Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 05 Tetor 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new

Departamenti i Policisë Kriminale 

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 04.10.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit E.D., dhe B.P., vjeç 30 e 37, banues në Shijak e Tiranë, pasi tek ish-Ekspozita, gjatë kontrollit fizik dhe në bagazhin e mjetit tip “BMV”, ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike e llojit Kokainë dhe 5 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin

Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Doganieri”.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Drejtorinë e Antikorrupsionit dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.
I kërkon dhe merr një shumë në euro shoferit të një subjekti për ta lejuar të dilte nga territori doganor.
Në pranga Doganieri i pikës Doganore Tiranë për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Drejtorinë e Antikorrupsionit dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në kuadër të operacionit policor të koduar arrestuan në flagrancë shtetasin:
- A.H., 41 vjeç, banues në Tiranë (Doganier në pikën Doganore Tiranë).
Ky shtetas duke shfrytëzuar atributet që i jep posti i ka kërkuar dhe marr një shumë në euro shtetasit V.Ç., 54 vjeç, (shofer i një subjekti në Strugë) për ta lejuar të dilte nga territori doganor.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e përfituar në mënyrë të kundraligjshme.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.Z., vjeç 36, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u ndalua shtetasi në kërkim P.S., vjeç 48, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/3 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 04.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.M., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në Lana Bregas, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.A., vjeç 44, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Fadil Deliu”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për ndalim. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.K., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Jaguar”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Gj., vjeç 30, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni për narkotikët

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit K.H., S.M., R.H., dhe H.M., vjeç 19, 19, 19 e 23, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në fshatin Pjezë, Shijak, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për  shtetasin E.D., vjeç 16, banues në Fllakë, Durrës, pasi në lagjen nr. 17, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018,  u referuan materialet në  Prokurorinë pranë Gjykatës  së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E.Dh., vjeç 31, banues në Durrës. Neni 283/1 dhe 280  të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin D.Gj., vjeç 41, banues në Durrës. Neni 143 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasen R.A., vjeçe 26, banuese në Elbasan, pasi ka aplikuar për tu pajisur me pasaportë biometrike, me gjeneralitete të ndryshme, të falsifikuara. Neni 189  i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasen Z.Z., vjeçe 51, banuese në Fier, pasi ka aplikuar për t'u pajisur me pasaportë biometrike, me gjeneralitete të ndryshme, të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Elbasan
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë 3 shtetas për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
• A.K., 50 vjeç, banues në Prrenjas. Pasi në qytetin e Prrenjasit, ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
• R.T., 21 vjeç, banues në lagjen "5 Maji" , Elbasan. Pasi në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
• A.R., 53 vjeç, banues në lagjen "Dyli Haxhire", Elbasan, pasi në lagjen "28 Nëntori", ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë, për shtetasin Xh.K., vjeç 24, banues në Berat, dhe punohet për kapjen e shtetasit E.V., vjeç 26, banues në Librazhd. Neni 190 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D., vjeç 60, banues në Korçë, pasi në bulevard “Republika”, Korçë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Chevrolet”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për  shtetasin B.H., vjeç 55, banues në fshatin Fushë Peshtan, Poliçan, pasi në vendin e quajtur ‘’Ura e Re”, Berat, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, ciklomotorin tip “Yamaha” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin J.Gj., vjeç 64, banues në fshatin Goriçaj, Divjakë, Lushnje, pasi në fshatin Goriçaj, u kap duke drejtuar mjetin tip “Iveco” me targë dhe nr. shasie, të falsifikuar. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.10.2018, në P.K.K, Muriqan, u ndalua shtetasi në kërkim J.K., vjeç 41, banues në Divjakë, Lushnje, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni për narkotikët

