Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 04 Tetor 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new

Departamenti i Policisë Kriminale 

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.U., vjeç 28, banues në Pukë, pasi në Yzberisht, nga kontrolli të fizik iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më darë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.M., vjeçe 33, banues në Kamëz, pasi në Kashar, nga kontrolli fizik iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.T., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, nga kontrolli fizik iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Në vijim të komunikatës, e cila bënë fjalë për veprën penale “Mashtrimi”, më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.C., vjeç 33, për veprat penale “Fshehje e të ardhurave”dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Nenet 143/2, 180 dhe 181 të Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, Gj.F., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Nenet 180, 144/a dhe 181 të Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.B., vjeç 38, banues në Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.L., vjeç 35, banues në Tiranë. Nenet 186 e 143 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.Sh., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamed Gjollesha”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin K.K., vjeç 73, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.N., vjeç 30, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Beverly”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen G.S., vjeçe 30, banues në Tiranë, pasi në Vorë, duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, ka humbur kontrollin,  për pasojë është dëmtuar, e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, në rrugën “Gjergj Legisi”, mjeti tip “Smart”, ka aksidentuar fëmijën  S.V., vjeçe 5, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, duke drejtuar motorin tip “Dayang” ka aksidentuar shtetasin Q.T., vjeç 87, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.T., vjeç 24 banuese në Berat, pasi në rrugën Elbasan Tiranë, pranë tunelit të Krrabës, duke drejtuar motorin tip “Honda”, është përplasur me bordurën anësore të rrugës, për pasojë është dëmtuar, e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.Gj., vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Citroen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin J.Sh., vjeç 21, banues në Dibër, pasi në PKK Port, në kthim nga Italia, nga kontrolli në sistem rezultoi se nuk kishte dalje nga Shqipëria. Neni 297 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.L., vjeç 34, banues në Kosovë, pasi në PKK Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me pasaportë të falsifikuar. Nenet 189 e 190 të Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit

Më datë 03.10.2018, u ndalua shtetasi F.M., vjeç 34, banues në Luzhaj Tropojë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, e ka shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake dhe municionit”. Nenet 140 e 278/2 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 03.10.2018 u referuan  materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E.S., vjeç 46, banues në Kamëz Tiranë, pasi në rrugën” Taulantia”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Humer”. Neni 291 i Kodit Penal.

SHÇBA

Durrës/SHÇBA arreston një punonjës policie të dehur
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat arrestoi në kushtet e flagrancës një punonjës policie në Komisariatin e Durrësit, për shkak se ishte i dehur në kohën kur drejtonte automjetin. Përveç kësaj, ai ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit.
Punonjësi i arrestuar është I.V., 49 vjeç dhe ka qenë duke drejtuar mjetin e Policisë. SHÇBA sapo u njoftua për ngjarjen ka vepruar duke arrestuar autorin dhe duke marrë masa për sigurimin e provave materiale.
Nga testi me aparat Drager, I.V., rezultoi i dehur dhe akuzohet për “Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”. Njëkohësisht janë kryer veprimet e tjera për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet proceduriale do të referohen në Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 03.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.D., vjeç 18, banues në Gramsh, pasi në Gramsh, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Elbasan
Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan - Gjinar, në fshatin Zavalinë, mjeti "Fuoristradë" me drejtues shtetasin T.D., 31 vjeç, banues në fshatin Zavalinë, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit shtetasi T.D., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjeri shtetasi F.D., 40 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, ka marrë lëndime të lehta, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin L.S., vjeç 21, banues në Durrës, pasi në PKK Kapshticë, u kap duke kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë, për shtetasin N.H., vjeç 40, banues në fshatin Libonik. Neni 180 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasit S.L., dhe E.N., vjeç 56 e 50, banues në Bilisht e fshatin Bitinckë. Nenet 178 e 297 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Sektori për krimin ekonomik e financiar

