Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 07 Tetor 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new

Departamenti i Policisë Kriminale

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Më datë 06.10.2018 nga ana e oficerëve të Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u bë ekzekutimi i Vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për shtetasit: 
 
- F.A., 45 vjeç banues në Fier (për këtë shtetas është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Kallzim i rremë i kryer në bashkëpunim”), 
 
-J.O., 37 vjeç, banues në Tiranë (për këtë shtetas është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”).
 
Shtetasin A.V., 51 vjeç, banues në Vlorë ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Kallzim i rremë i kryer në bashkëpunim” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”, parashikuar nga nenet 305,25 dhe 279 të Kodit Penal), shërbimet e  Policisë nuk e kanë ndaluar ende. Po kryhen procedurat e duhura për ekzekutimin e këtij vendimi

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 06.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.K, 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Kamzë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.K, 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën  e “Kavajës”, kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.Q, 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin.Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.M, 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Vllazën Huta”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.L, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Medar Shtylla”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.C, 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevard “Gjergj Fishta”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin.Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Sh, 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi tek “Sheshi Shqiponja”, duke drejtuar mjetin tip motor ka humbur kontrollin dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.T, 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi tek mbikalimi i Saukut, duke drejtuar automjetin është përplasur me bordurën, për pasojë kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët, shtetasit A.Z, 28 vjeç dhe L.S, 18 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u referauan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.B., 32 vjeç, banues në Kosovë, pasi në rrugën e “Rinasit”, duke drejtuar mjetin tip autobus , ka përplasur mjetin tip autobus, me drejtues shtetasin J. S., 49 vjeç, banues në Kosovë, i cili më pas është përplasur me një mjet tjetër tip autobus, me drejtues shtetasin B. H., vjeç 45, banues në Kosovë, ku për pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta disa pasagjerë në një nga autobusat, të cilët pas mjekimit në spital janë larguar për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.M, 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Llazi Miho”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një automjet tjetër, me drejtues shtetasin J.C, 64 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, në Kamëz, në rrugën “Demokracia”, një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasen S.G, 13 vjeçe, banuese në Kamëz dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetasja S.G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen P.A, 21 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, duke drejtuar automjetin ka përplasur shtetasen D.L, 48 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila drejtonte një biçikletë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi H.L, 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin.Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Rr, 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Don Bosko”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin.Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë  06.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.K, 47 vjeç, banues në Sukth, pasi në lagjen nr 14, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin.Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë  0610.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim, për shtetasin I.G, 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr 14, Durrës, duke drejtuar motorin pa targë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ky shtetas ka marrë dëmtime të lehta.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni për narkotikët

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin R.B, 20 vjeç, banues në Selitë-Tiranë, bazuar në nenet 283, 286 e 291 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 06.10.2018, shtetasja A.Ç, 31 vjeçe, banuese në Lushnjë, kallëzon se, më datë 30.09.2018, në rrugën “Fan Noli”, një mjet i paidentifikuar, ka aksidentuar djalin e saj D.Ç, 5 vjeç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetasi D.Ç, pas mjekimit në spital është larguar në banesë. Punohet për identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, shtetasja Sh.K, 60 vjeçe, banuese në Lushnjë, kallëzon se, më datë 24.09.2018, në lagjen “Çlirimi”, një mjet i paidentifikuar, ka aksidentuar bashkëshortin e saj shtetasin T.K, 70 vjeç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetasi T.K pas mjekimit në spital u largua në banesë. Punohet për identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, shtetasi M.Gj, 26 vjeç, banues ne fshatin Gurëz-Laç, duke drejtuar kamionin, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin H.D, 68 vjeç, ku për pasojë është dëmtuar bashkëshortja e këtij të fundit, shtetasja G.E, 71 vjeçe, e cila ndodhet ne spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (Informacion paraprak).

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 06.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasja A.Sh, 24 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi në rrugën “Zenel Murra”, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar dy pasagjeret shtetaset E.Sh, 21 vjeçe, dhe A.A, 21 vjeçe, banuese në Vlorë, të cilat pasi morën mjekim në spital u larguan në banesa. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Në vijim të informacionit 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për shtetasin F.B, 40 vjeç, banues në Fushë Mamurras-Kurbin, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, parashikuar nga nenet 290, 291 dhe 273 të Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, në autostradën Milot-Rreshën, në afërsi të Rubikut, shtetasi G.P, 64 vjeç, banues në Zejmen-Lezhë, duke drejtuar automjetin është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin A.Sh, 43 vjeç, ku për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeret shtetasja M.P, 51 vjeçe, Q.L, 51 vjeç dhe A.Sh, 14 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësorë në spitalin e Rrëshenit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (Informacion paraprak).

