Durrës, vijon plani i masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri.

Durrës

Vijon plani i masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri. WhatsApp Image 2018-09-14 at 10.51.31

Policia e Durrësit arreston në flagrancë një shtetas, i cili qarkullonte me armë me vete.

Tetëmbëdhjetë vjeçarit i sekuestrohet një pistoletë dhe fishekë.


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të zbatimit të planit të masave për kapjen e personave në kërkim si dhe ato që posedojnë sende të kundraligjshme, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve, rreth mesnatës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

• M. D, 18 vjeç, banues në Burrel.

M.D në lagjen Nr.13, Plazh - Durrës duke udhëtuar me një mjet tip Benz (pasagjer), gjatë kontrollit nga ana e uniformave blu i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë dhe një krehër me 3 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga neni 278/2 të Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2