Berat
Pas një transmetimi të kryer nga emisioni Investigativ 'Stop', në datën 02.10.2018 shtetasja T.T, administratore e një Qendre Sociale, Berat dyshohet të ketë kryer korrupsion pasiv, ndaj shtetasve A.M., dhe G.S., ju bëjmë me dije se:
Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen:
•T.T., 50 vjeçe, banuese në lagjen “30 Vjetori”, Berat.
U kryen të gjitha veprimet proceduriale nga të cilat rezultoi:
Shtetasja T.T., duke ushtruar detyrën e Administratores në një Qendër Sociale në periudhën Janar-Shkurt, të vitit 2018 dyshohet se ka përvetësuar shumën prej 200.000 (dyqind mijë lekë), për ta punësuar pranë kësaj shoqate shtetasin:
A.M., 49 vjeç, banues në lagjen "Dëshmorët e Kombit", Berat.
Gjithashtu dyshohet se ka përvetësuar shumën prej 300.000 (treqind mijë lekë), duke i premtuar një vend pune për bashkëshorten shtetasit G.S., banues në lagjen ‘’Donika Kastrioti‘’, Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat në ngarkim të shtetases T.T., për veprat penale “Korrupsioni pasiv në sektorin privat” dhe “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 164/b dhe 143 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Berat
Nga Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i tre shtetasve për veprën penale, "Drejtimi mjetit në mënyrë të pa rregullt", parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
•F.I., 23 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat, pasi në vendin e quajtur “Tirana Bank”, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motorin pa leje drejtimi.
•A.G., 24 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, pasi në vendin e quajtur “Te Ulliri”, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motorin, pa leje drejtimi.
•L.H., 21 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat, pasi në rrugën Berat-Duhanas, duke drejtuar motorin pa targa dhe pa leje drejtimi ka humbur kontrollin dhe është 
rrëzuar, për pasojë janë plagosur lehtë kalimtarët, shtetasit T.Z., 17 vjeç dhe Sh.N., 17 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A.A., vjeç 35, banues në fshatin Çerenisht, Skrapar, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin G.B., vjeç 44, banues në fshatin Dushnik, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetë. Neni 290 i Kodit Penal. 

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin P.Sh., vjeç 24, banues në Berat, pasi tek “Ura e Goricës”, duke drejtuar mjetin autobus tip “Setra”, është përplasur me motorin tip “Yamaha”, të drejtuar nga shtetasi N.Gj., vjeç 59, banues në Sukth Durrës, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Vlorë
Finalizohet operacioni i koduar "FOUR"
Sekuestrohen një sërë materialesh të vjedhura si motorë, vegla pune, targa mjetesh, bizhuteri etj.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, 1 tjetër procedohet në gjendje të lirë, ndërsa 1 tjetër shpallet në kërkim.
Arrestohet në flagrancë shtetasi K.K., 18 vjeç, banues në Vlorë.
Procedohet në gjendje të lirë shtetasi I.T, banues në Vlorë.
Shpallet në kërkim shtetasi Xh.Q., 22 vjeç, banues në Vlorë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 03.10.2018, në lagjen "Bashkimi" dyshohet se kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit Xh.Q.
Nga hetimet intensive të kryera, ka rezultuar se këta shtetas dyshohet të jenë autorë të disa vjedhjeve të tjera të kryera në qytetin e Vlorës, për të cilat policia ka bërë zbardhjen dhe dokumentimin e tyre si më poshtë:
1▪Më datë 03.10.2018, në vendin e quajtur "Omonia" dyshohet se kanë vjedhur motorin tip "Sprinter" në pronësi të shtetasit D.N.
2▪Më datë 03.10.2018, dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një banese në lagjen "Bashkimi" në pronësi të shtetasit Gj.Q.
3▪Më datë 03.10.2018, dyshohet se kanë vjedhur një motor tip "Honda" në lagjen "1 Maji" në pronësi të shtetasit A.A.
4 ▪Më datë 03.10.2018, në lagjen "24 Maji" dyshohet se janë autorë të vjedhjes së 2 motorave "Suzuki" dhe "Sprinter".
5▪Më datë 01.10.2018, dyshohet se kanë vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit A.M në lagjen "Bashkimi", ku kanë marrë 20.000 lekë te rinj.
6▪Më datë 01.10.2018, dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një dyqani me materiale ndërtimi në pronësi të shtetasit A.A, ku kanë marrë disa vegla pune të reja.
7▪Më datë 01.10.2018, dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një picerie në lagjen "29 Nëntori" (para).
8▪Më datë 20.09.2018, në lagjen "Bashkimi" dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit Y.Q (orendi shtëpiake).
9▪Më datë 12.08.2018, në lagjen "Bashkimi" dyshohet se kanë tentuar të vjedhin banesën në pronësi të shtetasit V.D.
Nga kontrollet e ushtruara nëpër banesat e këtyre personave, konkretisht në lagjet "Partizani" "1 Maji" "Bashkimi", shërbimet e policisë kanë sekuestruar një sërë materialesh të vjedhura nga rastet e listuara më sipër, si:
• Një automjet i markës "Benz ML" ngjyrë gri
• Katër motorë (Spinter, Suzuki, 2-Honda)
• Targa të ndryshme automjetesh
• Bizhuteri me vlerë (varëse, unaza, byzylykë, vëthë)
• Vegla pune për ndërtim (troko, trapan)
•Vegla pune për kryerjen e vjedhjeve (trança për prerjen e hekurave, kaçavida, pinca, çelësa)
• Veshje për maskim (xhupa, maska, doreza)
• Litarë për tu ngjitur dhe zbritur për vjedhjen e banesave,
• Çanta për mbajtjen e sendeve të vjedhura etj.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale "Vjedhja" e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134/25 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Sektori për krimin ekonomik e financiar

