Kukës- Ceremonia e inaugurimit të Zyrës së Shërbimit të Qytetarëve në Komisariatin e Policisë Has, si dhe ceremonia për dhurimin e 10 biçikletave për SPZ-të e Komisariatit të Policisë Kukës

Kukës- Ceremonia e inaugurimit të Zyrës së Shërbimit të Qytetarëve në Komisariatin e Policisë Has, si dhe ceremonia për dhurimin e 10 biçikletave për SPZ-të e Komisariatit të Policisë KukësCover

Më datë 02.10.2018, u zhvilluan ceremonia e inaugurimit të Zyrës së Shërbimit ndaj Qytetarëve në Komisariatin e Policisë Has me mbështetje dhe financim nga Programi i Qeverisë Suedeze SACP, si dhe ceremonia e dhurimit të 10 biçikletave për Komisariatin e Policisë Kukës, në kuadër të forcimit të Policimit në Komunitet.

Në ceremoni, e pranishme Znj.Petra Burcher, shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim e Ambasadës Suedeze, Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Gjovalin Loka, Prefekti i Qarkut Kukës, z.Zenel Kuçana, Drejtori Vendor i Policisë Drejtues Zef Laska, Drejtori i Programit SACP z.Ansi Shundi, shefat e Komisariateve Kukës dhe Has, përfaqësues të pushtetit Lokal si dhe efektivë të DVP Kukës.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, Drejtues Zef Laskaj gjatë fjalës përshëndetëse ka theksuar se rritja e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve është dhe do të jetë një nga prioritetet kryesore të punës sonë.
"Në kuadër të përmbushjes së këtij prioriteti të rëndësishëm me mbështetje dhe financim të Programit të Qeverisë Suedeze SACP “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”, është realizuar rikonstruksioni i Zyrës së Shërbimit për Qytetarët në Komisariatin e Policisë Has, e cila do të reflektojë një standard të lartë shërbimi ndaj qytetarit.
Theksoj se, rikonstruksioni i kësaj zyre shërbimi nuk është thjeshtë një fasadë e ndryshuar, por është pjesë integrale e një filozofie të re të policimit që po implementojmë, filozofisë së shërbimit ndaj qytetarëve. Kjo zyrë shërbimi do të jetë kontakti i parë i qytetarit të Bashkisë Has me policinë, ku do të ofrohen mbi 90 shërbime të ndryshme administrative. Të krijosh një mjedis më të sigurt për të gjithë do të thotë të punojmë së bashku për të parandaluar veprimtarinë kriminale dhe çdo lloj shkelje të ligjit. Kjo përbën një sfidë, e cila kërkon kontributin e të gjithëve, jo vetëm të institucioneve ligjzbatuese, por të të gjithë shoqërisë. Prandaj, ne jemi të vendosur që të forcojmë bashkëpunimin me organet e qeverisjes vendore, institucionet e tjera ligjzbatuese dhe me qytetarët, për të garantuar rend dhe siguri publike në Bashkinë e Hasit dhe në të gjithë territorin e Qarkut të Kukësit''.

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Gjovalin Lokaj tha se Policiimi në Komunitet është një nga tre prioritetet më të rëndësishme të Policisë së Shtetit.
"Policia e Shtetit ka përfunduar fazën përgatitore dhe ka hyrë në mënyrë graduale në fazën e zbatimit dhe të vlerësimit, duke vepruar në mënyrë të matur, por të qëndrueshme, me objektiva të qarta.
Në vijim të zbatimit të policimit në komunitet, për të qenë sa më pranë qytetarëve, kemi organizuar shërbimet policore mbi bazën e zonës policore, ku në çdo zonë, në bashkëpunim edhe me pushtetin lokal, do të ketë një zyrë, ku qytetarët mund të adresojnë problemet që i shqetësojnë. Gjithashtu edhe Zyrat e Shërbimit të Qytetarëve që po inaugurojmë sot, me mbështetjen e qeverisë Suedeze dhe projektit SACP, i shërbejnë këtij qëllimi.
Më vjen shumë mirë që Qarku i Kukësit dhe rrethi i Hasit në përbërje të tij, janë përzgjedhur nga partnerët tanë Suedezë, si përfitues direkt në fushën e policimit të orientuar nga komuniteti.
Policia e Shtetit nuk po mendon vetëm për sigurinë, por është fokusuar edhe në rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët. Për implementimin e këtij projekti Policia e Shtetit ka bashkëpunuar me projektin Suedez, SACP 2017-2020 i cili po zbatohet në DVP Elbasan dhe Kukës me qeverinë suedeze, për të cilin përfitoj nga rasti ti falënderoj në emër të Policisë së Shtetit".

Gjithashtu gjatë ditës së sotme në ambientet e DVP Kukës u zhvillua ceremonia e dhurimit të 10 biçikletave nga Programi Suedez SACP për ndihmës-specialistët e zonave të Komisariatit të Policisë Kukës.

Këto biçikleta do t'ju shërbejnë punonjësve të Policisë së zonave për ta shkelur zonën më shpesh dhe më shpejt duke ju ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë. Programi Suedez, dhurime të tilla ka bërë në Elbasan, Fier e Vlorë.

Drejtuesit e Programit Suedez kanë falënderuar drejtuesit e Policisë z.Lokaj dhe z.Laskaj për përkrahjen e këtij projekti, bashkëpunimin dhe dhënien e ideve që përfitimet e Policisë së Shtetit nga ky projekt të shkojnë në drejtimin e duhur dhe në interes të qytetarëve.

01d43b58-5e43-4cd9-bb69-d7043fc23cac

8e9a74f1-554f-4efc-b4df-d99adeab17c0

46b6fa3e-2c9f-4019-944d-525359841bbf

691df043-adf9-4208-b0e6-4476c831fb37

b6948137-05d1-4cb1-9b9a-dfc40fc2b7a6

e6464c65-0b98-43a9-8cdf-92d69938ea4b

cf0e8292-f061-458e-b053-7dba17692b9b

dabbeda4-ec38-4a73-a1bd-8160bdb5fa37

939b26ee-37b4-41da-aa53-4615b569f7cb

13e43ba4-852f-434b-a1e4-858d5d3c1cfc

e81cb0aa-6418-4d8f-8b16-46b9bb759273

f50f67d0-22ab-4862-8926-0dd370f47618

3426323a-2eb7-4b33-823b-e27a7c014202

 

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4