Lushnje - Finalizohet operacioni i koduar "Kristali".

LushnjeKrist

Plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë.

Policia e Lushnjes godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta.

Finalizohet operacioni i koduar "Kristali".

Sekuestrohen 103 gramë lëndë narkotike Kokainë, arrestohet në flagrancë poseduesi.

Në vijim të planit të masave të hartuar për "Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale", nga shërbimet e policisë në Komisariatin e Lushnjes në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në DVP Fier, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar "Kristali".

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

•D.D., 26 vjeç, banues në Shijak.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” Lushnje, gjatë orëve të natës, nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip "Renault", u gjetën dy qese me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë me peshë totale rreth 103 gramë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6