Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 03 Tetor 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new
 
Departamenti i Policisë Kriminale 
 
Sot mbylli punimet Konventa e Drejtorëve të Policisë Kriminale të Evropës Juglindore: "Sfidat e Sigurisë lidhur me Krimin e Organizuar, Krimet e Rënda dhe Rritjen e Flukseve Migratore, dhe Kontributi për veprimet e IISG", e cila u zhvillua në Tiranë nga data 01-03 Tetor 2018. Ky takim i rëndësishëm u organizua nga Shqipëria, e cila ka kryesinë e radhës së Konventës së Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore (PCC SEE).
 
Në Konventë përveç Drejtorëve  të Policisë Kriminale të vendeve Palë të Konventës së bashkëpunimit Policor për Europën Juglindore, morën pjesë  dhe partnerë të tjerë dhe organizma ndërkombëtare, si Europol, DEA, Eurojust, UNODC, IPA, SELEC, etj që në fokus kanë çështje të zbatimit të ligjit dhe bashkëpunimin policor rajonal dhe më gjerë. 
 
Në fund të punimeve nga të gjithë të pranishmit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm me Policinë e Shtetit, si dhe u ra dakord që ky bashkëpunim të thellohet në drejtim të shkëmbimit në kohë reale të informacionit nëpërmjet PCC SEE si koordinator, të thellohet lufta ndaj trafiqeve të paligjshme dhe kontrabandimit të migrantëve, si dhe të zhvillohen hetime dhe  operacione të përbashkëta për goditjen e grupeve kriminale të cilat sot kanë natyrë dhe shtrirje ndërkombëtare.
 
Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Eduart Merkaj në emër dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, siguroi homologët dhe pjesëmarrësit e agjencive ligjzbatuese se Policia e Shtetit është e vendosur  dhe e fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar, e cila sot ndjek një qasje më gjithëpërfshirëse dhe efikase përmes "Operacionit - Forca e Ligjit" në veprim si dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët me qëllim evidentimin dhe goditjen e plotë të grupeve kriminale, duke zhvilluar hetime dhe operacione të përbashkëta për këtë qëllim.
 
 
Drejtoritë Vendore të Policisë
 
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
 
Seksioni për narkotikët
 
Më datë 02.10.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit E.D., dhe S.Ç., vjeç 33 e 21, banues në Tiranë. Nenet 291 e 283/1 të Kodit Penal.
 
Më datë 03.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.B., vjeç 21, banues në Vlorë, pasi në Sauk të Vjetër, gjatë kontrollit, iu gjetën e bllokuan 6 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.
 
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
 
Në vijim të komunikatave, të cilat bëjnë fjalë për veprën penale “Mashtrimi”, më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen K.S., vjeçe 46, banuese në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Nenet 143, 180 e 181 të Kodit Penal.
 
Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasen O.Sh., vjeçe 31, banuese në Tiranë. Nenet 180 dhe 181 të Kodit Penal.
 
Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, më datë 02.10.2018, u referuan materialet shtesë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin P.Xh., vjeç 69, banues në Tiranë. Nenet 180 dhe 181 të Kodit Penal.
 
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, më datë 02.10.2018, u referuan materialet shtesë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.Sh., vjeç 65, banues në Tiranë. Nenet 180 dhe 181 të Kodit Penal.
 
Në vijim të komunikatës, cila bën fjalë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, më datë 02.10.2018, u referuan materialet shtesë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.N., vjeç 54, banues në Tiranë. Nenet 180 dhe 181 të Kodit Penal. 
 
