Bulqizë, sekuestrohet një armë zjarri pistoletë TT dhe 31 fishekë, në pranga poseduesi i saj

BulqizëDiber 05.10.2018

Operacion blic nga Policia e Bulqizës për kapjen e personave në kërkim, apo të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë TT dhe 31 fishekë

Në pranga poseduesi i saj

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, apo të atyre qarkullojnë me armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë kryer kontrolle të befasishme në qytetin e Bulqizës, ku si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:
R.A., 20 vjeç, banues në Bulqizë (i dënuar më parë për vjedhje).

Shërbimet e policisë gjatë ndalimit për kontroll të automjetin tip 'Benz', nga ana e shtetasit R.A., është hedhur në tokë një çantë, brenda së cilës u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip TT, me krehër me 7 fishekë, dhe 24 copë fishekë të tjerë, të mbështjella në letër.

Strukturat e policisë po vijojnë punën për kapjen e drejtuesit të automjetit.

Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, ‘’Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të parashikuara nga nenet 278, 242 e 25 të Kodit Penal.

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6