Policia e Dibrës zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar ku mbeti i vrarë me thikë 36 vjeçari.

Dibër d.v.p diber

Policia e Dibrës zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar ku mbeti i vrarë me thikë 36-vjeçari.

Policia arreston njërin nga autorët e dyshuar të vrasjes.

Gjithashtu arrestohen babë e bir, pronarë të lokalit ku ndodhi ngjarja për moskallëzim krimi

Shpallet në kërkim autori kryesor i ngjarjes.

Sekuestrohen nga grupi hetimor një sërë provash që çuan në zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

Nga specialistët për hetimin e Krimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

V. B, 20 vjeç, banues në fshatin Muhur.

S.L, 56 vjeç, banues në fshatin Arras,

B. L, 25 vjeç, banues në fshatin Arras.

Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi i posaçëm i hetimit, i ngritur për zbardhjen e vrasjes së ndodhur në orët e mbrëmjes të datës 30.09.2018, dyshohet se shtetasi A. B (i shpallur në kërkim), gjatë një konflikti për motive të dobëta në lokalin e shtetasit S.L në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllain e tij V.B ( i arrestuar) kanë vrarë me thikë shtetasin I.Z, 36 vjeç, banues në fshatin Sinë, njësia Administrative Arras.

Nga veprimet e kryera dyshohet se shtetasi S. L dhe djali i tij B. L , në bashkëpunim me njëri tjetrin nuk kanë kallëzuar për rrethanat e krimit.

Materialet hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për V.B e A. B për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78 dhe 25 të Kodit Penal, dhe për shtetasit S.L dhe B.L për veprën penale “Moskallëzim krimi’, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 300 dhe 25 të Kodit Penal.

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6