Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 01 Tetor 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

01drejtoria new

Departamenti i Policisë Kriminale 

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.M., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Barrikadave”, nga kontrolli në mjetin tip “BMV”, iu gjet dhe bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.H., vjeç 28, banues në Vorë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Baodiao”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Sheh Ahmet Pazari”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMV”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Ll., vjeç 54, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Besëlidhja”, duke drejtuar mjetin tip “Benz’’, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i aksidentit, drejtuesit e biçikletave, shtetasit e mitur K.A., dhe  D.G.,  vjeç 13 e 10, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, shtetasi T.B., vjeç 42, kallëzon se në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashri”, duke kaluar semaforin në vijat e bardha, një mjeti tip “Benz”, e ka përplasur dhe është rrëzuar në rrugë dhe nuk ka patur dëmtime trupore. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 273 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.L., vjeç 16, banues në Valias i Ri, Kamëz, pasi në Kamëz u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin H.D., vjeç 50, banues në Durrës, për veprën penale parashikuar nga neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit

Krujë
Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë kapjen me qëllim ekzekutimin e Urdhrit të Prokurorisë Krujë mbi bazën e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, nr.189 dt. 29.09.2018, e cila ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për shtetasin R.Rr., 24 vjeç, banues në Krujë. Ai akuzohet për veprën penale "Përndjekja" parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë  30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.I.,vjeç 33, banues në Maminas, Shijak, pasi në fshatin Karpën,  Durrës, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin  tip “Ford”, është përplasur me shtyllën, ku është dëmtuar vetë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.  Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.D., vjeç 44, banues në Manëz, Durrës, pasi më datë 30.09.2018, në Manëz, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 30.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.S., vjeç 35, banues në Korçë, pasi në Prrenjas, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 30.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.H., vjeç 37, banues në fshatin Fetish, Peqin, pasi në PKK, Kapshticë, Devoll, u kap me pasaportë biometrike në të cilën u konstatuan dy vula greke, të falsifikuara. Neni 190 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Pogradec
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
R.F., 30 vjeç, banues në Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 30.09.2018, në fshatin Gështenjas, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin Q.Y., 75 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, i cili drejtonte një biçikletë. Ky shtetas pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin e Pogradecit, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale parashikuar nga neni 290/2 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 30.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.B., vjeç 29, banues në Perondi, Kuçovë, pasi në Perondi, në vendin e quajtur “Stacioni i Autobusit”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetaset A.Ll., dhe D.Ll., vjeç 40 e 16, të cilat ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni për narkotikët

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit N.P., vjeç 18, banues në Kallmet, Lezhë, pasi iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 30.09.2018, u ndalua shtetasi në kërkim S.P., vjeç 34, banues në Londër, pasi ka trafikuar mjetin tip “Ford”, i vjedhur në Angli, më datë 09.11.2015, i cili u bllokua shtetasit A.N., vjeç 34, banues në Shkodër. Neni 141/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

