Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 14 Shtator 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit 01drejtoria new

Departamenti i Policisë Kriminale 

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.Xh., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi më datë 12.09.2018, në rrugën e “Jordan Misja”, nga kontrolli fizik, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 13.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.M., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Shefqeti’’, u kap duke drejtuar me leje drejtimi të falsifikuar mjetin tip “Benz”. Nenet 186 e 291 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 12.09.2018, shtetasi I.Sh., vjeç 64, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 09.09.2018, në rrugën e “Kavajës”, duke drejtuar mjetin tip “Irisbus”, e ka përplasur mjeti tip “BMW”, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 273 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.D., vjeç 26, banues në Kamëz, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetësia E.M., dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.M., vjeç 20 e 33, banues në Tiranë, pasi më datë 12.09.2018, në rrugën “Selim Brahja”, duke drejtuar mjetet tip “Citroen” dhe motorin tip “Yamaha”, pa leje drejtimi, janë përplasur midis tyre, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.B., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Lek Dukagjini”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e mitur O.L., vjeç 17, banues në Tiranë, pasi në rrugën ‘Ali Shefqeti”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, R.D., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.S., vjeç 48, banues në fshatin Prush, pasi në rrugën e “Kavajës”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin motokarro tip “Shifeng” është përplasur me një mjet tjetër dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Nenet 291 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.M., dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.I., vjeç 29 e 27, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Agush Gjergjovica”, G.M., duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, të drejtuar nga I.I., për pasojë është dëmtuar I.I., i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B.M., vjeç 38, banues në Kosovë, pasi më datë 12.09.2018, në PKK Port, nga kontrolli që iu bë, mjetit tip “Range Rover” rezultoi i vjedhur jashtë shtetit, i cili u bllokua. Neni 141/a  i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M.H., vjeç 30, banues në Durrës, pasi nga kontrolli që iu bë mjetit tip “Ferrari” rezultoi i vjedhur në Itali. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni kundër korrupsionit

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin F.Gj., vjeç 47, banues në Durrës, për veprën penale parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 13.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.Gj., vjeç 21, banues në Durrës, pasi në fshatin Shkallnur, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.Xh., vjeç 41, banues në fshatin Larushk, Krujë, pasi në rrugën Tiranë- Fushë Krujë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni  për narkotikët
Më datë 14.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë,  për shtetasin F.G., vjeç 23, banues në Bilisht, pasi në Bilisht, nga kontrolli fizik iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin A.K., vjeç 27, banues në fshatin Gostivisht, Ersekë, pasi nëpërmjet PKK Durrës, dyshohet se ka trafikuar mjetin tip “SAAB” pa targë.  Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin A.D., vjeç 64, banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 13.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.A., vjeç 34, banues në Cangonj, Devoll, pasi në aksin rrugor Korçë-Bilisht, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin M.Q., vjeç 25, banues në Vërdovë Pogradec, pasi në fshatin Rëmenj, duke drejtuar motorin tip “Lonçin” ka aksidentuar shtetasen A.L., vjeçe 50, banuese në Vërdovë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.B., vjeç 55, banues në fshatin Drenovë, pasi në lagjen nr. 18, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”.  Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Seksioni për narkotikët

Berat
Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Basti"
Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike
Arrestohen në flagrancë tre shtetas
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u finalizua me sukses operacioni i koduar “Basti”, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-N.Ç., 42 vjeç,
-S.Sh., 48 vjeç,
-E.M., 40 vjeç, të tre banues në Berat.
Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit fizik që u ushtrua nga shërbimet e policisë këtyre shtetasve të cilët ndodheshin në një lokal në lagjen "Donika Kastrioti", në pronësi të shtetasit N.Ç., iu gjetën 8 doza (50 gramë) lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë dhe 2 doza (6 gramë) lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, të cilën dyshohet se e shpërndanin në zona të ndryshme të qytetit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
-lënda narkotike
-1 televizor dhe 1 njësi qendrore
-50 euro dhe 45.000 lekë
-5 aparate celularë dhe 1 motor tip “Ymaha”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për shtetasin N.Ç., për veprat penale, "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim", "Organizimi i lotarive të pa lejuara”, “Fshehja e të ardhurave", “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” parashikuar nga nenet 283/2, 197, 180, 181 të Kodit Penal.
Ndërsa për shtetasit S.Sh., dhe E.M., për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 13.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Xh., vjeç 33, banues në fshatin Seman, pasi në aksin rrugor Fier-Seman, në “Fermë Çlirim”, duke drejtuar mjetin tip “Skoda”, ka aksidentuar shtetasin e mitur M.G., vjeç  11, banues në fshatin Ndërmënas, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:
A.B., 35 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen "Kastriot" Fier, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip "Range Rover” në gjendje të dehur.
Gjatë kontrollit të mjetit, këtij shtetasi ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi Euro të cilat dyshohet se vijnë nga veprimtari kriminale. (Nenet 291 dhe 287 të Kodit Penal)

