Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 06 Tetor 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new

Departamenti i Policise Kriminale

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin V.Xh, 23 vjeç, banues në Tiranë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi H.H, 42 vjeç pasi në Rinas, gjatë kontrollit fizik, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 3.6 gr. lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, dy telefon celularë, dhe një sasi parash. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj jetës

Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i përfshirë në konfliktin e ndodhur në një lokal në mbrëmjen e datës 05.10.2018, ku mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u pagosën shtetasit E. M., dhe E. H. Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Gjirokastër, mbasditen e djeshme kapën dhe ndaluan shtetasin : G.H, 37 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit të ndodhur më datë 05.10.2018 në ambientet e brendshme të një lokali në rrugën “Ibrahim Rugova” dhe dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri gjatë konfliktit ku mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 79/dh, 25, 278 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 05.10.2018,u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit D.B dhe M.K. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 05.10.2018, shtetasi F.S, 53 vjeç, banues në Kamëz, kallëzon se më datë 01.10.2018, rreth orës 17:00, në Kombinat, duke drejtuar motorrin e ka përplasur një mjet dhe është larguar. Punohet për gjetjen e automjetit dhe kapjen e autorit. Neni 273 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.M, 41vjeç, banues në Tiranë, pasi në Pezë, duke drejtuar autoautomjetin është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin E.Z, 33 vjeç, të cilët janë dëmtuar dhe pas mjekimit në spital, u larguan në banesë. Neni 290 i Kodin Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 05.10.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës dhe po punohet për kapjen e shtetasit A.M banues në Tiranë. Neni 245/1  i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin me iniciale E.M, vjeç 62, banues në Durrës. Neni 248 e 186 të Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, shtetasi Z.B, 82 vjeç, banues në Durrës, kallëzon se nuk i janë kryer procedurat nga punonjësit e bashkisë për vlerësimin për shpronësim në një sipërfaqe të pronës së tij. Neni 248 e 186 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin I.Ç, 47 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr 17/1, Durrës, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur motoçikletën. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni për narkotikët

Nga Specialistët për Hetim e  Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë 2 shtetas si  dhe  u shpall në kërkim  një tjetër dhe konkretisht: B.B, 40 vjeç dhe I.B, 34 vjeç, (vëllezër)  banues në  fshatin Barbullinjë, Lushnje. Si dhe u shpall në kërkim I.Z., 34 vjeç,  banues në fshatin Drenovicë, Berat
Shtetasit  e arrestuar kanë tentuar të fusin në I.E.V.P të Kosovës, Lushnje, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa,  e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu  në bashkëpunim me efektivat  e  Komisariatit të  Policisë Lushnje,  është ushtruar kontroll në banesën  e shtetasve B.B dhe I.B,   ku u   gjet lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nga veprimet e kryera rezulton se lëndën narkotike këto shtetasit e  kanë siguruar tek shtetasi I.Z., i cili është shpallur në kërkim. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 792 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale " "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve",  "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim" parashikuar nga  nenet 283 dhe 324/a të  Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori për krimin ekonomik e financiar

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin G.R, 54 vjeç, banues në Korçë. Neni 179/a  i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin A.M, 29 vjeç, banues në Bilisht, pasi në aksin rrugor Korçë-Devoll, duke drejtuar automjetin është përplasur me një automjet të drejtuar nga shtetasi A.K, 38 vjeç, banues në Maliq, dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A.K, i cili pasi ka mare mjekim në spital është larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A.M, 26 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 05.10.2018,u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë,për shtetasin H.Xh, 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në fshatin Çermë e Sipërme, është kapur me një automjet i cili dyshohet i trafikuar në Shqipëri. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Fier, për shtetasin B.H, 68 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentacionin e banesës dhe truallit për legalizimin e saj. Neni 186 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.10.2018, rreth orës 19:30, në spitalin e Divjakës, është paraqitur i dëmtuar shtetasi Th.K, 52 vjeç, banues në Divjakë, i cili deklaroi se nuk mban mend ku dhe nga kush është dëmtuar. Materialet u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin I.D, 48 vjeç, banues në Vlorë. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin Y.Xh, 63 vjeç, banues në Vlorë, pasi nuk i ka lëshuar kuponin tatimor shtetases A.I, 59 vjeçe. Neni 180/a i  Kodit Penal.