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin B.P., vjeç 53, banues në Gjirokastër, për veprën penale parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasit K.L., A.M., dhe P.K., vjeç 63, 36 e 40, banues në fshatin Sopik. Nenet 186 e 248 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin V.Gj., vjeç 30, banues në Gjirokastër, pasi në aksin rrugor Dhoksat–Kllëz, duke drejtuar mjetin tip “Suzuki”, ka dalë nga rruga, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin V.Zh., vjeç 21, banues në Guri i Zi Shkodër. Nenet 172, 178, 288/a dhe 149/a të Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin T.H., vjeç 34, banues në Hajmel, Shkodër. Nenet 172, 178, 288/a dhe 149/a të Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin A.M., vjeç 60, banues në Lezhë, pasi ushtronte veprimtari financiare këmbim valutor i pa u pajisur me licencë. Neni 170/ç i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasit A.B., dhe V.B., vjeç 34 e 28, banues në Fier. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen Gj.K., vjeçe 55, banuese në Shkodër. Neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin N.L., vjeç 61, banues në fshatin Rrencë, pasi  në lagjen “Partizani”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin L.B., vjeç 51, banues në fshatin Mali Kolaj, pasi në Velipojë, duke drejtuar motorin tip “Dayang”, pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasin K.N., vjeç 14, banues në Velipojë,  i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin B.Th., vjeç 38, banues në fshatin Dobraç, pasi në rrugën Bajzë-Koplik, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Kukës
Ndihmojnë një shtetas iranian të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshëm, arrestohen dy shtetas kosovarë.
Si dhe procedohet në gjendje të lirë shtetasi iranian, për “ Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Specialistët e Sektorit për Krimet në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
-A.H., 23 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë.
-R.P., 28 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 02.10.2018 u kapën duke i dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror Shqipëri-Kosovë, shtetasit iranian S.F., 45 vjeç, banues në Kermanshah, Iran.
Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi iranian S.F., për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal.
Veprat penale në ngarkim të shtetasve të arrestuar, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga nenet 298/3 dhe 305/b të Kodit Penal.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasen D.K., vjeç 25, banuese në Durrës, depërtuar nga Policia e Kosovës në Morinë, pasi në afërsi të PKK Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin B.P., vjeç 19, banues në Fushë Krujë, depërtuar nga Policia e Kosovës në Morinë, pasi në Korrik 2018, në afërsi të PKK Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasen V.Xh., vjeçe 25, banuese në Maminas Durrës. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.S., vjeç 34, banues në Bulqizë, pasi më datë 03.10.2018, në aksin rrugor Shupenzë-Bulqizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin K.K., vjeç 56. Neni 290 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 03.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., vjeç 23, banues në Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Ç., vjeç 21, banues në Librazhd. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen O.J., vjeçe 34, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, I.J., vjeç 39, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.10.2018, ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Alush Farkulli”, është qëlluar me armë zjarri në ajër. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për vërtetësinë e telefonatës, sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 03.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.H., vjeçe 57, banuese në Tiranë, pasi djali, I.H., vjeç 24, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Gj., vjeç 60, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, Sh.Gj., vjeçe 63. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 03.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen L.J., vjeçe 79, banuese në Tiranë, pasi djali, A.V., vjeç 50, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Y.R., vjeç 38, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kastriotët”, në banesë, u konstatua duke kryer punimë ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.S., vjeç 40, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit B. B., vjeç 28, banues në Tiranë, N. K., vjeç 56, banues në Tiranë, B. N., vjeçe 19, banuese në Tiranë, dhe B. K., vjeçe 21, banuese në Tiranë. Nenet 89 dhe 237 të Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, shtetasi K.N., vjeç 33, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Shefqet Kuka”, i kanë thyer xhamin e mjetit tip “Volksvagen”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, shtetasi A.P., vjeç 25, banuese në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Siri Kodra”, e ka goditur me grusht një person. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, shtetasi N.I., banues në fshatin Surrel, ka bërë ankesë se, në fshatin Surrel, shtetasi F.H., vjeç 43, banues në fshatin Surrel, i ka pushtuar një sipërfaqe toke. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 03.10.2018, shtetasja H.P., vjeçe 61, banuese në Kamëz, kallëzon se në Kamëz, i ka humbur portofoli dhe karta e identitetit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 03.10.2018, shtetasi A.D., vjeç 35, banues në Paskuqan Nr.1, kallëzon se i kanë humbur targat e mjetit kamion tip “Ford”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 03.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.K., vjeçe 28, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, A.K., vjeç 31, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M.Q., vjeç 55, banues në fshatin Kullë, pasi në këtë fshat, në banesë, nga inspektoratit UK Durrës, është konstatuar lidhje e paligjshme e ujit të pijshëm. Neni 159/1 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 14, është vjedhur banesa e shtetasit Rr.B., vjeç 56. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 14, në rrugën“At Gjergj Fishta”, kanë vjedhur disa matës të ujit të pijshëm. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.J., vjeç 50, banues në Durrës, pasi më datë 02.10.2018, në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës, shtetases I.J., vjeçe 84. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E.K., vjeç 43, banues në Durrës, pasi pranë banesës, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen N.J., vjeçe 59, banuese në Durrës, pasi  bashkëshorti, shtetasi A.J., vjeç 53, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.P., vjeçe 34, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti, shtetasi A.B., vjeç 40, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.10.2018, në S.P.K Morinë, u ndalua shtetësia në kërkim E.O., vjeçe 34, banuese në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 03.10.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasit O.Rr., dhe A.A., vjeç 21 dhe 22, banues Thumanë dhe Bushnesh. Neni 142 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 03.10.2018, u ndalua shtetasi në kërkim A.F., vjeç 53, banues në fshatin Derven. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, gjatë kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në fshatrat Bruz Mal, Bruz Zallë e Kurçaj, u gjetën dhe asgjësuan bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, në lagjen “Kovaçe”, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A.C., vjeç 57. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin T.V., vjeç 48, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Visarion Xhuvani”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, në fshatin Çikallesh, në llixha, duke u larë në banjot kurative, është rrëzuar shtetasi M.H., vjeç 76, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Më datë 03.10.2018, në fshatin Balzë, është vetëvarur shtetësia N.D., vjeçe 43, banuese në Elbasan. Materialet u referuan në Prokurorinë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për vlerësim.