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Vlorë
Vijon operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “Preçizioni”.
Kapet dhe ndalohet një tjetër pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve.
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të operacionit ndërkombëtar antidrogë të koduar “Preçizioni”, në kuadër të procedimit penal Nr.54 viti 2017 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
•B.L., 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë Nr.96 datë 11.05.2018, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/2, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar më parë nga Policia turke edhe kreu i grupit të strukturuar kriminal të shtetasit M.K.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit

Vlorë
Kapet autori i vrasjes së mbetur në tentativë në Gusht të 2018-ës
Ndalohet shtetasi:
F.A., 31 vjeç, banues në Vlorë.
Seksioni për Krimet Kundër Personit dhe Pasurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi në bazë të urdhrit të ndalimit të prokurorit datë 12.08.2018, si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen e datës 06.08.2018, ku në lagjen "Pavarësia" Vlorë, F.A., ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A.M.
Policia bëri ndalimin e tij për veprat penale "Vrasje me paramendim" e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve", parashikuar nga nenet 78, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 13.09.2018, u  referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin E.Sh., vjeç 25, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Gjergj Kastrioti”, duke drejtuar mjetin tip “Seat”, ka aksidentuar shtetasin K.Sh., vjeç 79, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni për narkotikët

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin A.Q., vjeç 19, banues në Gjirokastër, pasi më datë 12.09.2018, nga kontrolli fizik iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin A.Ç., vjeç 20, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor Shëngjin-Kune, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, është përplasur me murin rrethues të një kioske, për pasojë janë aksidentuar pasagjerët A.S., dhe K.L., vjeç 19 e 18, banues në Lezhë e Kurbin, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.P., vjeç 49, banues në fshatin Kallmet, pasi në rrugën Kallmet-Lezhë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Jinxiang” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.N., vjeç 53, banues në fshatin Shënkoll, pasi në rrugën Lezhë-Shënkoll, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, në rrugën Patok-Laç, shtetasi P.T., vjeç 62, banues në Laç, duke drejtuar motorin “Piaxho” pa targë, është përplasur me një gur, për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni për narkotikët

Më datë 13.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Ç., vjeç 24, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Qemal Stafa”, nga kontrolli fizik iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 13.09.2018. u arrestua në flagrancë shtetasi M.Gj., vjeç 21, banues në Kamëz, Tiranë, pasi në lagjen “Partizani”, u kap me mjetin tip “Ford”, duke ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit 5 shtetas pakistanez. Neni 298 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin A.D., vjeç 30, banues në Shkodër, pasi në rrugën e fshatit Domen, u kap me kamionçinën tip “Benz”, duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacion. Nenet 205 e 180 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 13.09.2018, u kap në SPKM Morinë shtetasja në kërkim M.N., vjeçe 41, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.B., vjeç 69, banues në fshatin Farkë, pasi në Farkë, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/1 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.K., vjeçe 28, banuese në Tiranë, pasi ish i dashuri, A.Xh., vjeç 29, banues në Kamëz, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.H., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Elbasanit”, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë së rendit për të ndaluar. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 13.09.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, E.G., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.Xh., vjeçe 44, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, G.M., vjeç 47, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E.A., vjeçe 34, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, shtetasi S.A., vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.C., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Emin Duraku”, u kap duke zaptuar parkimin e rrugës. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 14.09.2018, në banesë, shtetësia R.Z., vjeçe 17, ka konsumuar medikamente me shumicë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim. 

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.H., vjeç 47, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Shyqyri Berxolli”, ka goditur me grusht, shtetasen R.B., vjeçe 77, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin H.Xh., vjeç 37, banues në Tiranë. Po punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.  

