Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 05 Tetor 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 26 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 9 drejtues mjetesh.

3 persona për Narkotikët


2 persona për veprën penale "Armëmbajtje pa leje"


5 persona në kërkim

2 persona për "Krime ndaj personit"


1 person për veprën penale "Trafikimi i mjeteve motorike"


3 persona për veprën penale "Dhunë në familje"


1 person për veprën penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike"

Gjithashtu janë sekuestruar:

4 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë, 


3 armë zjarri, 31 fishekë si dhe 11 gëzhoja.
1 armë e ftohtë (1 thikë).

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 81 persona.

 
Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit janë finalizuar operacionet e mëposhtëm:

1-Tiranë, finalizohet operacioni policor i koduar “Doganieri”.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Drejtorinë e Antikorrupsionit dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. I kërkon dhe merr një shumë në euro shoferit të një subjekti për ta lejuar të dilte nga territori doganor. Në pranga Doganieri i pikës Doganore Tiranë për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

2-Vlorë, finalizohet operacioni antidrogë, i koduar "On Escape"
Në kuadër të këtij operacioni, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Vlorë, ka bërë ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim.

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4