Më datë 03.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm, për shtetasen V.B., vjeçe 55, banuese Elbasan, pasi djali, shtetasi F.B., vjeç 33, ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin G.S., vjeç 39, banues në Elbasan. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh

Më datë 03.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen B.M., vjeçe 30, banuese në fshatin Gurrazes, Skrapar, pasi më datë 02.10.2018, në organet e Policisë ka bërë kallëzim se bashkëshorti, shtetasi A.M., vjeç 37, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin K.B., vjeç 32, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 11, ka goditur me grusht shtetasin V.C., banues në Korçë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Në vijim të informacionit, që bën fjalë për veprën penale Vjedhja”, më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin S.Sh., vjeç 17, banues në Pogradec. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K, 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale bazuar në nenin 143/2 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin Ll.P., vjeç 76, banues në Berat. Nenet 200 e 321 të Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin N.H., vjeç 41, banues në fshatin Drenovicë. Neni 272 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin M.B., vjeç 21, banues në  Kuçovë, pasi në Kuçovë, në pikën e kontrollit ka kundërshtuar punonjësin e policisë rrugore. Neni 236/1 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Skrapar

Poliçan
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim:
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: 
•K.T., 39 vjeç, banues në fshatin Vodicë, Poliçan.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike’’, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin I.R., vjeç 44, banues në Fier, pasi më datë 02.10.2018, në lagjen “16 Prilli”, ka kanosur me thikë shtetasin A.P., vjeç 23, banues në Fier. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasen M.K., vjeçe 48, banuese në fshatin Vajkan, pasi në IEVP Fier, në sallën e kontrollit të ushqimeve, në një çantë, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 thikë. Neni 324/a i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin K.K., vjeç 56, banues në Patos, pasi në Patos, u kap duke ndërtuar një objekt banimi pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, shtetësia E.R., vjeçe 29, banuese në fshatin Zhupan, kallëzon se në lagjen “Kastrioti”, i kanë vjedhur celularin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin J.Dh., vjeç 19, banues në fshatin Pojan. Neni 235/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasit K.Gj., dhe A.B., vjeç 46 e 47, banuese në Tiranë, pasi tek rrethrrotullimi i Çermës, kanë goditur me grusht shtetasin E.K., vjeç 67, banues në fshatin Tërbuf. Neni  89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër

Më datë 03.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen L.L., vjeçe 50, banuese në fshatin Dukas, pasi bashkëshorti I.L., vjeç 53, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit S.N., dhe K.H., vjeç 16 e 18, banues në Vlorë. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, shtetasi F.H., vjeç 64, banues Vlorë, kallëzon se më datë 01.10.2018, në lagjen “Pavarësia”, shtetasit I.T., dhe I.L., vjeç 41 e 29, banues në Vlorë, i kanë pushtuar tokën. Neni 200 i Kodit Penal.

Vlorë
Policia ka bërë ndalimin e shtetasit: L. K., 25 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me Vendimin Nr.170, datë 21.06.2018, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.M., vjeç 21, banues në fshatin Gjorm, pasi nëpërmjet telefonit, ka fyer shtetasen S.J. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, në fshatin Dukat, aksidentalisht është djegur pjesërisht mjeti tip “Audi”, në pronësi të shtetasit R.Xh., vjeç 22, banues në fshatin Fushë Dukat, i parkuar pranë banesës. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Neni 151 i Kodit Penal. 

Më datë 03.10.2018, ka ardhur një telefonatë se në qytetin e Selenicës është dëgjuar një e shtënë arme. Nga verifikimet nuk ka rezultuar të jetë e vërtetë. 

Komisariati i Policisë Himarë

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pasi shtetasit Dh.Q., dhe E.Q., vjeç 26 e 32, banues në fshatin Qeparo, kanë bërë kallëzim se më datë 01.10.2018, në stanet e tyre, në fshatin Qeparo, u kanë vjedhur dy bagëti të imëta. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 03.10.2018, gjatë natës, në fshatin Çiflik, kanë vjedhur disa koshere me bletë, të shtetasit K.S., vjeç 35, banues në Konispol. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Sarandë
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin: M.M., 21 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Konispol. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 03.10.2018, në lagjen nr.4 Sarandë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij K.R., për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Dhunë në familje", neni 130/a i Kodit Penal.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin: Xh.N., 60 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë Sarandë-Borsh, pasi u kap duke drejtuar automjetin e markës "Volskwagen" në gjendje të dehur me përdorimin e alkoolit mbi normën e lejuar. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt" neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 03.10.2018, në Malin e Nemërçkës, në vendin e quajtur “Nane”, është gjetur i vdekur, shtetasi L.D., vjeç 52, banues në fshatin Plesat. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e infarktit kardiak. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.  

Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë 03.10.2018, në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë, në trotuar, është gjetur i vdekur shtetasi L.S., vjeç 72, banues në Tepelenë. Nga veprimet hetimore rezulton se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e infarktit kardiak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin A.M., vjeç 44, banues në fshatin Peshtan. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për shtetasin S.A., vjeç 52, banues në Këlcyrë, pasi në Këlcyrë, ka kanosur me fjalë shtetasen E.M. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen M.M., vjeçe 34, banuese në Këlcyrë, pasi në banesë, kunati, shtetasi N.Sh., vjeç 21, banues në Këlcyrë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Përmet. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin N.P., vjeç 67, banues në Gryke Zeze, pasi ka bërë kallëzim bashkëshortja, M.P., vjeçe 67, se në banesë, ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës e cila e ka pajisur me urdhër mbrojtje. Neni 321 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen Xh.T., vjeçe 39, banuese në Krajen, pasi e vjehrra, shtetasja P.T., vjeçe 61, banues në Krajen, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës  së Shkallës Parë Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datën 03.10.2018, në Barbullojë, në banesën e shtetasit V.F., vjeç 33, ka rënë zjarr si pasojë e rrjedhjes së gazit të sobës, ku janë djegur disa orenditë. Materialet i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin N.B., vjeç 49, banues në Fushë-Milot, pasi në Fushë-Milot, në një parcelë toke në pronësi të tij, ka ndërtuar një kioskë, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë

Më datë 03.10.2018, u ndalua shtetasi në kërkim F.M., vjeç 34 , banues në fshatin Luzhë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ka lëshuar urdhër ndalimi si person i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Nenet 140 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin R.H., vjeç 52, banues në fshatin Babinë, pasi është konstatuar duke bërë ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 03.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.I., vjeç 28, banues në Peshkopi, pasi më datë 01.10.2018, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës, F.I., vjeçe 49. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.P., vjeçe 20, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, E.P., vjeç 24, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatës e Shkallës së Parë Dibër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familje”.

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin G.P.,  vjeç 35, banues në fshatin Brest i Poshtëm, pasi në këtë fshat ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 03.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.N., vjeç 38, banues në fshatin Drita, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, S.N., vjeçe 24. Neni 130/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 02.10.2018, më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për shtetasin në kërkim, A.K., vjeç 21, banues në Burrel, pasi më datë 30.09.2018, ka kanosur shtetasin M.H., vjeç 16, banues në Burrel. Nenet  84 e 90 të Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u ndalua shtetasi N.K., 58 vjeç, banues në Klos, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale, “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3, i Kodit Penal, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen B.K., 56 vjeçe ( e cila kjo shtetase pasi ka dalë nga spitali, pas aksidentit të ndodhur, ka humbur jetën në banesë gjatë ditës së djeshme). Materialet proceduriale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për hetime të mëtejshme.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen F.J., vjeçe 37, banuese në Kosovë, pasi do të udhëtonte për në Gjermani me pasaport të falsifikuar. Neni 186/2 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u ekstradua në dalje nga Shqipëria në Islandë nëpërmjet Z.Q.K. Interpol Tirana, shtetasi A.O., vjeç 25, banues në Island, për të kryer pjesën e mbetur të dënimit, pasi Gjykata për Krime të Rënda Tiranë e ka dënuar në masën 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Neni 283/a i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen N.C., vjeçe 22, banuese në Korçë, pasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një letërnjoftim italian, i falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018 u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për të depërtuarin nga Grqia, shtetasin A.A., vjeç 37, banues në Milot, Kurbin, pasi më datë 05.07.2018, në SPKM Bllatë, në dalje në brezin jeshil ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.A., vjeç 43, banues në Durrës. Neni 179/a i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.S., vjeç 32, banues në fshatin Pezë, pasi më datë 10.02.2018, në PKK Port, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër

Më datë 03.10.2018 në SPK Kakavije, u kap shtetasi S.R., vjeç 46, banues në Roskovec, Fier, i shpallur në kërkim pasi në Roskovec, në lokalin e tij, ju gjetën 2 makineta të lojrave të fatit, për të cilat nuk kishte dokumente. Nenet 197, 198 dhe 287 të Kodit Penal. 

 

Më datë 03.10.2018, ka ardhur një telefonatë se në qytetin e Selenicës është dëgjuar një e shtënë arme. Nga verifikimet nuk ka rezultuar të jetë e vërtetë.

 

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6