Policia e Shtetit gjatë fundjavës 01 Tetor 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 89 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 31 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 9 persona për narkotikët.

Janë kapur 11 persona në kërkim

5 persona për “Krime ndaj personit”

2 persona për veprën penale “Moskallëzim krimi”

7 persona për veprën penale "Dhuna në familje"

4 persona për veprën penale "Vjedhja"

8 persona për veprën penale "Armëmbajtje pa leje"

2 persona për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”

3 persona për veprën penale "Falsifikimi"

1 person për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”

1 person për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”

2 persona për veprën penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”

2 persona për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”

1 person për veprën penale “Përndjekja”.

Janë sekuestruar:
45 kilogramë e 466.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
4 armë zjarri, 11 krehra, 855 fishekë, 4 mina me telekomandë.
4 armë të ftohta (1 thikë, 2 doreza hekuri, 1 shkop hekuri).

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 227 persona.

Gjatë fundjavës janë finalizuar:

1 - Lezhë, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kanë finalizuar operacionin e koduar "Telekomanda".

2- Tiranë, vijojnë kontrollet në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit e ambienteve për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje apo që posedojnë sende të kundraligjshme. Në kuadër të këtyre kontrolleve finalizohet operacioni policor i koduar “Paskuqan 2”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Numër 5. Arrestohen në flagrancë atë e bir, pasi në banesën e tyre Policia gjeti e sekuestroi dy zjarri, municion luftarak dhe vula të formave të ndryshme.

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4