Fier - "Forca e Ligjit" në veprim, sekuestrohen 1 milion euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga veprimtaria kriminale

Fierd.p.fier


"Forca e Ligjit" në veprim, sekuestrohen 1 milion euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga veprimtaria kriminale.


Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, gjurmimit, gjetjes, sekuestrimit me qëllim konfiskimi të aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, është hapur procedimi penal i regjistruar për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit V.Z., (A.G.).


Në përfundim të veprimeve të kryera, nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u zbatua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për sekuestro preventive në lidhje me pasuritë e shtetasit:


-V.Z., 50 vjeç, banues në Fier.


Ky shtetas është dënuar nga autoritetet italiane me 32 vjet e 6 muaj burg për veprën penale "Trafiku i narkotikëve” dhe është duke vuajtur dënimin në Itali.


· Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e 1 milion euro:

· Kompleks shërbimesh “Pelikani” i ndodhur në lagjen "Sheq i Madh" Fier.

· Një apartament me sipërfaqe 70 metra katror në lagjen "Kryengritja e Fierit".

· Një automjet i markës "Benz".


Vijon puna për identifikimin e pasurive të tjera që mund të ketë ky shtetas dhe personat e lidhur me të.

 

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4