Vlorë, finalizohet operacioni i koduar "FOUR"

Vlorë WhatsApp Image 2018-10-04 at 10.53.23

Finalizohet operacioni i koduar "FOUR"

Sekuestrohen një sërë materialesh të vjedhura si motora, vegla pune, targa mjetesh, bizhuteri etj.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, 1 tjetër procedohet në gjendje të lirë, ndërsa 1 tjetër shpallet në kërkim.

Arrestohet në flagrancë shtetasi K.K, 18 vjeç, banues në Vlorë.

Procedohet në gjendje të lirë shtetasi I.T, banues në Vlorë.

Shpallet në kërkim shtetasi Xh.Q, 22 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 03.10.2018, në lagjen "Bashkimi" dyshohet se kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit Xh.Q.

Nga hetimet intensive të kryera, ka rezultuar se këta shtetas dyshohet të jenë autorë të disa vjedhjeve të tjera të kryera në qytetin e Vlorës, për të cilat policia ka bërë zbardhjen dhe dokumentimin e tyre si më poshtë:

1▪Më datë 03.10.2018, në vendin e quajtur "Omonia" dyshohet se kanë vjedhur motorin tip "Sprinter" në pronësi të shtetasit D.N.

2▪Më datë 03.10.2018, dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një banese në lagjen "Bashkimi" në pronësi të shtetasit Gj.Q.

3▪Më datë 03.10.2018, dyshohet se kanë vjedhur një motor tip "Honda" në lagjen "1 Maji" në pronësi të shtetasit A.A.

4 ▪Më datë 03.10.2018, në lagjen "24 Maji" dyshohet se janë autorë të vjedhjes së 2 motorave "Suzuki" dhe "Sprinter".

5▪Më datë 01.10.2018, dyshohet se kanë vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit A.M në lagjen "Bashkimi", ku kanë marrë 20.000 lekë te rinj.

6▪Më datë 01.10.2018, dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një dyqani me materiale ndërtimi në pronësi të shtetasit A.A, ku kanë marrë disa vegla pune të reja.

7▪Më datë 01.10.2018, dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një picerie në lagjen "29 Nëntori" (para).

8▪Më datë 20.09.2018, në lagjen "Bashkimi" dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit Y.Q (orendi shtëpiake).

9▪Më datë 12.08.2018, në lagjen "Bashkimi" dyshohet se kanë tentuar të vjedhin banesën në pronësi të shtetasit V.D.

Nga kontrollet e ushtruara nëpër banesat e këtyre personave, konkretisht në lagjet "Partizani" "1 Maji" "Bashkimi", shërbimet e policisë kanë sekuestruar një sërë materialesh të vjedhura nga rastet e listuara më sipër, si:

• Një automjet i markës "Benz ML" ngjyrë gri
• Katër motorë (Spinter, Suzuki, 2-Honda)
• Targa të ndryshme automjetesh
• Bizhuteri me vlerë (varëse, unaza, byzylykë, vëthë)
• Vegla pune për ndërtim (troko, trapan)
•Vegla pune për kryerjen e vjedhjeve (trança për prerjen e hekurave, kaçavida, pinca, çelësa)
• Veshje për maskim (xhupa, maska, doreza)
• Litarë për tu ngjitur dhe zbritur për vjedhjen e banesave,
• Çanta për mbajtjen e sendeve të vjedhura etj.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale "Vjedhja" e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134/25 të Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4