Shijak, finalizohet operacioni "Binari hekurudhor", kanosin një shtetas të mitur me armë zjarri, 2 të ndaluar dhe 1 i proceduar

ShijakShijak 2 tetor 2018

Kanosin një shtetas të mitur me armë zjarri.

Ndalohen dy shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë shoku i tyre për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen 2 armë zjarri automatik.


Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, pas një pune të mirëorganizuar policore kanë finalizuar operacionin e koduar "Binari Hekurudhor".

Janë ndaluar shtetasit:

• D.C., 21 vjeç, banues në Sukth;

• I.D., 19 vjeç, banues në Sukth.

Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi:

• A.N., 24 vjeç, banues në Sukth.

Shtetasi D.C., në bashkëpunim me shtetasin I.D., (i ndaluar më dt.30.09.2018), për motive të dobëta kanë kanosur me armë zjarri shtetasin A.V., 17 vjeç.

Në lidhje me këtë ngjarje u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 2 armë zjarri automatik model 56.

Shtetasi A.N., nga veprimet hetimore dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk e ka kallëzuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja la leje e armëve luftarake" në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve D.C., dhe I.D., dhe veprën penale "Moskallëzimi i krimit" në ngarkim të shtetasit A.N.

Shijak 2 tetor 2018

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6