Shtetasi J.S., vjeç 48, banues në fshatin Brataj, Vlorë, kallëzon se më datë 05.10.2018, i ka dhënë një sasi parash shtetasit E.A., vjeç 38, banues në Vlorë, për ndërtimin e një objekti në lagjen “Pavarësia”, por trualli ku do të ndërtohej objekti ka rezultuar me probleme në dokumentacion. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 05.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Ll, 18 vjeç, banues në Orikum, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni për narkotikët

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit me iniciale J.R dhe K. V, 13 vjeç. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin N.Th, 54 vjeç, banues në Lezhë. Neni 288/a i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 05.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.B, 36 vjeç, pasi në aksin Shkopet-Skuraj, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin dhe punohet për kapjen e shtetasit F.B, 40 vjeç, banues në Kurbin, pasi në dalje të qytetit Laç, duke drejtuar pa leje drejtimi çiklomotorin është rrezuar, ku është dëmtuar pasagjeri shtetasi Xh.C, 48 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit. Nenet 290/1, 291 dhe 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin H.L, 51 vjeç,, banues në fshatin Oblikë pasi rreth u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin E.E,17 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër, pasi duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L.B, 16 vjeçe, e cila pasi mori mjekim në spitalin rajonal Shkodër, u largua në banesë. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin  B.H, 17 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës, pasi në qytetin e Kukësit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin si dhe për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë rendit. Neni 291 dhe 242  i KODIT PENAL.

II. Departamenti për Sigurinë Publike

Komisariatet e Policisë

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 05.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin H.K, 78 vjeç, banuese në Tiranë, pasi djali A.K,50 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.S, 37 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti B.S, 48 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.10.2018, shtetasja M.S, 39 vjeçe, banuese në Tiranë, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza e mitur 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Më datë 06.10.2018, u ndalua shtetasi M.L, 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 05.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.H, 37 vjeç, banues në Tiranë. Nenet 143, 84 dhe 90 të Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit M.A dhe A.J, 27 dhe 43 vjeç, banues në Tiranë. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit G.M dhe B.K, 53 dhe 49 vjeç, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M,38 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 00:30, te Sheshi “Karl Topia”, në një lokal ka goditur me sende të forta shtetasin A.LL, 36 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 88 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin O.S, 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në lokalin e tij u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen K.S,44 vjeçe, banuese në Tiranë, , pasi në rrugën “Gjin Gjergji”, në banesë, është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Sh, 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Gjin Gjergji”, në banesë është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.M, 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.B, 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, me disa persona të tjerë, kanë goditur me sende të forta shtetasit A.H dhe Sh.G, 25 dhe 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë. Nenet 88 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 04.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E.T, 55 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi vajza shtetësja M.T, 27 vjeçe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim, për shtetasin R.P, 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke kryer punime pa leje.