Sektori për trafiqet e narkotikët

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin F.Z., vjeç 38, banues në fshatin Zvezdë, Maliq, pasi më datë 29.09.2018, në afërsi të Morinës, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasen F.Z., vjeçe 36, banuese në fshatin Zvezdë, Maliq, pasi më datë 29.09.2018, në afërsi të Morinës, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasen K.Z., vjeçe 63, banuese në fshatin Zvezdë, pasi më datë 29.09.2018, në afërsi të Morinës, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin A.I., vjeç 35, banues në fshatin Liqeni i Kuq, Krumë, pasi më datë 29.09.2018, në aksin rrugor Has-Kukës, në “Qafë Bajrak”, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volksvagen”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.A., vjeç 25, banues në Tropojë, pasi ka goditur me sende të forta shtetasit O.K., dhe A.Sh., vjeç 34 e 23, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, në Bulevardin “Zhan D’ark”, në ecje, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetases M.M., vjeçe 36, banuese në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë nga një shkëndijë elektrike. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K.M., vjeç 33, banues në Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen E.B., vjeçe 40, banuese në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, në lokal,  u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, në rrugën “Prokop Mima”, gjatë kontrollit fizik të shtetases Xh.B., vjeçe 29, banuese në Tiranë, u konstatua një thikë të cilën e mbante në çantë. Nga ekspertimi teknik i saj nuk i plotësonte kushtet e armës së ftohtë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.A., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi më datë 28.09.2018, në rrugën “Jordan Misja”, ka vjedhur një biçikletë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 29.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.C., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi më datë 28.09.2018, në rrugën “Ibrahim Rrugova”, për shkak të detyrës nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë rendit. Neni 236 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E.S., vjeçe 27, banuese në Laç, pasi bashkëshorti, Sh.S., vjeç 36, banues në Laç, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim E.O., vjeç 43, banues në Tiranë. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasin A.S., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në banesë, në mënyrë të përsëritur, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes Xh.S., vjeç 21, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet do i kalojnë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, "Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare". Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit B.G., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Bajram Curri”, i ka thyer xhamin anësor të mjetit tip “Benz”, dhe ka kanosur me fjalë, shtetasin I.D., vjeç 47, banues në Tiranë. Nenet 150 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.M., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën  “Sitki Çiço”, ka kanosur me fjalë, shtetasin B.M., vjeç 64, banues në Tiranë, dhe në rrugën “Sitki  Çiço”, iu gjet e bllokua një dorezë hekuri, pa leje.  Nenet 279 dhe 84  të Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Z.L., vjeç 68, banues në Tiranë,  pasi në rrugën e  ”Dajtit”, në lokalin e tij, u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.Z., vjeçe 40, banuese në Tiranë, pasi bashkëjetuesi K.M., vjeç 52, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 30.09.2018, shtetësia Sh.D., vjeçe 36, banuese në Tiranë, kallëzon se në Babrru, në një market i kanë vjedhur celularin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Tiranë
Vijojnë kontrollet në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit e ambienteve për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje apo që posedojnë sende të kundraligjshme.
Në kuadër të këtyre kontrolleve finalizohet operacioni policor i koduar “Paskuqan 2”.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Numër 5.
Arrestohen në flagrancë atë e bir, pasi në banesën e tyre Policia gjeti e sekuestroi dy armë zjarri, municion luftarak dhe vula të formave të ndryshme.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në kuadër të operacionit policor të koduar “Paskuqan 2”, arrestuan në flagrancë shtetasit:
- A.Xh., 70 vjeç, banues në Kamëz
- F.Xh., 19 vjeç, banues në Kamëz (atë dhe bir)
Për shtetasit e lartpërmendur në rrugë operative disponohej informacion se në banesë mbanin sende të kundraligjshme dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tyre në Paskuqan iu gjetën armë zjarri dhe municion luftarak.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
- armë zjarri “Pistoletë”
- armë zjarri “Automatik”
- 460 fishekë arme të gjatë
- 38 fishekë pistolete
- 3 krehra automatiku
- 7 krehra pistolete
- vula rrethore dhe drejtkëndore
- kuti boje për vula
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve” të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 278, 190 dhe 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e mitur G.B., vjeç 14, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Hamdi Pepo”, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip ”Honda”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, për të ndaluar, ka braktisur mjetin dhe është larguar. Nenet 242 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit E.Xh., K.Xh., dhe E.Xh., vjeç 30, 19 e 18, banues në Kombinat, Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasve V.Xh., D.Sh., dhe E.C., vjeç 25, 26 e 25, banues në Kombinat Tiranë. Nenet 88, 25, 283 të Kodit Penal.

Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 01.10.2018, rreth orës 02:50, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ka marrë flakë mjeti i parkuar tip “Benz”, në pronësi të shtetases M.A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).
Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Vorë

Më datë 30.09.2018, gjatë natës, në autostradën Tiranë-Durrës, janë vjedhur dy mjete në pronësi të një firme sanitare. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit P.T., dhe E.P., vjeç 21 e 17, banues në Vorë, pasi më datë 12.09.2018, në fshatin Marqinet, dyshohet se kanë vjedhur bizhuteri të ndryshme në banesën e shtetasit G.D., vjeç 59, banues në Marqinet, emigrant në Greqi. Këta shtetas janë arrestuar më datë 27.09.2018, nga Komisariati i Policisë Vorë, për disa vjedhje të tjera. Nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit D.B., vjeç 30, banues në Krujë, pasi në aksin rrugor Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Golf 4”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin V.H., vjeç 78, banues në Kavajë, pasi në fshatin Zikxhafaj, duke djegur barishte e shkurre në tokën e tij, nga pakujdesia, ka djegur disa ullinj të shtetasve Xh.H., e Sh.H., vjeç 53 e 52, banues në  Kavajë. Neni 161 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit H.K., dhe R.A., vjeç 24 e 23, banues në Kavajë, pasi në Kavajë, kanë goditur me grusht, shtetasin L.Gj., vjeç 49, banues në Kavajë. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.D., vjeç 23, banues  në Rrogozhinë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij, M.D., vjeçe 41, banuese në Rrogozhinë. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit G.Sh., dhe A.Xh., vjeç 39 e 35, banues Fushë Krujë e Larushk. Nenet 170/b dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.H., vjeç 18, banues në fshatin Gërmenj, pasi në segmentin rrugor Rrogozhinë-Kavajë, në hyrje të qytetit të Kavajës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.H., vjeç 17, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 15, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit M.M., vjeç 77. Po punohet për kapjen e A.H. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.N., vjeçe 36, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti, shtetasi A.H., vjeç 46, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 30.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S.P., vjeçe 39, banuese në Durrës, pasi vjehrri, shtetasi F.Z., vjeç 67, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin F.B., vjeç 77, banues në fshatin Shënpjetër, pasi duke djegur mbeturinat e kashtës në tokën e vet, ka dalë zjarri jashtë kontrollit, për pasojë është djegur parcela me ullishte. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë  29.09.2018, tek varrezat e fshatit Shkallnur, ka rënë zjarr, ku janë djegur disa ullinj, të shtetasit E.R., vjeç 38, banues në Shkallnur. Nga veprimet e kryera  rezulton se shkaku i rënies së zjarrit është aksidental. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin S.F., vjeç 37, banues në Durrës, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj  nënës së tij, B.F., vjeçe 67. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen B.F., vjeçe 67, banues në Durrës, pasi djali S.F., vjeç 37, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë  30.09.2018, në Fllakë, ka rënë nga shkallët e banesës dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e  mjekëve fëmija E.K., vjeç 2. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Durrës, për ngjarje aksidentale.

Më datë 30.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin, S.F., vjeç 37, banues në Durrës, pasi  vëllai  i tij, G.F., vjeç 49, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr 9669 datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 30.09.2018, shtetasja D.N., vjeçe 40, banuese në Shënavlash, pasi kallëzon se është larguar nga banesa djali i saj S.N., vjeç 10. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalës së Parë Durrës, për shtetasin V.T., vjeç 37, banues në Durrës, pasi më datë 30.09.2018, në lagjen nr. 17, ka tentuar të vjedhë, dyqanin në pronësi të shtetasit A.Dh., vjeç 47, banues në Durrës,. Nenet 134 e 22  të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 30.09.2018, në fshatin Arrameras Krujë, është konstatuar vjedhja e banesës së shtetasit A.T., vjeç 54. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, në fshatin Verjon, Nikël, në afërsi të varrezave, ka rënë zjarr, ku është  djegur një sipërfaqe me ferra dhe shkurre. Nga veprimet e kryera rezulton  se në varrezat digjeshin shumë qirinj nga ku zjarri është përhapur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 30.09.2018, u ndalua shtetasi I.D., vjeç 19, banues në fshatin Sallmone, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Kanosja”. Nenet 278 e 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 30.09.2018, në fshatin Polis i Vogël, janë djegur disa dërrasa lidhëse të urës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, shtetasi S.T., vjeç 61, banues në Elbasan, kallëzon se i janë larguar nga banesa bashkëshortja dhe vajza H.T., dhe J.T., vjeç  63 e 29. Po punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasen V.M., vjeçe 34, banuese në Elbasan, pasi në lagjen “Kala”, në lokal u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin E.B., vjeç 31, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Vullnetari”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë, për të ndaluar dhe shoqëruar në komisariat. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin

Më datë 30.09.2018, gjatë natës, në fshatin Kërthnek, shtetasit Xh.T., vjeç 61, i kanë vjedhur në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018,  në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Pajovë, ka rënë zjarr dhe është djegur mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.S., vjeç 33, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri është aksidental. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin L.Ll., vjeç 22, banues në Përrenjas, pasi në Përrenjas, ka kanosur me fjalë shtetasin B.Sh., vjeç 33, banues në Përrenjas. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.B., vjeç 34, banues në Pogradec, pasi më datë 29.09.2018, me anë të telefonit, ka kanosur bashkëshorten shtetasen N.B., vjeçe 30. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 30.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.S., vjeçe 47, banuese në Korçë, pasi djali, shtetasi M.T., vjeç  25, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin K.K., vjeç 60, banues në Korçë bazuar në nenin 99 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 30.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A.H., vjeç 75, banues në fshatin Buçimas, pasi djali i tij, shtetasi D.H., vjeç 30, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallë  së Parë Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 29.09.2018, në fshatin Poshnje, është djegur mjeti fugon tip “Benz”, i shtetasit B.F., vjeç 50, banues në Poshnje. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri është shkaktuar nga impianti elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për ngjarje aksidentale.

Berat
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A.T, 26 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat.
Arrestimi i tij u krye pasi në banesë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte,
vëllanë e tij G.T., 32 vjeç dhe bashkëshorten K.T., 32 vjeçe, të cilën e ka dhunuar psikologjikisht e
fizikisht dhe një muaj më parë. 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Dhuna në familje", parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, gjatë natës, në fshatin Sheq Gajdë, Ura Vajgurore, është vjedhur banesa e shtetasit B.M., vjeç 61, banues në Sheq Gajdë, Ura Vajgurore. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 30.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Sh.Xh., vjeçe 61, banuese në Kuçovë, pasi në banesë, është dhunuar psikologjikisht nga ish-bashkëshorti, B.M., vjeç 67, banues në Kuçovë. Materialet i kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji Nr 47, datë 23.07.2018, “Për disa shtetasja dhe ndryshime në ligjin Nr 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Kuçovë
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
B.M., 67 vjeç, banues në Kuçovë, (i dënuar më parë) 
Arrestimi i tij u krye pasi në banesë ka dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht ish-bashkëshorten, shtetasen Sh.Xh., 61 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ”Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasit W.N., dhe R.U., vjeç 21 e 25, banues në Tiranë e fshatin Derjan Mat, për veprën penale parashikuar nga nenet 246 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier,  për shtetasit A.N., H.L., dhe A.L., vjeç 54, 54 e  47, banues në fshatin Levan, pasi në kodrat e fshatit Levan, duke djegur ferra dhe mbeturina, u ka dalë zjarri jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur disa rrënj ullinj në pronësi të tyre. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin, R.M., vjeç 67, banues në Zharrëz Fier, pasi bashkëshortja L.M., vjeçe 56, kallëzon së është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti i saj. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin S.A., vjeç 43, banues në fshatin Hekal, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, i është afruar bashkëshortes M.A., vjeçe 40, banuese në Hekal, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje. Neni 321/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin S.S., vjeç 55, banues në fshatin Qishë Bardhë, pasi në fshatin Babicë e Vogël, dyshohet se ka ndezur një zjarr, si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe me shkurre e ullinj shumëvjeçarë. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, në lagjen “Rilindja”, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, shtetasit A.T., vjeç 33, banues në Vlorë, i kanë vjedhur mjetin tip “Fiat”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.H., vjeçe 20, banuese në Vlorë, pasi bashkëshorti, shtetasi K.J., vjeç 21, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin H.F., vjeç 43, banues në Vlorë, për veprën penale parashikuar nga nenet 274 e 280 të Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen D.N., vjeçe 44, banuese në fshatin Poro, për veprën penale parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 29.09.2018, gjatë natës, në lagjen “28 Nëntori”, është vjedhur dyqani i shtetasit G.M., vjeç 62. Po punohet për identifikimin e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, shtetasja E.B., vjeçe 62, banuese në Vlorë, kallëzon se në lagjen “Pavarësia, mbi tarracën e pallatit ku ajo banon, shtetasi E.M., vjeç 24, banues në Vlorë, ka vendosur materiale për të bërë ndërtim. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës  së Shkallës  së Parë Vlorë, për vlerësim.