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.K., vjeç 36, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin e mitur M.S., vjeç 16, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.L., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Thoma Goxhaj”, duke drejtuar motorin tip “Suzuki”, ka aksidentuar këmbësoren S.Ç., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.K., vjeç 54, banues në Tiranë, pasi në rrugën Rinas-Fushë Krujë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Fiat”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.K., vjeç 44, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen I.K., vjeçe 26, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital. Neni 2920/2 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, në rrugën “5 Maj”, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes shtetasen E.Y., vjeçe 36, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin e mjetit dhe kapjen e drejtuesit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Nenet 273 dhe 290 të Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin P.K., vjeç 27, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Llazi Miho”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.D., vjeç 50, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Llazi Miho”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Piggio”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi P.P., vjeç 40, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip "Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
 
Seksioni për trafikun e paligjshëm
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin D.K., vjeç 23, banues në Dibër, pasi në PKK Port, në hyrje nga kontrolli në sistem, rezultoi se ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
Durrës
Nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi proaktiv 3 mujor për veprat penale ”Korrupsion pasiv personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
• G.E., 29 vjeç, banues në Tiranë;
• A.K., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P.H., 43 vjeç.
Në ngarkim të tre shtetasve të mësipërm, me detyrë Inspektor të Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë Gjykata e Shkallës së Parë Durrës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për nenet 259, 244, 248 e 25 të Kodit Penal.
Të lartpërmendurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lekë për çdo rast. Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin  Sh.A., vjeç 41, banues në Durrës, pasi në autostradë Sukth-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga, për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.A., dhe I.K., vjeç 49 e 37, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital jashtë rreziku për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
 
Seksioni për trafikun e paligjshëm
 
Më datë 02.10.2018u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin Sh.Ç., vjeç 56, banues në fshatin Qafzez, Ersekë, pasi mjeti tip “Toyota”, rezulton i vjedhur në Greqi.  Neni 141/a i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 02.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.B., vjeç 54, banues në Çiflik Ura Vajgurore, pasi në fshatin Poshnje, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.S., vjeç 19, banues në Kuç, Ura Vajgurore, pasi në Poshnje,u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B., vjeç 38, banues në Berat, me leje drejtimi, pasi në aksin rrugor Berat-Poliçan, në ‘’Uznova e Madhe’’, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Rover”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar A.B., dhe pasagjeri M.D., vjeç 29, banues në Berat, të cilit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekut. Nenet 290 dhe 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin F.Q., vjeç 20, banues në Berat, pasi në Berat, tek Kombinati, është kapur pa leje drejtimi duke drejtuar mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
 
Seksioni për narkotikët
 
Më datë 02.10.2018, u  arrestua në flagrancë  shtetasi H.K., vjeç 60, banues në fshatin Cakran, Fier, pasi në IEVP Fier,  gjatë kontrollit personal, ju  gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283/1, 224/a të Kodit Penal.
 
Lushnje
Plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë.
Policia e Lushnjes godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta.
Finalizohet operacioni i koduar "Kristali".
Sekuestrohen 103 gramë lëndë narkotike Kokainë, arrestohet në flagrancë poseduesi.
Në vijim të planit të masave të hartuar për "Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale", nga shërbimet e policisë në Komisariatin e Lushnjes në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në DVP Fier, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar "Kristali".
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
D.D., 26 vjeç, banues në Shijak.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” Lushnje, gjatë orëve të natës, nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip "Renault", u gjetën dy qese me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë me peshë totale rreth 103 gramë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin G.Ç., vjeç, 48, banues në Lushnje, pasi ka aplikuar për t’u pajisur me pasaportë biometrike me të dhënat personale të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
 
Seksioni për trafikun e paligjshëm
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin J.A., vjeç 22, banues në Shushicë Vlorë, pasi më datë 20.09.2018, në PKK Qafë Botë, Konispol, ka kaluar në mënyrë paligjshme kufirin shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.K., vjeç 42, banues në fshatin Babicë, pasi për t'u pajisur me pasaportë biometrike, dyshohet se ka aplikuar me gjeneralitete të falsifikuara. Nenet 189 e 190 të Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
 
Seksioni për narkotikët
 
Tepelenë
Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A.D., 54 vjeç, banues në fshatin Dervishaj, Memaliaj.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 38 kg e 650 gr lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Canabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime mëtejshme, neni 283/1 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin S.H., vjeç 63. Neni 143 /2 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
 
