Dibër, ndalohet autori kryesor i dyshuari për vrasjen me thikë të 36-vjeçarit në fshatin Arras

DibërDVP Diber

Ndalohet autori kryesor i dyshuari për vrasjen me thikë të 36-vjeçarit në fshatin Arras

Policia e Dibrës gjatë orëve të natës, falë një pune të mirëorganizuar bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative ka bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e vendndodhjes së autorit të dyshuar të vrasjes ndodhur në datë 30.09.2018.

Ndalohet shtetasi:

A.B., 23 vjeç, banues në fshatin Muhur.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi A.B., gjatë një konflikti për motive të dobëta në një lokal në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllain e tij V.B., ( i arrestuar) kanë vrarë me thikë shtetasin I.Z., 36 vjeç, banues në fshatin Sinë, njësia Administrative Arras.

Materialet hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78 dhe 25 të Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4