Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 02 Tetor 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 19 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 8 drejtues mjetesh.

2 persona për Narkotikët

4 persona në kërkim

1 person për veprën penale "Vjedhja"

2 persona për veprën penale "Dhuna në familje"

2 persona për veprën penale "Kanosja"
 

Gjithashtu janë sekuestruar:

2 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë, 
2 armë zjarri, 
1 armë e ftohtë (1 thikë).

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 66 persona.

 
Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit është finalizuar operacioni i mëposhtëm:

1-Shijak, kanosin një shtetas të mitur me armë zjarri, ndalohen dy shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë shoku i tyre për moskallëzim krimi. Sekuestrohen 2 armë zjarri automatik.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, pas një pune të mirëorganizuar policore kanë finalizuar operacionin e koduar "Binari Hekurudhor".

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4