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit 
Dibër
Ndalohet autori kryesor i dyshuari për vrasjen me thikë të 36-vjeçarit në fshatin Arras
Policia e Dibrës gjatë orëve të natës, falë një pune të mirëorganizuar bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative ka bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e vendndodhjes së autorit të dyshuar të vrasjes ndodhur në datë 30.09.2018.
Ndalohet shtetasi: A.B., 23 vjeç, banues në fshatin Muhur.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi A.B., gjatë një konflikti për motive të dobëta në një lokal në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllain e tij V.B., ( i arrestuar) kanë vrarë me thikë shtetasin I.Z., 36 vjeç, banues në fshatin Sinë, njësia Administrative Arras.
Materialet hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78 dhe 25 të Kodit Penal.
 
DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
 
KOMISARIATET E POLICISË
 
Komisariati i Policisë Nr. 1
 
Më datë 01.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.G., vjeç 39, banues në fshatin Zall Herr, për veprat penale parashikuar nga nenet 84, 274 dhe 280 të Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, shtetasja A.Ç., vjeçe 34, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 30.09.2018, është larguar nga banesa vajza B.Ç., vjeçe 14, banuese në Tiranë, dhe nuk është kthyer. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
 
Më datë 02.10.2018, në  Sauk, ka rënë zjarr si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, në banesën e shtetasit S.O., vjeç 47, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tirnë, për ngjarje aksidentale.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasen S.H., vjeçe 33, banuese në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.
 
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 02.10.2018, u ndalua shtetasi B.M., vjeç 26, banues në Durrës. Nga verimet e kryera rezulton se ky shtetas është autor i dy vjedhjeve të tjera. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.M., vjeç 54,  banues në Tiranë, pasi në fshatin Baltaxhias, në banesë, u konstatuan punime, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, në rrugën “Ali Shefqeti”, ka vdekur shtetasi K.Sh., vjeç 64, banues në Tiranë. Nga veprimet rezultoi se vdekja ka qenë natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Z.D., vjeç 66, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhepa” Shkozë, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 2
 
Më datë 02.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E.B., vjeçe 40, banuese në Tiranë, pasi ish-bashkëjetuesi, A.A., vjeç 37, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 02.10.2018, në rrugën “Sali Butka”, ka rënë zjarr në banesën e shtetases G.B., vjeçe 82, banuese në Tiranë, ku për pasojë kjo shtetase ka gjetur vdekjen nga asfiksimi. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
 
Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 02.10.2018, rreth orës 11:20, mbrapa pallatit të sportit “Asllan Rusi”, dyshohet të jetë vetëvarur shtetasia E. Y., rreth 24 vjeçe, lindur në Mallakastër dhe banuese në Tiranë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.B., dhe Xh.B., vjeç 34 e 66, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Liman Kaba”, kanë kanosur shtetasin A.V., vjeç 49, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.H., vjeç 60, banues në Tiranë, pasi ka goditur me grushte dhe nxjerrë nga banesa vjehrrin P.K., vjeç 80, banues në Tiranë, të cilit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 90 i Kodit Penal.
 
Tiranë
Nuk i bindet urdhërit të punonjësit të Rendit Publik për të ndaluar, si dhe kundërshton punonjësit e Policisë në momentin e ndalimit, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, arrestuan në flagrancë shtetasin:
- R.C., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas në rrugën e “Kavajës” ka kaluar me semafor të kuq dhe pasi i është dhënë shenja e ndalimit nga shërbimet e Policisë nuk ka ndaluar, por ka vazhduar lëvizjen me mjet duke iu shkaktuar dëme dhe tre mjeteve të tjera dhe pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë është bërë ndalimi i mjetit në zonën e “Komunës së Parisit”, ku dhe është bërë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi. 
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 150, 237, 242 273 dhe 274 të Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 3
 
Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe punohet për kapjen e shtetasit J.B. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.M., vjeç 17, banues në Tiranë. Nenet 150 e 90 të Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit G.M., dhe D.H., vjeç 31 e 66, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, kanë kanosur me fjalë njëri-tjetrin. Neni 84 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen D.S., vjeçe 23, banuese në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 275 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit E.S., vjeç 40, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Barrikadave”, kanë kanosur shtetasin G.T., vjeç 42, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit A.H., dhe M.B., vjeç 33 e 51, banues në Tiranë. Nenet 235 e 90 e 112 të Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 02.10.2018, në kopsht, aksidentalisht është rrëzuar një fëmijë 3 vjeç dhe është dërguar në spital nga edukatorja. Fëmija, ndodhet nën kujdesin e mjekut, pa probleme. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Nr. 4
 
Më datë 02.10.2018, u ndalua shtetasi në kërkim F.Ç., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”. Nenet 130/a-4 dhe 305/b të Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit F.O., vjeç 18, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu”, i ka vjedhur telefonin celular shtetasit M.B., vjeç 52, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, në rrugën “Niko Avrami”, është gjetur i vdekur një shtetas i seksit mashkull, i paidentifikuar. Paraprakisht dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e një infarkti kardiak. Po punohet për identifikimin dhe zbardhjen e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
 
Më datë 02.10.2018, në fshatin Tujan, dyshohet se mjeti tip “Opel”, i shtetasit S.Q., gjatë kohës që ka qenë ndaluar ka ikur indietro dhe gjatë kohës që shtetasi S.Q., ka tentuar ta ndaloj është zënë sipër nga mjeti ku për pasojë shtetasi S.Q., vjeç 35, banues në Tiranë ka gjetur vdekjen. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.S.,  vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dalip Topi”, ka vjedhur në banesën e shtetasit Sh.K., vjeç 53, banues në Tiranë. Po punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit G.Ll., dhe K.N., vjeç 16 e 19, banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim kanë goditur me sende të forta shtetasin J.K., vjeç 17, banues në Tiranë. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 5
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.L., vjeç 26, banues në Babrru, pasi në Babrru, në autobus i ka vjedhur portofolin shtetases R.I., vjeçe 34. Po punohet për kapjen e E.L. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, në rrugën “Bulevardi Blu”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M.V., vjeç 36, banues në Kamëz, ku për pasojë është djegur pjesërisht njëra nga dhomat e banesës. Nga veprimet e kryera rezulton se shkak i zjarrit ka qenë një qiri i harruar ndezur. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.
 
Më datë 02.10.2018, shtetasja Sh.R., vjeçe 79, banuese në Tiranë, kallëzon se në fshatin Çekrezë, gjatë disa punimeve në banesën e saj, është rrëzuar një mur dhe për pasojë ka dëmtuar matësin e energjisë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Neni 191 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit K.T., vjeç 24, banues në Kamëz, pasi më datë 01.10.2018, në rrugën “Gjeneva”, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit I.S., vjeç 25, banues në Kamëz. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.L., vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kumanova“, Kamëz, ka vjedhur në banesën e shtetases Sh.L., vjeçe 58, banuese në Kamëz. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 6
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen Sh.G., vjeçe 40, banuese në Tiranë, pasi në fshatin Pezë-Helmes, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
 
Më datë 01.10.2018, në spital, ka vdekur shtetasja H.Xh., vjeçe 79, banuese në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.
 
Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për "Plagosja të rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, më datë 02.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.Xh., vjeç 25, banues në Tiranë. Nenet 88, 25 e 283 të Kodit Penal.
 
Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit S.A., G.H., A.H., dhe E.S., vjeç 67, 43, 33 e 38, banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.P., vjeç 49, banues në Tiranë, pasi në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, i ka dëmtuar mjetin tip “Benz”, shtetasit E.P., vjeç 34, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasen  Sh.S., vjeçe 51, banues në Tiranë, pasi në rrugën “3 Dëshmoret”, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE,  kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Vorë
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.K., vjeç 75, banues në Vorë, pasi në  fshatin Gjeç-Kodër, Vorë, ka pushtuar një sipërfaqe tokë të shtetasit E.K., vjeç 32, banues në Vorë. Neni 200 i Kodit Penal.  
 
Komisariati i Policisë Kavajë
 
Më datë 02.10.2018, në Qerret, është rrëzuar shtetasi F.M., vjeç 60, banues në Tiranë, ku për pasojë është dëmtuar, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për ngjarje aksidentale.
 
Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për veprën penale shkatërrimi i pronës nga pakujdesia, më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për shtetasin në kërkim G.M., vjeç 38, banues në Lushnje. Neni 161 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Durrës
 
Më datë 02.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.F., vjeç 37, banues në Durrës, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës B.F., vjeçe  67, e cila ka qenë disa herë e pajisur me urdhrin e  mbrojtjes. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, gjatë natës, në fshatin Katund Sukth, është tentuar  të vidhet  banesa e shtetasit B.Sh., vjeç 70. Po punohet për  identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134  e 22 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.010.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit H.K., dhe M.B., vjeç 21 e 22, banues në Durrës, pasi në lagjen 13, Plazh, kanë goditur me grusht, shtetasit R.G., dhe  H.L., vjeç 21 e 22, banues në Durrës. Neni 89 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L.A., vjeçe 21, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti A.S., vjeç 28, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr 9669 datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës  në marrëdhëniet familjare.
 
Më datë 02.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen D.F., vjeçe 38, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti F.F., vjeç 41, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr 9669 datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës  në marrëdhëniet familjare.
 
Më datë 02.120.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pran Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin S.M., vjeç 77, banues në Durrës,  pasi në lagjen nr. 1, në banesë, u kap duke ndërtuar një mur rrethues pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, në fshatin Shënavlash, në banesë, shtetësia G.D., vjeçe 26, ka bërë lindje të parakohshme (jashtë spitalit), e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për vlerësim.

Komisariati i Policisë Krujë
 
Më datë 02.10.2018, në fshatin Arrameras, në banesën e shtetasit D.K., vjeç 33, ka rënë zjarr, ku është djegur pjesërisht mjeti  tip “Benz”. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim.
 
Më datë 03.10.2018, gjatë kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në fshatrat Rranza, Bruz Mal, Bruz Zallë, Kroi i Madh, u gjetën dhe asgjësuan bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.010.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasit G.Z., vjeç 55, banues në fshatin Zallë Fushë-Krujë, pasi më anë të telefonit, ka kanosur me fjalë shtetasin K.V., vjeç 61, banues në fshatin Halil. Neni 84 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin K.E. Nenet 134 dhe 25 të Kodit Penal.
 
Më datë 02.010.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin M.S., vjeç 70, banues në fshatin Luz, pasi në Fushë-Krujë, ka goditur me mjete të forta shtetasin I.B., vjeç 75, banues në fshatin Bubq. Neni 89 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Shijak
 
Më datë 02.10.2018, gjatë natës, në fshatin Rreth Shijak, është tentuar të vidhet  banesa e  pabanuar e shtetasit  E.M.  vjeç 31. Po punohet për  identifikimin e kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, gjatë natës në fshatin Pjezë, është tentuar të vidhet  banesa e  pabanuar e shtetasit H.B.,  vjeç 59. Po punohet për  identifikimin e kapjen e autorit. Nenet 134  e 22 të Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Elbasan
 
Elbasan 
Kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i plagosjes së 29-vjeçarit.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, falë një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e autorit të plagosjes së shtetasit B.S., 29 vjeç, ndodhur në datë 01.10.2018.
Ndalohet shtetasi A.P., 37 vjeç, banues në lagjen "5 Maj" Elbasan.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi A.P., gjatë një konflikti për motive të dobëta në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen "5 Maj",Elbasan, ka plagosur me thikë shtetasin B.S.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Plagosja e lehtë me dashje" parashikuar nga nenet 279, 89 të Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.L., vjeç 28, banues në Elbasan. Neni 90 i Kodit Penal.
 