Më datë 05.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.B, 60 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti R.B, 64 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.D, 31 vjeç, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit O.K, 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 03.10.2018, në rrugën “Reshit Çollaku”, në dyqan, dyshohet se i ka vjedhur telefonin celular “Samsung J 3”, shtetasit Xh.L, 24 vjeç, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasitF.L, 30vjeç, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin R.D, 36 vjeç, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim B.R, 24 vjeç, banues në Tiranë. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasinB.P, 37 vjeç. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit A.T dhe M.A, 50 vjeç dhe 30 vjeçe, banues në Tiranë, bashkëjetues , pasi në banesë, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj njëri-tjetrit. Për të dy shtetasit u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 04.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen Z.LL, 25 vjeçe, banuese në Tiranë. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, në automjetin e shtetases A.M, 30 vjeçe, banuese në Tiranë, kanë vjedhur targat e mjetit. Punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen D.M, 58 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Panajot Pano”, në banesë, u konstatua rilidhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.U, 37 vjeç, banues në Tiranë. Neni 321 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 05.10.2018, gjatë natës, në Golem, te Mali i Robit, kanë vjedhur banesën e shtetasit G.C, 33 vjeç, banues në Kavajë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 05.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.M, 32 vjeçe, banuese në Durrës, pasi bashkëjetuesi, shtetasi A.Ç, 40 vjeç, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.10.2018, u ndalua shtetasi D.K 35 vjeç, banues në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.D, 40 vjeç, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u referuan  materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.Ç, 31 vjeç, banues në Tiranë. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E.S, 32 vjeçe, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti B.S, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.Ç, 39 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen 13, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses, shtetases M.M,32 vjeçe.Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës Parë Durrës, për shtetasin L.Sh,64 vjeç, banues në lagjen  nr. 15, pasi në  lagjen nr. 15, është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, në lagjen 15, Durrës, është konstatuar vjedhja e  banesës së shtetasit A.Gj, 55 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, në Durrës, është konstatuar vjedhja e  banesës së shtetasit H.D, 35 vjeç. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 05.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin V.L, 69, vjeç, banuese në Krujë, pasi djali E.L,17 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë. Ligji nr 9669 datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin   B.A, 46 vjeç, banues në  Krujë. Neni 201 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës Parë Durrës, për shtetasin B.SH, 61 vjeç, banues në Shijak, pasi në lagjen Kodër Shijak, u konstatua duke ndërtuar pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen N.K, 50 vjeçe, banuese në Shetel, pasi djali i saj, shtetasi I.K,35 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen D.D, 53 vjeçe, banuese në  Shijak, pasi ish bashkëshorti, shtetasi S.Rr, 56 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 05.10.2018,u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin F.L,60 vjeç, banues në fshatin Branesh, pasi në fshatin Branesh, ka pushtuar një pjesë toke duke e mbjellë me kultura bujqësore në pronësi të shtetases Xh. L, 63 vjeçe, banuese në Elbasan. Neni 200 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases J.H, 16 vjeçe, banuese në Elbasan, më datë 05.10.2018 u gjet dhe ju dorëzua familjarëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për shtetasen Dh.K, 39 vjeçe, banuese në Elbasan. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasen P.S, 48 vjeçe, banuese në fshatin Linas. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin S.M, 66 vjeç, banues në Librazhd. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh

Më datë 05.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.E, 47 vjeç, banues në Gramsh, pasi në lokalin e tij për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësin e policisë rendit. Neni 236 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.F, 20 vjeç, banues në Gramsh pasi gjatë natës, ka vjedhur lokalin bar-kafe në pronësi të shtetasit E.H. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, pasi në vazhdimësi, nëpërmjet telefonit, kanë shqetësuar shtetasin M.Z, 31 vjeç, banues në Korçë. Punohet për identifikimin e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për shtetasen A.M, 46 vjeçe, banuese në Pojan. Nenet 99 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll

Më datë 05.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.D, 30 vjeçe, banuese në fshatin Baban, pasi bashkëshorti, K.K,37 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet iu referuan Gjykatës së Shkallë  së Parë Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin M.S, 52 vjeç. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës  së Shkallës së Parë Berat, për shtetasen Q.T, 70 vjeçe, banuese në fshatin Dyshnik, pasi duke djegur mbeturinat, i ka dalë zjarri jashtë kontrollit dhe ka djegur disa rrënjë ullinj. Neni 161 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës  së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin S.L, 59 vjeç, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar

Më datë 26.06.2018, u bë ndalimi i shtetasit B.I, 34 vjeç, banues në Skrapar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasit L.S dhe Y.H, 36 dhe 51 vjeç, banues në fshatin Cakran e Sarandë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasin I.N, 44 vjeç, banues në fshatin Marinzë, pasi djali i xhaxhait, shtetasi A.N,56 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike  ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin H.M, 54 vjeç, banues në Fier.Neni 321/2 i Kodit Penal..

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin M.S, 26 vjeç, banues në Fier. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin V.S, 51 vjeç, banues në Vlorë. Nenin 84 të Kodit Penal.

Më datë 02.10.2018, shtetasi M.Ç, 33 vjeç, banues në Fier, kallëzon se në lagjen “Isa Boletini”, në automjetin e tij i kanë thyer xhamin dhe i kanë vjedhur një çantë me lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, shtetasi R.Xh, 80 vjeç, banues në Vlorë, kallëzon se në tokën e tij, punonjës të Bashkisë Vlorë, po ndërtojnë një memorial, pa kryer procedurat e shpronësimit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.Z, 32 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi vjehrri F.Z, 61 vjeç, banues në Vlorë, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkalles së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” si edhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin F.Z. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 20.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim, pasi në akuariumin e Portit te Ri, Vlorë, kishte ndotje të ujërave detare me lubrifikantë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet që ndotja te jetë shkaktuar nga pakujdesia nga anijet që ankorohen në ketë port.