Më datë 13.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin Z.Gj., vjeçe 60, banues në Tiranë, pasi ish dhëndëri, L.M., vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe po punohet për kapjen e shtetasit D.Gj., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar janë konfiktuar fizikisht me shtetasin E.S., vjeç 30, banues në Tiranë. Po punohet për identifikimin bashkautorëve. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.D., vjeç 60, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes, M.Gj., vjeçe 46, banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.Q., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, M.Q., vjeçe 25, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.L., vjeç  32, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, ka kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit. Po punohet për kapjen e E.L. Neni 236 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, shtetasi V.D., vjeç 64, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Don Bosko”, duke punuar taksi me mjetin tip “Ford“, një person e ka mashtruar duke i marrë një sasi lekësh. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, gjatë natës, para banesës, shtetasit B.T., vjeç 42, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.G., vjeçe 62, banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, në qytetin e Burrelit, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasi E.K., vjeç 23, i cili rreth orës 17:00, ndërroi jetë në spitalin “Nënë Tereza”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 13.09.2018, në rrugën “Kristo Dako”, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasi Sh.S., vjeç 56, i cili vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.P., vjeç 46, banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 321 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, në Kamëz, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J.Ç., vjeç 61, ku janë djegur orenditë shtepiake. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.Ll., vjeç 30, banues në Kashar, pasi në banesë, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.G., vjeç 41, banues në Yzberisht, pasi në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin S.T., vjeç 53, banues në Kavajë, pasi në lagjen nr. 1, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje, jashtë lejes së punimeve të përcaktuar nga Bashkia.  Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin E.S., vjeç 36, banues në Kavajë, pasi më datë 12.09.2018, në lagjen nr. 1, ka goditur me grusht, shtetasin M.H., vjeç 31, banues në Kavajë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 13.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin L.M., vjeç 44, banues në Durrës,  pasi vëllai, P.M., vjeç 48, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin D.K., vjeç 41, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 7, në pronën e tij, është konstatuar duke bërë një ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin J.S., vjeç 19, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 15, u kap në flagrancë me një thikë, pa leje. Neni 279/1 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B.Z., vjeç 68, banues në Durrës, për veprën penale parashikuar neni 321 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin P.M., vjeç 48, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 15, në pronën e tij, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin P.T., vjeç 43, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 15, në pronën e tij, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë, për largimin nga banesa të shtetasit N.B., më datë 13.09.2018 u gjet dhe iu dorëzua familjarëve, i cili deklaron se është larguar me dëshirën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Më datë 13.09.2018, shtetësia E.A., vjeçe 48, banuese në Durrës, kallëzon se në mjetin tip “Benz”, i kanë vjedhur çantën. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Durrës
Vijon plani i masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri.
Policia e Durrësit arreston në flagrancë një shtetas, i cili qarkullonte me armë me vete.
Tetëmbëdhjetë-vjeçarit i sekuestrohet një pistoletë dhe fishekë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të zbatimit të planit të masave për kapjen e personave në kërkim si dhe ato që posedojnë sende të kundraligjshme, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve, rreth mesnatës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
• M.D., 18 vjeç, banues në Burrel.
M.D., në lagjen Nr.13, Plazh - Durrës duke udhëtuar me një mjet tip Benz (pasagjer),gjatë kontrollit nga ana e uniformave blu i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë dhe një krehër me 3 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga neni 278/2 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 13.09.2018, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në territorin e Njësisë Administrative Nikël, u evidentuan dhe asgjësuan bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, në fshatin  Qerekë, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz” të shtetasit B.Gj., vjeç 33, banues në Kamëz Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 13.09.2018, në lagjen “Popullore”, në banesë shtetasi H.I., vjeç 82, aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 13.08.2018,  u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit K.Gj., R.M., vjeç 25 e  21, banues në Elbasan, pasi në lagjen  “Çlirimi”, nga kontrolli fizik, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Hashash. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.218, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, në ambientet e punës aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët shtetasi Q.F., vjeç 53, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Më datë 13.09.2018, në lagjen “Dyli Haxhire”, është gjetur i braktisur mjeti tip “Benz”, i cili kishte të vendosur targën e mjetit tip "Opel" e denoncuar e vjedhur, në pronësi të shtetasit E.T., vjeç 34, banues në Elbasan. Po punohet për evidentimin e pronësisë së mjetit dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më datë 14.09.2018, shtetasi B.G., vjeç 61, banues në Elbasan, kallëzon se më datë 12.09.2018, i është larguar nga banesa djali, shtetasi M.G., vjeç 22. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Komisariati i Policisë Gramsh