Më datë 30.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen R.M., vjeçe 37, banuese Vlorë, pasi bashkëshorti B.M., vjeç 66, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet iu kaluan Gjykatës së Rrethit Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 30.09.2018, shtetasi D.Sh., vjeç 33, banues në Vlorë, kallëzon se më datë 28.09.2018, në lagjen ”Dëshmorët”, i kanë vjedhur në mjetin tip “Renault”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 30.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.Ç., vjeç 24, banues në Sarandë, pasi në rrugën ’’Apostol Çulli’, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni  291 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, shtetasi A.Ç., vjeç 46, banues në Ksamil Sarandë, kallëzon se në Ksamil, ka konstatuar vjedhjen e banesës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 30.09.2018, rreth orës 20:00, duke udhëtuar nga shteti grek për në Elbasan, në segmentin rrugor Memaliaj - Krahës, ka ndërruar jetë shtetasi I.S., 67 vjeç, banues në Elbasan. Nga këqyrja dhe veprimet proceduriale si dhe nga deklarimet e familjarëve që e shoqëronin rezultoi se vuante e kurohej nga një sëmundje e rëndë dhe si pasojë vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Komisariati i Policisë Përmet

Më datë  30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasit A.I., dhe A.M., vjeç 23 e 34, banues në fshatin Nikollarë, Skrapar, pasi gjatë natës, në fshatin Gostomickë, dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit A.D., vjeç 60. Po punohet për  kapjen e tyre. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Përmet
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet u bë ndalimi i shtetasit:
G.D., 48 vjeç, banues në Përmet.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka bërë kallëzim bashkëjetuesja e tij shtetasja M.K., se në banesë për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme, neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin Sh.S., vjeç 36, banues në Laç, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases E.S., vjeçe 27. Po punohet për kapjen  e Sh.S. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 30.09.2018, në fshatin Rreja e Velës, në një zonë me shkurre ka rënë zjarr, ku është djegur një sipërfaqe me shkurre, i cili u fik më datë 01.10.2018, rreth orës 11:00. Nuk ka dëme në banesa dhe prona. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri është ka qenë aksidental. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 30.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.B., vjeçe 34, banuese në Shkodër, pasi ish-bashkëshorti, L.B., vjeç 50, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në  vijim të komunikatës, për veprën penale “Vjedhja”, më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen F.P., vjeçe 47, banuese në fshatin Beltojë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.P., vjeçe 47, banuese në fshatin Beltojë, Berdicë, pasi bashkëshorti Gj.P., vjeç 51, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe kërcënime ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 29.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasit P.Sh., dhe F.M., vjeç 65 e 58, banuese në fshatin Reç, Velipojë, pasi në fshatin Reç i Vjetër, Pulaj, Velipojë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe tokë, ku janë djegur nga pakujdesia një sipërfaqe tokë me barë dhe shkurre. Neni 161 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin F.H., vjeç 58, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Tre Heronjtë”, ka goditur me mjete të forta, shtetasin P.P., vjeç 79, banues në Shkodër. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 30.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin H.F., vjeç 27, banues në fshatin Muriqan, pasi në lagjen “Manush Alimani”, në lokalin e marrë me qira nga ana e tij, u konstatua muzikë me zë të lartë, duke prishur qetësinë publike. Neni 274 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 30.09.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 2, kanë vjedhur dyqanin e shtetases S.B., vjeçe 54, banuese në Kukës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 29.09.2018, në fshatin Gjegjan, në vendin e quajtur “Eleft”, ka rënë zjarr, ku është djegur një sipërfaqe me shkurre. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për vlerësim.