Në  lidhje me protestën e paligjshme të  zhvilluar në  fshatin Mengel, Elbasan ditën e djeshme, sqarojmë se: 
Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga Policia e Elbasanit u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Shtyrja e të miturve në krim”, (neni 129) “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullimin e manifestim të paligjshëm”, "Kundërshtim i punonjësve të policisë", dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” për deputetin L. B,  dhe ndaj disa shtetasve të tjerë, të moshës nga 25 deri në 60 vjeç.
Policia e Shtetit ri-thekson edhe njëherë se nuk ka ushtruar asnjë lloj dhune, ndaj asnjë fëmije. Është pyetur në prani të të afërmve dhe psikologes, i mituri që u shfaq në disa media si i keqtrajtuar. Është kryer një akt ekspertimi për fëmijën, si dhe janë marrë në shqyrtim pamjet filmike në dispozicion. Nga të gjitha veprimet proceduriale të kryera, nuk rezulton që fëmija të jetë keqtrajtuar nga Policia apo të ketë ndonjë dëmtim.
Policia e Elbasanit edhe njëherë shpreh keqardhjen për akuzat e ngritura si dhe përpjekjen e bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, për të përbaltur punën e Policisë me qëllim pengimin në përmbushjen e misionit të saj, atë të shërbimit ndaj qytetarëve, të cilët për disa orë u penguan të qarkullonin në të dy kahet e aksit kombëtar Elbasan - Librazhd.
 
Komisariati i Policisë Cërrik
 
Më datë 02.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin J.P., vjeç 58, banues në  fshatin Shtëpanjë, pasi më datë 29.09.2018, në banesë, vëllai A.P., vjeç 46, banues në Shtëpanjë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin D.H., vjeç 33, banues në Belsh, pasi në Belsh, në ambientet e lokalit të marrë me qira, ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 makineta për lojëra fati, pa dokumentacionin përkatës. Neni 197 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.P., vjeç 46, banues në fshatin Shtëpanjë, pasi më datë 29.09.2018, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit J.P., vjeç 58, banues në  Shtëpanjë. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Librazhd
 
Më datë 02.10.2018, në fshatin Karkavec, Përrenjas, pranë banesës, është gjetur i vetëvarur shtetësi B.K., vjeç  29, i cili ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 99 e 22 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për të miturit A.J, A.Sh., L.B., dhe K.Xh., vjeç 14, 12, 10 e 10, banues në Librazhd. Neni 134/2 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Gramsh
 
Më datë 02.10.2018, në SPKM Kakavijë, u ndalua shtetasi në kërkim K.Z., vjeç 22, banues në fshatin Shëmërdhenj, Gramsh. Nenet 248 e 25 të Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, si dhe punohet për kapjen e shtetasit A.M., vjeç 37, banues në fshatin Gurrazezë, Skrapar, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes B.M., vjeçe 30. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Korçë
 
Më datë 02.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S.M., vjeçe 31, banuese në Korçë, pasi bashkëshorti, G.M., vjeç 37, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin F.R., vjeç 30, banues në Korçë, pasi më datë 01.10.2018, në rrugën “Viktor Eftimiu”, ka kanosur me fjalë e goditur me sende të forta, shtetasit F.H., dhe E.R., vjeç 51 e 25, banues në Korçë. Neni 89 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Maliq
 
Më datë 02.10.2018, shtetasi A.R., vjeç 55, banues në fshatin Orman, Maliq, kallëzon  se djalit të tij, I.R., vjeç 15, banues në fshatin Orman, i kanë  vjedhur celularin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Devoll
 
Më datë 02.10.2018, në fshatin Vidohovë, Devoll, është vjedhur banesa e shtetases F.Sh., vjeçe 51. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Ersekë
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.H., vjeç 32, banues në fshatin Bregas, Maliq, pasi shtetasi A.A., vjeç 51, banues në Qinam, Ersekë, kallëzon se i ka vjedhur një sasi lekësh. Neni 134/1 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Berat
 