Vlorë
Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar "On Escape"
Në kuadër të këtij operacioni, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Vlorë, ka bërë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:
F.I., 21 vjeç, banues në lagjen "24 Maji" Vlorë.
Në kuadër të një procedimi penal me anë të metodave speciale të hetimit, filluar në muajin Maj të vitit 2018-të, më datë 04.10.2018 u finalizua operacioni "On Escape" ku në bazë të tij u vendos përballë përgjegjësisë penale shtetasi F.I., i cili rezulton të jetë autori për ngjarjen e ndodhur më datë 03.05.2018, ku janë sekuestruar 45 (dyzet e pesë) kilogramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Prokuroria e Vlorës ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal nr.275, datë 03.10.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ku i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin E.D., vjeç 26, banues në “Fushë Prezë”, Tiranë, pasi më datë 04.10.2018, në PKK, Porti Vlorë, është konstatuar në ardhje nga Porti i Brindizit Itali, se nuk ka dalje nga Republika e Shqipërisë. Neni 297 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin N.D., banues në Vlorë. Neni 186 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin L.F., vjeç 25, banues në Babicë e Madhe, pasi në rrugën “Kosova”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin P.A., vjeç 74, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin E.M., vjeç 20, banues në Shpërdhet, Kurbin, pasi u konstatua duke ushtruar veprimtari të këmbimit valutor, i pa pajisur me licencë. Neni 170/ç i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen S.S., vjeçe 59, banuese në Shkodër. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin S.V., vjeç 55, banues në Shkodër, pasi në fshatin Shirq, duke drejtuar motoçikletën tip “Yamaha”, pa targë, ka aksidentuar këmbësoren K.H., e cila pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin E.E., vjeç 22, banues në fshatin Berdicë, Shkodër, pasi në lagjen “Mark Lulaj”, Shkodër, duke drejtuar pa me leje drejtimi mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin  Gj.D., vjeç 78, banues në Shkodër, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 04.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasja O.B., vjeçe 29, banuese në Tiranë. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasit E.B., dhe  E.I., vjeç 38 e 32, banues në fshatin Shëmri, Kukës. Neni 180 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.S., vjeç 37, banues në Burrel, pasi më datë 03.10.2018, në hyrje të qytetit të Klosit, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.R., vjeç 32, banues në Klos, për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën, si dhe pasagjerët A.I., D.K., I.D., dhe K.R, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit R.B., dhe K.Ç., vjeç 54 e 50, banues në Tiranë. Neni 262 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen F.M., (V.), vjeçe 29, banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 04.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.K., vjeçe 45, banuese në Tiranë, pasi ish-bashkëshorti, A.K., vjeç 45, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen E.Gj., vjeçe 30, banuese në Tiranë. Neni 161 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.R., vjeç 65, banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Tiranë
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në një lokal në rrugën “Ibrahim Rugova”, u plagosën me armë zjarri shtetasit E.M., 36 vjeç dhe E.H., 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë shtetasi F.G., 28 vjeç.
Arrestohen në flagrancë dy të plagosurit dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale armë zjarri “Glock”, gëzhoja, shumë në euro, automjete e aparate celularë. Grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga Specialistë të Taks Forcës Qëndrore, Specialistë të Policisë së Shtetit, Specialistë të Hetimit të Krimeve ndaj jetës dhe pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e një grupi Prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
- E.M., 36 vjeç, banues në Tiranë
- E.H., 28 vjeç, banues në Shkodër
Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit:
- E.M., 31 vjeç, banues në Tiranë
- F.A., 42 vjeç, banues në Tiranë
- M.B., 41 vjeç, banues në Tiranë
Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri - tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi F.G., dhe u plagosën shtetasit E.M., dhe E.H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- armë zjarri tip “Glock”
- 11 gëzhoja
- 10 000 euro
- tre automjete
- aparate celularë
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, të parashikuar nga nenet 79/dh-25, 278 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 04.10.2018, në rrugën “Isa Boletini”, kanë dëmtuar bravën e derës të banesës së shtetasit E.K., vjeç 18. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve E.H., dhe N.K., vjeç 15 e 15. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin K.C., vjeç 18, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Princ Vidi”, duke drejtuar mjetin tip “Citroen”, ka humbur kontrollin, duke dëmtuar portën dhe murin e shtëpisë së shtetasit L.L., vjeç 47, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve G.Ll., dhe K.N.,  vjeç 16 e 19, banues në Tiranë, pasi më datë 02.10.2018, në rrugën “Tafaj”, në bashkëpunim, kanë goditur  me sende të forta shtetasin e mitur J.K., vjeç 16, banues në Tiranë. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit Q.P., vjeç 58, banues në Fushë Farkë, pasi më datë 03.10.2018, në Fushë Farkë, ka goditur me grusht shtetasin e mitur F.L., vjeç 10, banues në Fushë Farkë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.I., vjeç 60, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Gjolek Kokona”, ka kanosur me fjalë, shtetasen N.A.. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 04.10.2018, në rrugën “Marije Kraja”, duke luajtur, është rrëzuar nga kati i dytë i banesës, fëmija e mitur A.I., vjeçe 3, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 04.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.N., vjeçe 34, banuese në Paskuqan, pasi bashkëshorti Gj.N., vjeç 36, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për ndryshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen A.D., vjeçe 33, banuese në Babrru-Kodër, pasi bashkëshorti, Y.D., vjeç 43, e ka kërcënuar nëpërmjet telefonit. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.10.2018, gjatë natës, në Babrru, në vendin e quajtur “Fusha e Kërçukëve”, është dëmtuar mjeti tip “Benz”, pronë e shtetasit M.Ll., vjeç 43, banues në Kamëz. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen E.K., vjeçe 60, banuese në Tiranë. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, gjatë natës, në Kodër Mëzes, shtetasit N.L., vjeç 44, banues në Fushë Mëzes, i kanë vjedhur mjetin tip “Volksvagen”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.D., vjeç 30, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Aleksandri i Madh”, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar vjedhje të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë

Më datë 04.10.2018, në fshatin Gërdec Vorë, në një përrua, është gjetur pa shenja jete shtetasi H.G., vjeç 71, banues në Gërdec. Nga veprimet e kryera rezulton se viktima është rrëzuar në përrua dhe si pasojë e mbytjes ka ndërruar jetë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 04.10.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 5,  janë vjedhur targat e mjetit tip “Ford”, në pronësi të shtetasit A.V., vjeç 33, banues në Kavajë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.T., vjeç 43, banues në fshatin Ballaj Vendas, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes L.T., vjeçe 37, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, në fshatin Synej, në banesë, shtetasi B.Ç., vjeç 44, banues në Kavajë, ka konsumuar fostoksinë, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 04.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L.U., vjeçe 46, banuese në Kullë, pasi djali ish-bashkëshortit E.Q., vjeç 26, banues në Kullë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr 9669 datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.10.2018, shtetasja M.D., vjeçe 61, banuese në Durrës, ka bërë kallëzim se më datë 03.10.2018, është larguar nga banesa motra e saj, shtetasja Sh.D., vjeçe 59, banuese në Durrës, (me probleme mendore). Po punohet për gjetjen e saj.

Më datë 04.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L.P., vjeçe 36, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti, shtetasi D.P., vjeç 43, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit K.Xh., vjeç 42, banues në Arameras, Krujë, pasi gjatë natës, në lagjen 16, Durrës, ka vjedhur banesën e shtetasit D.L., vjeç 34, banues në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit A.D., dhe K.M., vjeç 16 dhe 15, banues në Durrës. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, shtetasi Z.L., vjeç 65, banues në Durrës, kallëzon se është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi Ç.L., vjeç 39, (me probleme mendore). Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit Sh.Sh., dhe I.Sh., vjeç 31 dhe 23, banues në Katund Sukth, pasi në lagjen nr.14, kanë goditur me grusht, shtetasin A.B., vjeç 17, banues në Arapaj. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, shtetasi H.X., vjeç 78, banues në Durrës, kallëzon se në lagjen nr.12, i kanë vjedhur motoçikletën tip “Yamaha”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 04.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.B., banuese në Fushë Krujë, pasi ish-vjehrri dhe kunetërit, shtetasit I.D., G.D., dhe F.D., vjeç 79, 41 dhe 38, banues në Fushë Krujë, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin M.Q., vjeç 52, banues në Krujë, pasi në Krujë, është konstatuar se ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 04.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.B., vjeçe 71, banuese në Xhafzotaj, pasi bashkëshorti, shtetasi Sh.B., vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 04.10.2018, shtetasi B.K., vjeç 70, banues në Cërrik, në mjetin parkuar para banesës, i kanë vjedhur armën e gjahut çifte, me leje, i cili prej dy muajsh, ka qenë larguar jashtë shtetit. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, në lagjen “28 Nëntori”, duke punuar ka prerë gishtat e dorës, shtetasi B.M., vjeç 45, banues në Elbasan, dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Elbasan, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh.M., vjeç 13, banues në fshatin Hotolisht, pasi ka bërë kallëzim shtetasja F.M., vjeçe 78, banuese në Prrenjas, se më datë 03.10.2018, në banesë, i ka vjedhur një telefon celular. Neni 134  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 04.10.2018, u kap shtetasi në kërkim A.M., vjeç 37, banues në Skrapar. Neni 130/a  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin O.K, vjeç 14, banues në Korçë. Nenet 150 e 134 të Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018,  gjatë natës, në lagjen nr 1 në Korçë, në territorin e parkut “Rinia”, është hapur dera e një depoje dhe dyshohet se janë marrë 3 shpendë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për shtetasin N.T., 44 vjeç, për veprën penale bazuar në nenin 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për shtetasin A.N., 47 vjeç, banues në Bilisht-Devoll, për veprën penale bazuar në nenin 121/a të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin G.J., vjeç 61, banues në fshatin Blacë Pogradec, pasi në fshatin Blacë, u kap duke ndërtuar pa leje themelet e banesës. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për shtetasin A.H., 46 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer veprime në kundërshtim me urdhrin e Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, ndaj shtetases A.H., 40 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje. Neni 321 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 04.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershme, për shtetasen M.G., vjeçe 75, banuese në Berat, pasi në banesë, është dhunuar psikologjikisht nga djali i saj, F.S., vjeç 42, banues në Berat. Materialet do t'i kalojnë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin I.R., vjeç 45, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi në vendin e quajtur  “Kthesa e Libofshës”, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 thikë. Neni 279/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje

Më datë 04.10.2018, në lagjen “Loni Dhamo”, në banesë ka vdekur shtetasja Sh.D., vjeçe 76. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për shtetasin T.M., vjeç 62, banues në Vlorë. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin V.F., vjeç 60, banues në Vlorë, pasi në lagjen “28 Nëntori“, ka goditur me grusht, shtetasin Sh.C., vjeç 56, banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, shtetasi K.N., vjeç 17, banues në Orikum, kallëzon se në Orikum, i kanë vjedhur telefonin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin R.Sh., vjeç 57, banues Vlorë, pasi në lagjen “Isa Boletini”, është konstatuar se ka ndërhyrë në matësin elektrik. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.B.,  vjeç 14, banues  Vlorë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin J.A., vjeç 58, banues në fshatin Mërtiraj, Selenicë, pasi më datë 03.10.2018,  shtetasi N.H., vjeç 21, banues në Vlorë, kallëzon se në Mërtiraj, në tokën e tij, i kanë dëmtuar disa rrënjë ullinj. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u  referuan materialet në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin F.Ll., vjeç 40, banues në Selenicë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për shtetasin Xh.I., vjeç 42, banues në fshatin Fitore, pasi ka goditur me grusht, shtetasin V.M., vjeç 47, banues në fshatin Fitore. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Himarë

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin P.Gj., vjeç 25, banues në Dukat, Vlorë. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Sarandë, për shtetasin L.J., vjeç 15, banues në fshatin Varfaj, Delvinë, pasi në vendin e quajtur “Ish NPN”, Delvinë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D., vjeç 33, banues në Sarandë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Sarandë
Më datë 04.10.2018, në orën 14:20, në lagjen nr.1 Sarandë, është marrë njoftimi për një person të pajetë në një prej rrugicave të kësaj lagjeje.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se trupi i pajetë i përket shtetasit L.Z, 28 vjeç, banues në Fushë-Veri Delvinë. Shtetasi L.Z, ka qenë në punë e sipër duke shtruar kabllo televizioni nëpër banesat e kësaj lagjeje dhe dyshohet se duke rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me ngjarjen.

Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasen T.R., vjeçe 39, banuese në fshatin Veliqot. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin B.R., vjeç 33, banues në Tepelenë, pasi në ambientet e lokalit, në lagjen “Mustafa Matohiti”, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një kompjuter dhe një printer. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 04.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershme, për shtetasen V.M., vjeçe 31, banuese në Troshan, pasi bashkëshorti, G.Gj., vjeç 34, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës  së Shkallës Parë Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen B.Ç., vjeçe 21, banuese në Lezhë, pasi bashkëshorti, shtetasi F.Ç., vjeç 22, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet ju kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.10.2018, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi D.F., vjeç, 44, banues në Balldre i Ri, i cili pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lezhës, është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për vlerësim.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit P.D., dhe K.K., vjeç 15 e 16, banues në Lezhë, pasi në lagjen “Besëlidhja”, kanë goditur me grusht, njëri-tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin M.B., vjeçe 23, banues në Lezhë. Neni 275 i Kodit Penal.

