Vlorë, vijon operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “Preçizioni”.

Vlorë vlo1
 
Vijon operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “Preçizioni”.
 
Kapet dhe ndalohet një tjetër pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve.
 
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të operacionit ndërkombëtar antidrogë të koduar “Preçizioni”, në kuadër të procedimit penal Nr.54 viti 2017 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit : 
 
•     B. L. , 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.
 
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë ka dërguar urdhërin për  ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë Nr.96 datë 11.05.2018, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal  “Arrest me burg”, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/2, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
 
Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar më parë  nga Policia turke edhe kreu i grupit të strukturuar kriminal të shtetasit M.K..
 
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, për  veprime të mëtejshme proceduriale.
 
 

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30