Më datë 02.10.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.C., dhe E.M., vjeç 26 e 23, banues në fshatin Drenovë, Poliçan, pasi në hyrje të Poliçanit, nga kontrolli i ushtruar nga Patrulla e Policisë në mjetin 'Land Rover' iu gjetën 95 kg fleta metalike bakri, dyshuar të vjedhura në Uzinën e Poliçanit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Fier
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin E.M., vjeç 22, banues në Fier, pasi më datë 24.09.2018, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, nuk i është bindur patrullës së policisë për të ndalur mjetin. Neni 242 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin K.M., vjeç 24, banues në Fier, për veprën penale parashikuar nga neni Neni 121/a i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen M.M., vjeçe 37, banuese në Rroskovec, pasi kunata, shtetësia V.T., vjeçe 49, ka ushtruar dhunë psikologjike  ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
Komisariati i Policisë Mallakastër
 
Më datë 02.10.2018, u arrestua shtetasi Z.S., vjeç 57, banues në Ballsh, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes L.S., vjeçe 57. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Vlorë
 
Më datë 02.10.2018, shtetasi A.M., vjeç 28, banues në Vlorë, kallëzon se më datë 01.10.2018, gjatë natës, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, i është vjedhur lokali i tij. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin Gj.M., vjeç 32, banues në Vlorë, pasi më datë 02.10.2018, në lagjen “29 Nëntori”, ka goditur me grushte shtetasin E.L., banues në fshatin “Babicë e Madhe”. Neni 90 i Kodit Penal.
 
Në vijim të komunikatës korrik 2018, u ndalua shtetasi B.Zh., banues në Vlorë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, ka urdhëruar ndalimin e tij për vjedhje.
 
Më datë 02.08.2018, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I.H., vjeç 26, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Isa Boletini”, është kapur larg banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si dhe për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit. Nenet 323 dhe 242 të Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Mirditë
 
Më datë 02.10.2018, shtetësi F.Ç., vjeç 25, banues në Bardhaj, kallëzon se i është larguar nga banesa bashkëshortja B.Ç., vjeçe 21. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.
 
Më datë 03.10.2018, shtetësia I.Ll., vjeçe 22, banuese në fshatin Bungaj, ka njoftuar në organet e policisë se i ka humbur vajza e mitur 3 vjeçe, por më pas ka telefonuar përsërsi se e ka gjetur 200 m larg banesës së saj.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin M.P., vjeç 60, banues në Reps. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Shkodër
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin S.Gj., vjeç 32, banues në Shkodër. Neni 121/a i Kodit Penal. 
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin M.V., vjeç 79, banues në fshatin Shtoj, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që furnizonte banesën e tij. Neni 137 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Pukë
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, dhe punohet për kapjen e shtetasit A.M., vjeç 41, banues në fshatin Korthpulë. Neni 305 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Mat
 
Më datë 02.10.2018, në spitalin rajonal Burrel, është paraqitur, për ndihmë mjekësore, shtetasja D.L., vjeçe 70, banuese në fshatin Stojan, e cila aksidentalisht, ka rrëshqitur nga shkallët e banesës dhe është rrëzuar duke marrë dëmtime, ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, si dhe punohet për kapjen e shtetasit A.K., vjeç 21, banues në Burrel, pasi më datë 30.09.2018, në afërsi të banesës, ka kanosur shtetasin M.H., vjeç 16, banues në Burrel. Nenet 84 dhe 90 i Kodit Penal. 
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për shtetasin B.Xh., vjeç 59, banues në fshatin Zenisht. Neni 277 i Kodit Penal. 
 
DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN
 
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
 
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.S., vjeç 27, banues në Kuçovë, pasi më datë 14.09.2018, në PKK Morinë, Kukës, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  I.D., vjeç 24, banues në Burrel, pasi në P.K.K, Rinas, gjatë kontrollit iu gjetën dhe bllokua një kartë italiane dhe një kartë banke të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.P., vjeç 23, banues në Kamëz, Tiranë, pasi më datë 01.08.2018, në PKK Morinë, Kukës, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.Zh., vjeç 23,  banues në Tiranë, pasi më datë 19.09.2017, në PKK Blladë, Dibër, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.V.,  vjeç 19, banues në Tiranë, pasi më datë 12.09.2018, në PKK Muriqan, Shkodër, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm.
 
Më datë 02.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.S., vjeç 27, banues në Kuçovë, pasi më datë 07.09.2018, në PKK Morinë, Kukës, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm.

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4