Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 02 Tetor 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new

Departamenti i Policisë Kriminale 

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 01.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.D., vjeç 18, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Barrikadave”, nga kontrolli fizik iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë, një celular dhe 8.000 lekë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.V., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në Sauk të Vjetër, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale, 3 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.K., vjeç 48, banues në Tiranë, pasi në rrugën ‘’Setki Cico’’,  gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.A., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën ‘’Mikel Maruli”, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale, 2 doza lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sativa”. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen S.H., vjeçe 31, banuese në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 141/a i Kodit Penal.

Drejtoria e SHÇBA-së Tiranë

Rreth orës 23:00, të mbrëmjes së kaluar në ambientet e Gardës së Republikës, teksa po kryente shërbimin pranë hyrjes dytësore të institucionit, punonjësi i Gardës A.M., 30 vjeç, nga Përmeti, dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit.
Për hetimin e rastit u ngrit një grup i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë.
Grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova që forcojnë dyshimin se akti është kryer në kushtet e tronditjes psikike. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e gjithë rrethanave të ngjarjes.

SHÇBA procedon të riun për mosbindje ndaj policisë dhe drejtim mjeti pa patentë, si dhe efektivin e Policisë për plagosje nga pakujdesia
Në datë 1 tetor 2018, rreth orës 23:00 shtetasit S.T., duke lëvizur me një çiklomotor pa kaskë mbrojtëse, në “Rrugën e Dibrës”, iu bë shenjë nga një patrullë e Policisë për të ndaluar.
Ai nuk ka ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë dhe është futur në një rrugicë përballë spitalit “Nënë Tereza”. Për disa minuta ndjekje, nuk i është përgjigjur urdhrave të Patrullës së Policisë.
Gjatë lëvizjes nëpër rrugica, i riu është rrëzuar nga motori dhe ka vijuar lëvizjen me vrap.
Punonjësi i Policisë më afër tij, në ndjekje e sipër ka dyshuar se shtetasi S.T., ka patur në dorë një send të dyshimtë si armë zjarri.
Kështu efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit për ta mbushur, për çdo eventualitet a rrezik, pasi ndjekja po vijonte në gjysmë errësirë në rrugica.
Në këto kushte arma e punonjësit të Policisë ka realizuar qitje të pavullnetshme.
Pas kësaj, punonjësit e Policisë kanë vijuar ndjekjen për rreth 100 metra dhe arritën ta kapin 28-vjeçarin.
Patrulla kur e konstatoi gjendjen e tij, i ka dhënë ndihmën e parë dhe e shoqëroi S.T., për ndihmë në spital me ambulancë, pasi kishte dëmtime në fytyrë, shkaktuar nga rrëzimi me motor dhe në pjesën e pulpës së djathtë të këmbës.
Në fund të veprimeve hetimore, shtetasi S.T., është proceduar në gjendje të lirë për “Mosbindje ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik” dhe “Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”.
Hetimi është kryer nga strukturat e SHÇBA Tiranë, të cilat kanë proceduar punonjësin e Policisë B.B., për “Plagosje nga pakujdesia”.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.S., vjeç 36, banues në Tiranë. Nenet 273 e 290 të Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.Dh., vjeç 38, banues në Tiranë, pasi në  vendin e quajtur “Kodra e Diellit”, u kap duke drejtuar  në gjendje të dehur, mjetin tip “Skoda”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., vjeç 50, banues në Tiranë, pasi tek “Pallati me Shigjeta”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.I., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja” u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Gilera”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, për shtetasin F.M., vjeç 31, banues në Shkodër, pasi në PKK Durrës, ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një pasaportë në emër të një tjetër shtetasi, të cilën po e përdorte duke shfrytëzuar ngjashmërinë. Nenet 189 e 190 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin I.Xh., vjeç 58, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 11, u kap duke këmbyer valutë pa licencë. Nenet 170/ç, 180 e 181 të Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin G.U., vjeç 37, banues në Tiranë, për veprën penale bazuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin shtetasi A.Ç., vjeç 24, banues në fshatin Murras, pasi në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Balldren, duke drejtuar  motorin tip “TÇB” pa targë, është përplasur me mjetin tip “Volksvagen”, të drejtuar nga shtetasi K.V., vjeç 21, banues në Elbasan, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi H.S., vjeç 58, banues në Elbasan, pasi në rrugën “Zogu i Parë”, Elbasan, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Hyundai”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni për narkotikët

