi në fshatin Tragjas, po kryente punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin K.L., vjeç 37, banues në Vlorë, pasi ish bashkëshortja, shtetasja L.L., vjeçe 29, banuese në Vlorë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin K.L., vjeç 37, banues në Vlorë, pasi ish-bashkëshortja, L.L., vjeçe 29, banuese në Vlorë, kallëzon se më datë 11.09.2018, ka kryer veprime në kundërshtim me urdhrin e gjykatës. Neni 321 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin Sh.M., vjeç 42, banues në Vlorë, pasi më datë 11.09.2018, në lagjen “11  Janari”, ka goditur me grusht, shtetasin V.P., vjeç 60, banues Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, në lagjen “Pavarësia 2”, kanë dëmtuar pjesërisht pasqyrat e automjetit tip “Benz”, pronë e shtetasit E.Xh., vjeç 36, banues në Vlorë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më datë 12.09.2018, në lagjen “Pavarësia 2”, është dëmtuar dritarja e banesës së shtetasit S.M., vjeç 82, banues në Vlorë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.  Neni 150 i Kodit Penal.

 Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.Ç., vjeç 23, banues në Vlorë, pasi më datë 08.09.2018, shtetasi K.H., vjeç 25, banues në Vlorë, kallëzon se i është vjedhur dhe kthyer telefoni i tij, tip”Samsung S6” nga A.Ç..  Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, në lagjen “Pavarësia 2”, është vjedhur banesa e shtetasit H.M., vjeç 37, banues në Vlorë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Himarë

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen M.B., vjeçe 44, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se në muajin Qershor 2018, në një shkollë në Shënvasil, ka dhunuar nxënësit e klasës së saj.  Neni 124/b i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 12.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin S.Sh., vjeç 64, banues në Sarandë, pasi djali i tij, shtetasi A.Sh., vjeç 29, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tij.  Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin N.N., vjeç 36, banues në Ungrej, Lezhë, pasi në Konispol, Sarandë, para dy muajsh, ka kaluar në mënyre paligjshme kufirin shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin D.Th., vjeç 48, banues në Gjirokastër, pasi në lagjen “11 Janari”, po kryente punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, në fshatin Sofratikë, është vjedhur banesa e shtetasit Dh.P., vjeç 58, banues në Sofratikë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin K.S., vjeç 23, banues në Gjirokastër, pasi ka goditur me grusht, shtetasin K.A., vjeç 22, banues në Gjirokastër. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datën 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasit A.M., dhe K.Q., vjeç 44 dhe 26, banues në fshatin Peshtan dhe Luzat, për veprën penale parashikuar në nenin 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për shtetasin K.B., vjeç 30, banues në Përmet, pasi më datë 11.09.2018, në Përmet, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 3 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin K.Gj., vjeç 44, banues në fshatin Kodhel, pasi më datë 11.09.2018, pas një konflikti të çastit, ka goditur me grusht, shtetasin E.N., vjeç 59, banues në fshatin Kodhel. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, dhe punohet për kapjen shtetasit G.L., vjeç 36, banues në fshatin Tresh, për veprën penale parashikuar nga neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Kurbin,  për shtetasin I.S.,  vjeç 49, banues në Bathore, Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B., vjeç 40, banues në Laç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit dhe vëllait të tij  Gj.B., dhe A.B., vjeç 65 e 42, banues në Laç. Neni 130/a/1/2 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasit K.D., dhe A.J., vjeç 29 e 29, banues në Laç, pasi pas një konflikti të çastit, kanë goditur me grusht, shtetasin E.N., vjeç 38, banues në Laç. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 12.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D., vjeç 23, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, pasi në lagjen “Partizani”, për veprën penale Kanosja për shkak të detyrës parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal.

Më datë 11.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit B.M., vjeç 35, banues në fshatin Vuksanaj, për veprën penale parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasve P.D., dhe P.D., vjeç 23, vjeç 38, banues në fshatin Gjuraj, njësia administrative Pult, Shkodër, për veprën penale parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, në fshatin “Fshati i Ri”, Postrribë, në banesën e saj, është vetëhelmuar me fostoksinë, shtetësia B.P., vjeçe 24, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë

Në vijim të informacionit, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, më datë 11.09.2018, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi B.M., vjeç 35, banues në fshatin Kimez. Po punohet për kapjen e tij. Materialet shtesë ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë. Neni 139 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, shtetasja D.H., vjeçe 42, banuese në Pukës, kallëzon se në qytetin e Pukës, i kanë vjedhur telefonin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasit L.U., dhe L.M., vjeç 27 e 18, banues në fshatin Bogë, Kelmend, pasi në Bogë, kanë goditur me grusht njëri-tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin R.I., vjeç 77, banues në Koplik, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit M.I., vjeç 73, banues në Koplik. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasen S.B., vjeçe 61, banues në fshatin Kasaj, pasi në Kasaj, është konstatuar se po kryente ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin S.G., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi, në fshatin Çerem, Tropojë, ka kryer punime për zgjerim rruge, pa leje. Neni 199/b i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Më datë 12.09.2018, gjatë natës, në Fushë Bulqizë, në oborrin e  banesës së shtetasit A.Xh., vjeç 29, i kanë vjedhur mjetin tip “Volksvagen”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin E.B., vjeç 34, banues në fshatin Komsi, Mat, për veprën penale parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e deportuar nga Franca, J.Ll., vjeç 21, banues në Kamëz, pasi  më datë 23.08.2018, në afërsi të PKK Muriqan, ka kaluar kufirin RSH në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e deportuar nga Franca, E.Gj., vjeç 22, banues në Kukës, pasi më datë 18.05.2018, në afërsi të PKK Morinë, ka kaluar kufirin RSH në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e deportuar nga Franca, E.Gj.,vjeç 27, banues në Tiranë, pasi më datë 02.09.2018, në afërsi të PKK Morinë, ka kaluar kufirin RSH në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.P., vjeç 22, banues në Berat, pasi më datë 22.08.2018, në afërsi të PKK, Qafë Botë, Sarandë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.T., vjeç 24, banues  në Mamurras, pasi më datë 09.09.2018, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme në afërsi të PKK, Bllatë, Dibër. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.V., vjeç 34, banues  në Burrel, pasi më datë 02.09.2018, në afërsi të PKK Bllatë, Dibër, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.S., vjeç 33, banues në Lushnjë, pasi më datë 15.04.2017, në afërsi të Konispolit, Sarandë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Dibër

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin M.F., vjeç 39, banues në Dibër, pasi më datë 12.09.2018, në afërsi të P.K.K. Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal. Veprimet e mëtejshme procedurale do kryhen nga D.V.P Dibër.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2