Berat, finalizohet me sukses operacioni i koduar "Basti"

Berat

Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Basti" berat 14.09.2018 basti 2

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike

Arrestohen në flagrancë tre shtetas

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u finalizua me sukses operacioni i koduar “Basti”, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-N. Ç., 42 vjeç,
-S. Sh., 48 vjeç,
-E. M., 40 vjeç, të tre banues në Berat.

Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit fizik që u ushtrua nga shërbimet e policisë këtyre shtetasve të cilët ndodheshin në një lokal në lagjen "Donika Kastrioti", në pronësi të shtetasit N. Ç., iu gjetën 8 doza (50 gramë) lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë dhe 2 doza (6 gramë) lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, të cilën dyshohet se e shpërndanin në zona të ndryshme të qytetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
-lënda narkotike
-1 televizor dhe 1 njësi qendrore
-50 euro dhe 45.000 lekë
-5 aparate celularë dhe 1 motor “Ymaha”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për shtetasin N. Ç., për veprat penale, "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim", "Organizimi i lotarive të pa lejuara”, “Fshehja e të ardhurave", “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” parashikuar nga nenet 283/2, 197, 180, 181 të Kodit Penal.

Ndërsa për shtetasit S. Sh., dhe E. M., për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

berat 14.09.2018 basti 1

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2