Më datë 01.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.N., vjeç 27, banues në Drenovë, Korçë, pasi në bulevard “Republika”, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasen E.D., vjeçe 31, banuese në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 01.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.K., vjeç 40, banues në fshatin Qereshnik, Berat, pasi në lagjen “30 Vjetori”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, ciklomotorin tip “Honda”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni për narkotikët

Më datë 01.10.2018, në IEVP Fier, në dhomën e dusheve, u gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provave materiale 2 karikues telefoni, 1 bateri dhe 3.70 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Nenet 283/1 dhe 324/a të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Fier
"Forca e Ligjit" në veprim, sekuestrohen 1 milion euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga veprimtaria kriminale.
Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, gjurmimit, gjetjes, sekuestrimit me qëllim konfiskimi të aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, është hapur procedimi penal i regjistruar për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit V.Z., (A.G.).
Në përfundim të veprimeve të kryera, nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u zbatua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për sekuestro preventive në lidhje me pasuritë e shtetasit:
-V.Z., 50 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas është dënuar nga autoritetet italiane me 32 vjet e 6 muaj burg për veprën penale "Trafiku i narkotikëve” dhe është duke vuajtur dënimin në Itali.
· Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e 1 milion euro:
· Kompleks shërbimesh “Pelikani” i ndodhur në lagjen "Sheq i Madh" Fier.
· Një apartament me sipërfaqe 70 metra katror në lagjen "Kryengritja e Fierit".
· Një automjet i markës "Benz".
Vijon puna për identifikimin e pasurive të tjera që mund të ketë ky shtetas dhe personat e lidhur me të.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit

Vlorë
Në vijim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale, si rezultat i mirëorganizimit dhe profesionalizmit të strukturave përkatëse si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur kapja e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe konkretisht:
A.C., 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.
Ky shtetas më datë 10.09.2018, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi Autoritetet Gjyqësore Rimini/Itali kanë lëshuar Urdhërin e Arrestin Ndërkombëtar për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 56, 61, 575 të Kodit Penal Italian.
Materialet do t'i dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin N.B., vjeç 19, banues në fshatin Mavrovë, Vlorë, pasi në aksin rrugor Sherisht–Vlorë, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë, kanë rënë në kanalin anësor, duke mbetur vetë i dëmtuar në gjendje të rëndë si dhe dy pasagjerët, A.B., dhe G.D., vjeç 19 e 21, banues në Mavrovë e Kotë, Vlorë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 291 dhe 290 të Kodit Penal.

Më datë 02.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.D., vjeç 34, banues në Vlorë, pasi më datë 01.10.2018, në vendin e quajtur “Rruga e Re”, është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 01.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.S., vjeç 20, banues në fshatin Kolesjan, pasi në aksin rrugor Kukës–Bicaj, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin fugon tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Sektori për trafiqet e narkotikët

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasit H.S., D.Q., dhe L.K., vjeç 17, 24 e 18, banues në fshatin Kllopcisht, pasi në Blladë, kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin F.P., vjeç 39, banues në Ksamil, për veprën penale parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal. 

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 01.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.Sh., vjeçe 36, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti I.Sh., vjeç 45, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.10.2018, shtetasi E.L., vjeç 33, banues në Tiranë, kallëzon se vazhdimisht, shqetësohet nëpërmjet telefonit, Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 01.10.2018, u ndalua shtetasi në kërkim S.D., vjeç 27, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Përndjekja”. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen B.K., vjeçe 36, banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.B., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Komuna e Parisit”, ka kanosur me fjalë shtetasin E.P., vjeç 29, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.D., vjeç 32, banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen A.S., vjeçe 17, banuese në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 01.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen V.K., vjeçe 41, banuese në Tiranë, pasi bashkëjetuesi, F.Sh., vjeç 36, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe punohet për kapjen e shtetasit F.L., për veprën penale parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen A.K., vjeçe 58, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Abdulla Keta”, në banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit F.Sh., vjeç 36, banues në Shkodër. Nenet 130/a e 121/a të Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, shtetasi S.K., vjeç 31, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Siri Kodra”, është kanosur me fjalë nga një shtetas. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, në Bulevardin e  Ri, shtetasi i mitur E.Z., 10 vjeç, u kap me një biçiklete të vjedhur. Materialet i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.D., vjeç 17, banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin K.M., vjeç 20, banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, rreth orës 15:00, gjatë transportimit në ambulancë ka mbërritur i vdekur në spital shtetasi F.T., vjeç 51, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 01.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.H., vjeçe 57, banuese në Tiranë, pasi bashkëjetuesja e djalit, E.L., ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 01.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L.Gj., vjeçe 46, banuese në Kamëz, pasi bashkëshorti A.Gj., vjeç 10.12.1965, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen F.Gj., vjeçe 23, banuese në Kamëz, pasi babai, A.Gj., vjeç 53, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.  Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Gj., vjeç 53, banues në Bathore, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes L.Gj., vjeçe 46. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim, për shtetasin D.C., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në  Kamëz, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe bllokua në cilësin e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë,  për shtetasin P.M., vjeç 46 , banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 01.10.2018, në spital, ka vdekur shtetësia H.Xh., vjeçe 79, banuese në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vdekje natyrale.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.P., vjeç  26, banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë

Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për rrëzimin në banesë të shtetasit H.A., banues në Vorë, më datë 01.10.2018, rreth orës 13:30, ndërroi jetë në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 01.10.2018, në lagjen nr.1, në banesë, shtetasi N.M., vjeç 51, u kap duke kryer punime i pajisur me vërtetim, pasi lloji i punimeve që po kryente nuk kërkonin leje nga Bashkia Kavajë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për vlerësim.

Më datë 01.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen H.Xh., vjeçe 70, banuese në Rrogozhinë, pasi nusja e djalit, F.Xh., vjeçe 33, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin K.D., vjeç 55, banues në Rrogozhinë, pasi në fshatin Bllajë Vendas, ka dëmtuar disa rrënjë ullinj të shtetases F.K., banuese në Rrogozhinë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Ç., vjeç 31, banues në Durrës, pasi në Golem, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 01.10.2018, gjatë natës në lagjen nr. 13, në oborrin e banesës, shtetasit K.P., vjeç 33, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për vjedhjen e banesës të shtetasit M.M., më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.H., vjeç 17, banues në Durrës. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin I.P., vjeç 42, banues në Durrës, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj  bashkëshortes, shtetases S.P., vjeçe 39. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin G.T., vjeç 40, banues në Tiranë, pasi në Fushë Krujë, ka kanosur me fjalë, shtetasin Xh.T.,vjeç 53, banues në Fushë Krujë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, në fshatin Luz, një automjet ka aksidentuar shtetasin V.C., vjeç 61, banues në Luz, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, gjatë natës, në Fushë Krujë kanë vjedhur lokalin shtetasit P.P., vjeç 45, banues në Fushë Krujë. Po punohet  për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 01.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.S., vjeçe 39, banuese në fshatin Rubjekë, pasi bashkëshorti, shtetasi F.M., vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Shijak
Kanosin një shtetas të mitur me armë zjarri.
Ndalohen dy shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë shoku i tyre për moskallëzim krimi.
Sekuestrohen 2 armë zjarri automatik.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, pas një pune të mirëorganizuar policore kanë finalizuar operacionin e koduar "Binari Hekurudhor".
Janë ndaluar shtetasit:
• D.C., 21 vjeç, banues në Sukth;
• I.D., 19 vjeç, banues në Sukth.
Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi:
• A.N., 24 vjeç, banues në Sukth.
Shtetasi D.C., në bashkëpunim me shtetasin I.D., (i ndaluar më dt.30.09.2018), për motive të dobëta kanë kanosur me armë zjarri shtetasin A.V., 17 vjeç.
Në lidhje me këtë ngjarje u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 2 armë zjarri automatik model 56.
Shtetasi A.N., nga veprimet hetimore dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk e ka kallëzuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja la leje e armëve luftarake" në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve D.C., dhe I.D., dhe veprën penale "Moskallëzimi i krimit" në ngarkim të shtetasit A.N.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin I.M., vjeç 60, banues në fshatin Mengël. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasen M.D., vjeçe 45, banuese në Elbasan. Neni 277 i Kodit Penal.

Elbasan
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur me thikë 29-vjeçari. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe punës të mirëorganizuar nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Elbasan, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit. Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Plagosja e lehtë me dashje" parashikuar nga nenet 279, 89 të Kodit Penal, për shtetasin:
• A. P., 37 vjeç, banues në lagjen "5 Maji", Elbasan.
Pasi në lagjen "5 Maji", për motive të dobëta ka goditur me mjetë prerës (thikë) në këmbë shtetasin B.S., 29 vjeç, banues në lagjen "Emin Matraxhiu" Elbasan, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Cërrik