Më datë 12.09.2018, gjatë natës, në fshatin Kabash, shtetasit Xh.K., vjeç 55, i kanë vjedhur në banesë. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 13.09.2018, në lagjen nr 2 në Korçë, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur lehtë me mjet të fortë, shtetasin P.J, 42 vjeç, banues në Korçë. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin Ll.N., vjeç 65, banues në fshatin Shipskë, pasi në këtë fshat, ka goditur me mjete të forta, shtetasin Th.P., vjeç 53, banues në Shipskë. Neni 89 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 13.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.P., vjeçe 26, banuese në fshatin Buçimas, pasi babai M.P., vjeç 54, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin J.B., vjeç 55, banues në Pogradec, i kthyer deportiv nga Maqedonia, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë

Më datë 13.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen V.J., vjeçe 62, banuese në Leskovik, pasi djali, Ll.J., vjeç 39, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen K.Sh., vjeçe 47, banuese në Leskovik, pasi ish-bashkëshort, Ll.J., vjeç 45, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës  së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 13.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen V.S., vjeçe 41, banues në Berat, pasi në banesë njerka, H.L., vjeçe 57, banuese në Berat, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 13.09.2018, u plotësua kërkesë  padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen B.R., vjeçe 38, banuese në Kuçovë, pasi bashkëshorti, L.R., vjeç 37, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ‘’Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës së datës 20.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin F.H., vjeç 25, banues në fshatin Rreth Tapi. Nenet 284 e 280 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar

Më datë 13.09.2018, shtetasi N.S., vjeç 60, banues në Çorovodë, kallëzon se në vitin 2012, në emër të tij, është lidhur një kontratë, me një kompani telefonie në Durrës, me dy numra fiks, me detyrime të pashlyera, për të cilën ai nuk ka dijeni. Po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Neni 186/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 13.09.2018, u ndalua shtetasi në kërkim E.Ll., vjeç 22, banues në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje

Më datë 13.09.2018, gjatë natës, në lagjen “Gafur Muço”, shtetases A.A., vjeçe 28, banuese në Lushnje, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 03.09.2018, që bënë fjalë për ushtrim dhune fizike ndaj shtetasit V.K., më datë 13.09.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, R.G., vjeç 38, banues në fshatin Gosë Kavajë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 14.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.H., vjeç 35, banues në Cërrik, pasi në lagjen 'Xhevdet Nepravishta', u kap duke drejtuar në gjendje te dehur mjetin tip  ‘BMV X5” . Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin A.A., vjeç 38, banues në fshatin Grabian, pasi në këtë fshat, ka goditur me grusht, shtetasin A.Gj., vjeç 48, banues në Grabian. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin M.P., vjeç 73, banues në fshatin Këmishtaj, pasi në Këmishtaj, në vendin e quajtur “Moçali”, nga pakujdesia i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke me hamullore. Neni 161 i Kodit Penal.

Në zbatim të Planit Operacional për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore për veprën penale të vrasjes, forcat speciale RENEA.
Rreth orës 05.30 kanë ushtruar disa kontrolle banesash në fshatin Remas të Lushnjes.
Ndër to edhe banesën e shtetasit H.L., 77 vjeç, pasi disponohej informacion se në këtë banesë strehoheshin dy shtetas të dyshuar si autorë vrasjesh.
Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës dhe konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, shtetasi H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu).
Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri shtetasin H.L., për të dalë nga banesa.
Në rrethana ende të paqarta shtetasi H.L., është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat.
Policia e Shtetit u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë Policinë për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore si dhe t'u përgjigjen thirrjes së Policisë duke zbatuar kërkesat dhe urdhrat e saj.
Nga ana tjetër, Policia falënderon qytetarët për ndihmën dhe bashkëpunimin, duke besuar fort se të gjithë bashkë e bëjmë këtë vend më të qetë e të sigurt.

