Pukë: Policia zbardh vjedhjen e ndodhur në Minierën e Munellës.

Pukë shko1
 
Policia zbardh vjedhjen e ndodhur në Minierën e Munellës. 
 
Identifikohen dhe kapen autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë.
 
Arrestohen 2 nga  autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.
 
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale  kabulli i vjedhur në Minierë, në vlerën 6 milion lekë të vjetra. 
 
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë pas një pune intensive hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve: 
 
F. B., 28 vjeç, banues në Lezhë, 
 
L. M., 20 vjeç, banues në fshatin Kimëz, Pukë, 
 
Nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se me datës 10.09.2018, këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin B. M. 35 vjeç banues në Pukë, i cili u shpall në kërkim, dyshohet se  nën kërcënimin e armës  kanë vjedhur një sasi kabulli në Minierën e Munellës. 
 
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera. 
 
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Vjedhje me dhunë” parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2