Tiranë, sekuestrohen armë e municione, në pranga babë e bir

Tiranë WhatsApp Image 2018-10-01 at 08.31.49

Vijojnë kontrollet në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit e ambienteve për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje apo që posedojnë sende të kundraligjshme.

Në kuadër të këtyre kontrolleve finalizohet operacioni policor i koduar “Paskuqan 2”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Numër 5.

Arrestohen në flagrancë atë e bir, pasi në banesën e tyre Policia gjeti e sekuestroi dy armë zjarri, municion luftarak dhe vula të formave të ndryshme.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në kuadër të operacionit policor të koduar “Paskuqan 2”, arrestuan në flagrancë shtetasit:

- A. Xh, 70 vjeç, banues në Kamëz

- F. Xh, 19 vjeç, banues në Kamëz ( atë dhe bir )

Për shtetasit e lartpërmendur në rrugë operative disponohej informacion se në banesë mbanin sende të kundraligjshme dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tyre në Paskuqan iu gjetën armë zjarri dhe municion luftarak.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

- armë zjarri “Pistoletë”
- armë zjarri “Automatik”
- 460 fishekë arme të gjatë
- 38 fishekë pistolete
- 3 krehëra automatiku
- 7 krehëra pistolete
- vula rrethore dhe drejtkëndore
- kuti boje për vula

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve” të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 278, 190 dhe 25 të Kodit Penal.

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6