Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 03 Tetor 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 30 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 9 drejtues mjetesh.

5 persona për Narkotikët

1 person për veprën penale "Kanosja"

3 persona në kërkim

2 persona për veprën penale "Krime ndaj personit"

3 persona për veprën penale "Vjedhja"

2 persona për veprën penale "Dhunë në familje"

2 persona për veprën penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike"

1 person për veprën penale "Shkatërrim prone"

1 person për veprën penale "Falsifikimi"

1 person për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Gjithashtu janë sekuestruar:
103 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë, 
38 kg e 650 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 93 persona.

 
Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit është finalizuar operacioni i mëposhtëm:

1-Lushnje, plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë.
Policia e Lushnjes godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta. Finalizohet operacioni i koduar "Kristali". Sekuestrohen 103 gramë lëndë narkotike Kokainë, arrestohet në flagrancë poseduesi.

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4