Më datë 30.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen K.Xh., vjeçe 48, banuese në fshatin Cernaleve, pasi bashkëshorti M.Xh., vjeç 50, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Kukës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 30.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin B.Xh., vjeç 22, banues në fshatin Cernaleve, pasi babai, shtetasi M.Xh., vjeç 50, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Kukës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 30.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin M.Xh., 50 vjeç, banues në fshatin Cernaleve, pasi bashkëshortja dhe djali, shtetasit K.Xh., dhe B.Xh., vjeç 48, 22, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Kukës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Dibër

Dibër 
Policia e Dibrës zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar ku mbeti i vrarë me thikë 36-vjeçari.
Policia arreston njërin nga autorët e dyshuar të vrasjes.
Gjithashtu arrestohen babë e bir, pronarë të lokalit ku ndodhi ngjarja për moskallëzim krimi
Shpallet në kërkim autori kryesor i ngjarjes.
Sekuestrohen nga grupi hetimor një sërë provash që çuan në zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.
Nga specialistët për hetimin e Krimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:
V.B., 20 vjeç, banues në fshatin Muhur.
S.L., 56 vjeç, banues në fshatin Arras,
B.L., 25 vjeç, banues në fshatin Arras.
Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi i posaçëm i hetimit, i ngritur për zbardhjen e vrasjes së ndodhur në orët e mbrëmjes të datës 30.09.2018, dyshohet se shtetasi A. B (i shpallur në kërkim), gjatë një konflikti për motive të dobëta në lokalin e shtetasit S.L., në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllain e tij V.B ( i arrestuar) kanë vrarë me thikë shtetasin I.Z, 36 vjeç, banues në fshatin Sinë, njësia Administrative Arras.
Nga veprimet e kryera dyshohet se shtetasi S.L., dhe djali i tij B.L., në bashkëpunim me njëri tjetrin nuk kanë kallëzuar për rrethanat e krimit.
Materialet hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për V.B., e A.B., për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78 dhe 25 Kodit Penal, dhe për shtetasit S.L., dhe B.L., për veprën penale “Moskallëzim krimi’, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 300 dhe 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Më datë 30.09.2018, gjatë natës, në fshatin Gjoricë, pranë banesës, shtetasit Sh.L., vjeç 58, i kanë vjedhur një bagëti të trashë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 30.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi  E.F., vjeç 26, banues në Librazhd, pasi në në PKK Rinas, ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 karta identiteti bullgare, të dyshuara të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër

Më datë 30.09.2018, në afërsi të SPK Muriqan, shërbimet e kufirit kapën 11 shtetas të huaj, të cilët kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Këta shtetas në përfundim të procedurave përkatëse do të dërgohen në vendet e tyre të origjinës.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës

Më datë 30.09.2018, nga shërbimet e kufirit, në afërsi të doganës Morinë, janë kapur 2 shtetas të huaj, të cilët kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Këta shtetas në përfundim të procedurave përkatëse do të dërgohen në vendet e tyre të origjinës.

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6