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin B.S., vjeç 67, banues në Cerrik, pasi në fshatin Selitë, po ndërtonte një mur rrethues pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.B., vjeç 17, banues në fshatin Bishqem, pasi më datë 28.09.2018, në fshatin Lazarenj, ka kanosur shtetasin A.Y., vjeç 21, banues në fshatin Lazarenj. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit R.B., dhe A.M., vjeç 17 e 17 banues në fshatin Xhyrë, pasi në fshatin Qukës, kanë goditur me sende të forta shtetasit B.K., dhe D.B., vjeç 23 e 20, banues në fshatin Skroskë. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetasit Sh.B., më datë 01.10.2018 u gjet dhe ju dorëzua familjarëve, i cili deklaron se është larguar me dëshirën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetasit D.D., më datë 01.10.2018, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve, i cili deklaron se është larguar me dëshirën e tij. Materialet u referuan   në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 01.10.2018, në fshatin Damianec, në vendin e quajtur ”Përroi i fshatit Damianec”, ka rënë zjarr e për pasojë është djegur një sipërfaqe me shkurre e kullotë në pronë publike. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për shtetasin N.Xh., 40 vjeç, banues në fshatin Vërdovë-Pogradec, për veprën penale bazuar në nenin 112 të Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin A.Ç., vjeç 57, banues në fshatin Stropskë, për veprën penale bazuar në nenin 277 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin K.K., vjeç 30, banues në Berat, pasi në lagjen “30 Vjetori”, ka goditur me sende të forta shtetasin V.H., vjeç 31, banues në Berat, dhe më pas i ka thyer xhamin e mjetit tip “Opel”. Nenet 150 dhe 89 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 01.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasin B.M., vjeç 76, banues në Fier, pasi vëllai, A.M., vjeç 71, banues në fshatin Peshtan i Madh, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A.S., vjeç 46, banues në Fier, për veprën penale parashikuar nga neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin N.M., vjeç 53, banues në fshatin Portëz, për veprën penale parashikuar në nenin 248 i Kodit Penal.

Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A.Th., vjeç 39, banues në Fier, pasi më datë 30.09.2018, shtetasja M.S., vjeçe 57, banuese në Fier, kallëzon se më datë 30.09.2018, i ka vjedhur në dyqanin e saj. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasit L.Sh., dhe F.Z., vjeç 43 dhe 42, banues në fshatin Plyk dhe Fier, pasi më datë 30.09.2018, në lagjen “16 Prilli”, kanë kanosur njëri tjetrin. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, në IEVP Fier, në sallën e kontrollit të ushqimeve, është gjetur e bllokuar në cilësinë e provës materiale, 1 thikë. Materialet u referuan në Prokurorinë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Neni 324/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje

Më datë 01.09.2018, u ndalua shtetasi në kërkim M.K., vjeç 71, banues në fshatin Jazxhias, Ballagat, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, e ka dënuar me 10 muaj burg për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Dhuna në familje”. Nenet 323/1 dhe 130/a/4 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për  shtetasin L.M., vjeç 15, banues në fshatin Sopëz, pasi në Këmishtaj, ka goditur me grusht shtetasin K.A., vjeç 17, banues në Këmishtaj. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër

Më datë 01.10.2018, në lagjen '5 Shkurti', në banesë, ka vdekur shtetasi E.J., vjeç 60. Nga veprimet rezulton se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet  kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vlerësim.

Më datë 01.10.2018, në fshatin Drenovë, në gardhin rrethues të ullishtës në pronësi të shtetasit S.Y., vjeç 56, banues në Tiranë, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur pjesërisht disa rrënjë ullinj. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.  Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit K.B., dhe A.B., vjeç 67 e 61, banues në fshatin Llakatund, pasi më datë 28.09.2018, në Llakatund, kanë kanosur me fjalë njëri tjetrin. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.B., vjeç 55, banues në fshatin Aliban, pasi në banesë, ka dëmtuar vulën e matësit elektrik. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen M.J., vjeçe 24, banuese në  Vlorë, pasi bashkëshorti, shtetasi F.J., vjeç 32, banues në Përmet, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë.  Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin E.H., vjeç 58, banues në Vlorë, pasi në banesë, në fshatin Aliban, ka dëmtuar vulën e matësit elektrik. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pasi kanë shqetësuar nëpërmjet telefonit, shtetasen E.K., vjeçe 23, banuese në Vlorë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin R.Sh., vjeç 57, banues në Vlorë, pasi në banesë, janë konstatuar të cenuara vulat e sigurisë në matësin elektrik. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2018, shtetasi Sh.Q., vjeç 69, banues në Borsh, kallëzon se më datë 29.09.2018, ka konstatuar vjedhjen e armës së tij të gjahut “Teke Ruse”, të cilën e kishte në stan. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit A.A., vjeç 69, banues në Vlorë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin S.K., vjeç 64, banues në Vlorë, pasi ka kanosur me fjalë shtetasen V.S., banuese në Vlorë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin E.H., vjeç 58, banues në Vlorë, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin E.K., vjeç 68, banues në Vlorë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë dhe punohet për kapjen e shtetasit K.J., vjeç 24, banues në Vlorë, pasi ka vjedhur në banesën e shtetasit P.H., vjeç 67, banues në Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Himarë

