Vlorë, kapet një person në kërkim ndërkombëtar për "Vrasje të mbetur në tentativë"

Vlorë foto web vlore 02.10.2018

Në vijim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale, si rezultat i mirëorganizimit dhe profesionalizmit të strukturave përkatëse si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur kapja e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe konkretisht:

A.C., 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Ky shtetas më datë 10.09.2018, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi Autoritetet Gjyqësore Rimini/Itali kanë lëshuar Urdhrin e Arrestit Ndërkombëtar për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 56, 61, 575 të Kodit Penal Italian.

Materialet do t'i dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6