Tiranë, Policia Rrugore e Tiranës godet një tjetër rast të mitëdhënies.

Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës godet një tjetër rast të mitëdhënies. Sequence 03.00 08 46 17.Still004

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh.K, 57 vjeç, banues në Tiranë i cili i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e masës administrative.

Ky shtetas në kryqëzimin e bulevardit “Zogu i Parë” me rrugën “Ded Gjon Luli”, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke hyrë me mjetin e tij me të kuqe në semafor dhe gjatë momentit të ndalimit i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore së bashku me dokumentacionin një kartëmonedhë të prerjes 2000 lekë me qëllim shmangien e masës administrative.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30