Informacion paraprak

Më datë 04.10.2018, në Shëngjin, në pronën private (hotel) të shtetasit T.P., në bodrum është dëmtuar xhami i dritares. Paraprakisht dyshohet se mund të jetë dëmtuar nga një kapsollë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin V.N., vjeç 22, banues në Milot, Kurbin, pasi në Laç, ka kanosur me fjalë, shtetasin M.K., vjeç 58, banues në fshatin Delbnisht, Milot. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin N.B., vjeç 33, banues në fshatin Grudë e Re, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin B.K., vjeç 57, banues në fshatin Ganjollë, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar rilidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin F.K., vjeç 54, banues në fshatin Ganjollë Shkodër, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar rilidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.M., vjeçe 26, banuese në fshatin Bardhaj, pasi ish-bashkëshorti i saj, A.M., vjeç 36, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Shkodër
Në vijim të zbatimit të planit të masave për "Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale", Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Forca e Posaçme "Shqiponja", efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura dhe nga FNSH Shkodër kanë kryer kontrolle të befasishme në qytetin e Shkodrës.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.
Në pranga poseduesi i saj.
Gjatë kontrolleve në lokalet e natës nga FNSH dhe policia lokale u shoqëruan për verifikim 10 persona.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, nga strukturat e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në D. V. P. Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër të mbështetur dhe nga FNSH Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi:
- F.B., 35 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër
Arrestimi i tij u bë pasi nga shërbimet e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e këtij shtetasi, në një çantë dore iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip Glock, me krehër dhe fishekë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit T.K., e S.K., vjeç 53 e 21, banues në Shkodër. Nenet 130/a/4 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin N.D., vjeç 76, banues në fshatin Nënshatë, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar ndërhyrje në aparatin matës të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 04.10.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 5, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit B.E., vjeç 35, banues në Kukës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 04.10.2018, shtetasja Sh.A., vjeçe 67, banuese në Peshkopi, ka bërë kallëzim, se është kanosur me fjalë, nga dy persona të pa njohur. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin L.G., vjeç 58, banues në fshatin Rashnopojë, pasi në banesë, u konstatua se po ndërtonte një shtesë kati pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Bulqizë
Operacion blic nga Policia e Bulqizës për kapjen e personave në kërkim, apo të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë TT dhe 31 fishekë
Në pranga poseduesi i saj
Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, apo të atyre qarkullojnë me armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë kryer kontrolle të befasishme në qytetin e Bulqizës, ku si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:
R.A., 20 vjeç, banues në Bulqizë (i dënuar më parë për vjedhje).
Shërbimet e policisë gjatë ndalimit për kontroll të automjetin tip 'Benz', nga ana e shtetasit R.A., është hedhur në tokë një çantë, brenda së cilës u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip TT, me krehër me 7 fishekë, dhe 24 copë fishekë të tjerë, të mbështjella në letër.
Strukturat e policisë po vijojnë punën për kapjen e drejtuesit të automjetit.
Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, ‘’Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të parashikuara nga nenet 278, 242 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat dhe punohet për kapjen e shtetasit D.L., vjeç 23, banues në fshatin Selishtë, Dibër, pasi në hyrje të qytetit Klos, duke drejtuar kamionin tip “Benz” pa targë, të ngarkuar me lëndë drusore, pa dokumentacion përkatës, nuk u është bindur shërbimeve të policisë për të ndaluar, duke braktisur mjetin me lëndë drusore. Nenet 205 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat dhe punohet për kapjen e shtetasve L.N., S.N., dhe H.N., vjeç 24, 28 e 44, banues në Durrës, pasi në Burrel, dyshohen si autorë të vjedhjes së dy krerë bagëti të imëta në pronësi të shtetasit Y.N., vjeç 42, banues në Burrel. Neni 134/2 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e depërtuar nga Italia, A.Sh., vjeç 28, banues në Berat, pasi ka kaluar kufirin ne mënyrë të paligjshme duke shmangur kontrollin kufitar në PKK Morinë. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër

Më datë 04.10.2018, në PKK, Muriqan, u kap shtetasi në kërkim A.D., vjeç 29, banues në Laç, pasi në muajin Gusht, shtetasi I.K., i ka dhënë me qira mjetin, dhe nuk i ka paguar qiranë për dy muaj, i cili është gjetur i braktisur në Kodër Kamëz, Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.


Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës

Më datë 04.10.2018, në SPK Morinë, në hyrje, u bllokua dhe iu dorëzua familjarëve shtetasja M.N., vjeçe 32, banuese në Dibër, pasi është shpallur në kërkim për largimin nga banesa. Veprimet do t'i kryej DVP Dibër.

Më datë 04.10.2018, në SPK Morinë, në dalje, u bllokua dhe iu dorëzua familjarëve shtetasja në kërkim P.N., vjeçe 32, banuese Vlorë, për largimin nga banesa. Veprimet do t'i kryej DVP Vlorë.

 

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4