Komisariati i Policisë Mallakastër

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin L.M., vjeç 36, banues në fshatin Hekal Mallakastër, pasi në Hekal, ka ndërtuar një banesë dykatëshe, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin Xh.H., banues në Vlorë, për vepën penale parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit I.T., dhe R.L., vjeç 13 e 14, banues në Vlorë, pasi më datë 11.09.2018, në lagjen “1 Maji”, kanë goditur me grusht, shtetasin E.J., vjeç 31, banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë dhe punohet për kapjen e shtetasve E.R., dhe K.R., vjeç 45 e 35, banues në Vlorë, për veprën penale parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Sarandë
Policia arreston në flagrancë një shtetas për zjarrvënie të qëllimshme.
Arrestohet në flagrancë shtetasi:
S.A., 25 vjeç, banues në fshatin Shalë, Konispol.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 12.09.2018, ky shtetas u kap në flagrancë duke i vënë zjarrin në mënyrë të qëllimshme një sipërfaqe toke në vendin e quajtur "Haliqe" Shalë.
Zjarri ka dëmtuar rreth 7 Dynym vreshta-hardhi në pronësi të shtetasve A.Sh., dhe B.Sh.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Sarandë, për shtetasin K.G., vjeç 14, banues në Sarandë, për veprën penale drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, për pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri K.G., vjeç 12, banues në  Sarandë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 150, 290, 291 të Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 14.08.2018, rreth orës 02:32, në lagjen nr.1, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi A.L., vjeç 38, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë 13.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., vjeç 27, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë, për veprën penale parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u ndalua shtetasi T.D., vjeç 46, banues në fshatin Luzat, për veprën penale parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 13.09.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, B.K., vjeç 57, banues në fshatin Grykë Lumi, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar 4 muaj e 9 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve”. Neni 278/3 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin L.Gj., vjeç 49, banues në fshatin Spiten, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin Gj.Gj., vjeç 51, banues në Spiten, Lezhë, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 13.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen M.K., vjeçe 23, banuese në Laç, pasi ish-vjehrra, V.K., vjeçe 56, banuese në Sanxhak, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Kurbin. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin F.K., vjeç 32, banues në Fushë Mamurras. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin G.V., vjeç 28, banues në fshatin Malbardhë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike, ndaj bashkëshortes, shtetases D.V., vjeçe 24. Po punohet për kapjen e G.V. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 13.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E.M., vjeçe 33, banuese në Shkodër, pasi bashkëshorti, Z.M., vjeç 35, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin A.V., vjeç 27, banues në Shkodër, pasi në lagjen” Qemal Stafa”, ka goditur me grusht shtetasin R.B.,  vjeç 57, banues në Shkodër. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin N.G., vjeç 43, banues në Shkodër, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen B.K., vjeçe 48, banuese në Shkodër, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetësia B.Rr., vjeçe 36, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetasja N.P., vjeçe 55, e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largimin nga banesa e shtetasit A.D., më datë 13.09.2018, u kthye në banesë, pa probleme. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin Z.L., vjeç 56, banues në fshatin Nënshat, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë

Pukë
Policia zbardh vjedhjen e ndodhur në Minierën e Munellës.
Identifikohen dhe kapen autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë.
Arrestohen 2 nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale kabulli i vjedhur në Minierë, në vlerën 6 milion lekë të vjetra.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë pas një pune intensive hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
F. B., 28 vjeç, banues në Lezhë,
L.M., 20 vjeç, banues në fshatin Kimëz, Pukë,
Nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se me datës 10.09.2018, këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin B. M. 35 vjeç banues në Pukë, i cili u shpall në kërkim, dyshohet se nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi kabulli në Minierën e Munellës.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Vjedhje me dhunë” parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 13.09.2018, gjatë natës, në fshatin Laçes, kanë vjedhur dyqanin e shtetases Z.Zh., vjeçe 65. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin D.D., vjeç 30, banues në fshatin Sopot, pasi në rrugën Fushë Bulqizë-Bulqizë, u kap me fugonin tip “Benz”, duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacion. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin B.M., vjeç 56, banues në Bulqizë, për veprën penale parashikuar në nenin 112 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 13.09.2018, në SPK Rinas, në dalje, nga ZQK Interpol Tirana, u ekstradua për në Itali, shtetasi në kërkim ndërkombëtar, M.H., vjeç 47, banues në Dibër, pasi  Gjykata Reggio Calabria, Itali, e ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj  burg, për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzim prostitucioni. Kodi Penal Italian.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.H., vjeç 34, banues në Berat, pasi më datë 05.02.2018, në SPK Durrës, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.V., vjeç 27, banues në Tiranë, pasi më datë 19.06.2018, në afërsi të SPKM Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës

Më  datë 13.09.2018, në SPKM Port, u kap shtetasi A.N., vjeç 31, banues në Kurbin, i shpallur në kërkim për veprën penale parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës

Më datë 13.09.2018, në S PKM Morinë, u kap shtetasi D.Ç., vjeç 26, banues në Kukës, pasi më datë 12.09.2018, në afërsi të SPKM Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30