Më datë 02.10.2018, në orën 03:47, në Spitalin Rajonal Vlorë ka mbërritur i plagosur me armë gjahu shtetasi I.D, 56 vjeç, banues në fshatin Kuç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas është vëtëplagosur me armë gjahu (Çifte) në stanin e tij në fshatin Kuç, pasi me parë kishte konsumuar pije alkoolike.
Grupi hetimor po kryen hetimet e mëtejshme në lidhje me zbulimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për  shtetasin A.S., vjeç 36, banues në Sarandë, pasi më datë 30.09.2018, në fshatin Shën Vasil, në vendin e quajtur “Spirash”, i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje tokë bujqësore. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për shtetasit E.H., Z.M., A.R., vjeç 35, 39 dhe 32 banues në Këlcyrë, në fshatin Dragot, dhe Tepelenë, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte dhe sende të forta njëri-tjetrin, neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, në fshatin Varibob, Këlcyrë, është vjedhur banesa e shtetasit F.D., vjeç 69. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, në banesën e tij është gjetur nga familjaret i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi E.M., vjeç 30. Nga veprimet hetimore rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale (infarkt). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 01.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen B.K., vjeçe 30, banuese në fshatin Torovicë, pasi bashkëshorti, shtetasi E.K., vjeç 34, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen D.Ç., vjeçe 33, banuese në fshatin Gocaj, pasi bashkëshorti, shtetasi Z.Ç., vjeç 54, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Z.Ç., vjeç 54, banues në fshatin Gocaj, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës dhe bashkëshortes, shtetaseve M.Ç., dhe D.Ç., vjeç 83 e 33. Neni  130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, në banesë, është vetëhelmuar shtetasja A.N., vjeçe 17, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin Gj.Z., vjeç 58, banues në fshatin Fishtë, pasi në banesë, po ndërtonte një mur rrethues pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen A.P. (L.), vjeçe 25, banuese në Lezhë, pasi bashkëshorti, P.L., vjeç 33, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës  së Shkallës Parë Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 01.10.2018, në fshatin Fushë Kuqe, pranë banesës, është gjetur nga familjarët i vetëvarur, shtetasi N.T., vjeç 53. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për vlerësim.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin A.M., vjeç 41, banues në Fushë Mamurras, pasi në banesë, u kap duke ndërtuar një mur rrethues pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, shtetësia D.Ç., vjeçe 67, banuese në Laç, kallëzon se më datë 16.09.2018, i është larguar nga banesa djali, shtetasi A.Ç., vjeç 30. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.

Më datë 29.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Kurbin, për shtetasin L.K., vjeç 66, banues në Laç, pasi në pronën e tij, ka djegur disa  barishte dhe nga pakujdesia, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke djegur kallamishte në kënetën në afërsi. Neni 206/b i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës

Më datë 01.10.2018, u ndalua shtetasi A.Z., vjeç 39, banues në fshatin Stajkë, pasi gjatë natës, në qendër Bushat, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë vjedhur dyqanin në pronësi të shtetasit A.Rr., vjeç 47, banues në Bushat. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin Gj.P., vjeç 33, banues në fshatin Shllakë, pasi në qendër të qytetit Vau i Dejës, ka kanosur shtetasin A.K., vjeç 22, banues në Vau i Dejës. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, për shtetasin A.M., vjeç 23, banues në fshatin Gojan i Vogël, pasi më datë 30.09.2018, ka goditur me grusht shtetasin F.B., vjeç 53, banues në fshatin Gojan i Vogël. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për veprën penale “Dhuna në familje, më datë 01.10.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, I.S., vjeç 29, banues në fshatin Bushtricë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, shtetasi B.D., vjeç 49, banues në Kukës, kallëzon se është shqetësuar në telefon. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2018, në fshatin Petkaj, në një zonë të pyllëzuar, në vendin e quajtur “Mrrizi”, u gjetën dhe asgjësuan disa bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenin 284 i Kodit Penal. 

Më datë 01.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen V.V., vjeçe 29, banuese në Kukës, pasi bashkëshorti, shtetasi H.V., vjeç 33, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Kukës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Më datë 01.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasit M.H., dhe R.H., vjeç 77 e 66, banues në fshatin Sopot, pasi nusja e djalit, N.H., vjeçe 44, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tyre. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Dibër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6