Kapet në kohë rekord autori i grabitjes me armë !
Në lidhje ma ngjarjen e mëngjesit ku rreth orës 05:53, në mbikalimin e Novoselës një person i maskuar me kapuç në kokë dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit - Automatik, ka marrë me forcë një sasi parash prej 24.000 lekë të rinj dhe është larguar.
Menjëherë shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit janë shpërndarë në terren, duke kontrolluar jo vetëm akset rrugore por edhe krehjen e zonës përreth derisa ranë në gjurmët e autorit dhe bënë të mundur kapjen e tij brenda një kohë shume të shkurtër.
I fshehur nëpër shkurre midis fshatrave Aliban-Akërni, kapet dhe arrestohet në flagrancë autori i ngjarjes, shtetasi: M.M, 27 vjeç, banues në fshatin Plashnik, Berat.
Nga hetimet intensive të kryera, u bë zbulimi dhe  dokumentimi i një ngjarje tjetër, konkretisht ky shtetas para se të kryente grabitjen në fjalë, rreth orës 00:40 të mëngjesit të sotëm, në të njëjtat kushte ka vjedhur edhe një karburant tjetër brenda Novoselës në pronësi të shtetasit Y.B, ky dyshohet se ka marrë një sasi parash prej 3.000 lekë të rinj.
Kapja e tij në flagrancë është shoqëruar edhe me sekuestrimin e materialeve si më poshtë: Armë zjarri Automatik - Kallashnikov, Kapuçi, që përdori për maskim, Një sasi parash prej 27.000 lekë të rinj dhe 150 Euro. Kryhen veprimet e tjera proçeduriale në lidhje me ngjarjen.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, pasi shtetasja A.H, 45 vjeçe, ka kallëzuar se persona të pa identifikuar i kanë vjedhur banesën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Himarë

Më datë 05.10.2018, shtetasi K.Ç, 37 vjeç, banues Lukovë, kallëzon se më datë 04.10.2018, punonjës të Bashkisë Himarë, kanë ndërtuar një mur rrethues në pronën e tij. Nenet 200 dhe 277 të Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.B, 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi te plazhi Bunec, ka ndërtuar një lokal veror pa leje. Nenet 200 dhe 199/a të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Delvinë

Më datë 05.10.2018, rreth orës 22:30, u ekzekutua vendimi penal i Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për shtetasin A.M, 30 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 05.10.2018, undalua shtetasi në kërkim E.V, 31 vjeç, banues në fshatin Metoq,pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/2 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin E.Gj, 56, vjeç, banues në Gjirokastër. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018 , u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin H.S, 48 vjeç, banues në Gjirokastër. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin R.L, 54 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi më datë 04.10.2018, në  lagjen “Manalat”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar në detyrë punonjësin e policisë Bashkiake Gjirokastër. Neni 235/1 i Kodit Penal.

Më datë  05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin K.L, 63 vjeç, banues në Dropull. Neni 248 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë

Më datë 05.10.2018,u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin A.R, 36 vjeç, banues në Fushë Lumth, pasi në Fushë Lumth, po ndërton një objekt pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, në aksin rrugorë Rrëshen-Kalimash, në Reps, është përfshirë nga flakët në lëvizje kamioni që drejtohej nga shtetasi F.K, 32 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.Nga veprimet e kryera rezulton se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në sistemin e frenimit. Materialet i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 04.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K, 43 vjeç, banues në fshatin Dobraç, pasi në Dobraç në banesë, ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës, shtetases Z.T, 61 vjeçe. Shtetasi A.K u kap duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi automjetin. Nenet 130/a dhe 291 të Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, shtetasi A.H, 33 vjeç, banues në Shkodër, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa babai, shtetasi B.H, 63 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin Gj.K, 30 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, në banesë është konstatuar lidhje e jashtëligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës

Më datë 05.10.2018, në fshatin Koman, nga pakujdesia ka rënë nga soleta e banesës së vjetër dhe ka gjetur vdekjen shtetasi N.M, 68 vjeç, banues në Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për ngjarje aksidentale.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen H.K, 17 vjeçe, banuese në fshatin Barbullush. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukëdhe punohet për kapjen e shtetasit P.N, 38 vjeç, banues në Durrës. Neni 238 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe

Më datë 05.10.2018,u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin A.Ç,47 vjeç, banues në fshatin Vorfë, pasi në fshatin Vorfë, ka ndërtuar një banesë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin N.K, 50 vjeç, banues në fshatin Ivanaj, pasi në fshatin Ivanaj, në banesë, ka ndërtuar një shtesë kati, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases M.N me vajzën e mitur, më datë 04.10.2018, u gjetën dhe ju dorëzuan familjarëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Dibër.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, për shtetasin R.Xh, 53 vjeç, banues në Tiranë. Neni 277 Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, rreth orës 15:50, në urgjencën e spitalit Bulqizë, ka vajtur e dëmtuar e mitura D.M, 4 vjeçe, banuese në fshatin Çerenec, e cila duke luajtur në oborrin e banesës, është rrëzuar dhe është dëmtuar. Pas ndihmës mjekësore në spitalin e Bulqizës, është dërguar në spitalin e traumës Tiranë në gjendje jo të mire shëndetësore. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, për ngjarje aksidentale.

VI. Departamenti për Kufirin dhe Migracionin

Një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike bie në rrjetën e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke.

Është finalizuar në orët e para të mëngjezit operacioni i koduar "Rrjeta", i zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Greke.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas shqiptarë të cilët tentuan të transportonin lëndë narkotike në drejtim të shtetit grek.

Sekuestrohen 76 kilogramë Cannabis Sativa.

Si rezultat i bashkëpunimit mes Policisë Kufitare Sarandë, Policisë së Sarandës dhe Antidrogës së Igumenicës dhe Policisë Kufitare greke   në afërsi të Igumenicës në vendin e quajtur 'Ambelia' janë kapur dhe ndaluar 4 shtetas shqiptarë me 4 çanta ku nga kontrolli rezultoi se kishin rreth 76 kg lëndë narkotike kanabis.

Operacioni ka nisur më parë nga Policia Kufitare e Livadhjasë Sarandë dhe Policia e Sarandës ku kanë marrë informacion se në drejtim të fshatit Janjar, disa persona po transportojnë lëndë narkotike në drejtim të shtetit grek.

Nga ana e Komisariatit të Kufirit në bashkëpunim me Seksionin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë janë organizuar shërbimet për goditjen dhe kapjen e këtyre personave.

Njëkohësisht është njoftuar menjëherë Policia greke dhe shefi i antidrogës Igumenicë.

Si rezultat i mirëorganizimit nga të dyja policitë, bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve si dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale u bë e mundur që nga antidroga e Igumenicës rreth orës 02.30 të kapeshin në afërsi të Igumenicës personat e mëposhtëm :

K. L, 41 vjeç, lindur në Berat.

A.K, 30 vjeç, banues Piqeras Sarandë.

D. B, 22 vjeç, lindur në Lezhë, banues në Sarandë.

A.Z, 20 vjeç, lindur në Berat.

Nga të dyja Policitë vijon hetimi dhe shkëmbimi i informacioneve për të zbardhur dhe dokumentuar këtë rast si dhe identifikuar e arrestuar personat e tjerë të implikuar.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.C, 27 vjeç, banues në Lushnje, kthyer deportiv nga Italia, pasi në afërsi të P.K.K. Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.A,28 vjeç, banues në Fier, kthyer deportiv nga Zvicra, pasi në afërsi të Konispolit, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, rreth orës 19.50, në K.P.K. Rinas, u kap shtetasi H.H, 42 vjeç, banues në Prizren, pasi ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar Heroinë. Neni 283 i  Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë

Më datë 04.10.2018, në Konispol, shërbimet e kufirit kapën 5 shtetas iranin, të cilët në afërsi të P K K Qafë Botë kishin kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm ku vijojnë veprimet për kthim vullnetar të tyre

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër

Më datë 05.10.2018, në afërsi të Postës së vjetër të Mullirit, shërbimet e kufirit, kanë kapur 3 shtetas pakistanezë, të cilët kishin hyrë në territorin shqiptar në mënyrë të paligjshme. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit u proceduan me urdhra largimi vullnetar.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës

Më datë 05.10.2018, në S.P.K Morinë, u kap shtetasi O.K, 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6