Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 04 Tetor 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 28 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 10 drejtues mjetesh.

8 persona në kërkim

1 person për veprën penale "Mashtrimi"

2 persona për veprën penale "Përndjekja"

1 person për veprën penale "Vjedhja"

4 persona për veprën penale "Dhuna në familje"

2 persona për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve"
 

Gjithashtu janë sekuestruar:

1 dozë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë, 


1 armë e ftohtë (1 thikë).

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 75 persona.
 
Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit është finalizuar operacioni i mëposhtëm:

1-Vlorë, operacioni i koduar "FOUR".
Sekuestrohen një sërë materialesh të vjedhura si motorë, vegla pune, targa mjetesh, bizhuteri etj.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, 1 tjetër procedohet në gjendje të lirë, ndërsa 1 tjetër shpallet në kërkim.

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6