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 07.10.2018,në lagjen “Tre Heronjtë”, shtetasi A.B, 29 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar automjetin është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasi E.P, 28 vjeç, banues në fshatin Bardhaj-Shkodër, ku për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët pas mjekimit në spital u larguan në banesa. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin M.T, 49 vjeç, banues në Peshkopi, bazuar në nenin 141/a të Kodit Penal.

V. Departamenti për Sigurinë Publike

Komisariatet e Policisë

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Gj.Zh, 56 vjeç, banues në Tiranë. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin T.R, 20 vjeç, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Në vijim të informacionit datë 05.10.2018, i cili bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases K.M, 16 vjeçe, më datë 06.10.2018, kjo shtetase u gjet dhe iu dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Në vijim të informacionit datë 02.10.2018, i cili bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases B.Ç, 14 vjeçe, më datë 06.10.2018, kjo shtetase u gjet dhe iu dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Më datë 06.10.2018, shtetasja M.M, 27 vjeçe, banuese në Tiranë, kallëzon se, gjatë natës, në rrugën “Hoxha Tahsin”, i kanë vjedhur automjetin që kishte në përdorim. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.Ç, 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Zhan D’ark”, dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin A.Gj, 66 vjeç, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 05.10.2018, në rrugën “Bab Rexha”, është djegur automjeti në pronësi të shtetasit Sh.L, 48 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri është aksidental. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 06.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen J.Ç, 45 vjeçe dhe shtetasin S.K, 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi ish-bashkëshorti dhe babai shtetasi S.K, 48 vjeç, banues në Gjirokastër, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tyre. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen A.Gj, 51 vjeçe, banuese në Tiranë, bazuar në nenin 277 të Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.D, 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ismail Qemali”, në lokalin e tij u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Dh.K, 48 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi më datë 05.10.2018, me anë të telefonit, dyshohet se ka fyer me fjalë, djalin dhe ish-bashkëshorten e tij shtetasit S.K 22 vjeç dhe J. Ç, 45 vjeçe, banues në Tiranë.Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit F.Ç, 40 vjeç, banues në Tiranë, bazuar në nenin 134 të Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.P, 71 vjeç, banues në Tiranë, bazuar në nenin 150 të Kodit Penal.

Në vijim të informacionit datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.B, 18 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” e kryer në bashkëpunim. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, në rrugën “Besim Imami”, në banesë, shtetasja P.Gj, 19 vjeçe, aksidentalsiht ka prerë dorën me thikë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.

 

Komisariati i Policisë Nr. 3

 

Në vijim të informacionit datë 05.10.2018, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim, O.K, 24 vjeç, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.                                                                                                       

Në vijim të informacionit datë 02.10.2018, që bën fjalë për veprën penale “Kanosja”, më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim E.S, 40 vjeç, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.G, 43 vjeç, banues në Tiranë, bazuar në nenin 134 të Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.P, 42 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti E.P, 46 vjeç, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Në vijim të informacionit i cili bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases A.S, 22 vjeçe, banuese në Tiranë, më datë 06.10.2018, kjo shtetase iu gjet dhe dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 06.10.2018, në fshatin Bulqesh, shtetasi D.Gj, 20 vjeç, banues në Kamëz-Tiranë, u kap duke kryer punime ndërtimi. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 06.10.2018, shtetasi K.P, banues në Kamëz, ka kallëzuar se i kanë vjedhur në pronën e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 06.10.2018, shtetasja M.B, 39 vjeçe, banuese në fshatin Fitore-Sarandë, ka kallëzuar se në rrugën “Kastriotët”, i kanë vjedhur një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/3 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, si edhe po punohet për kapjen e shtetasit E.B, 30 vjeç, banues në Tiranë, bazuar në nenin 275 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për shtetasin A.V, 45 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi në lagjen “Kërcukaj”, dyshohet se ka kanosur me fjalë, shtetasin P.G, 30 vjeç, banues në Rrogozhinë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin G.A, 27 vjeç, banues në Manzë, pasi më datë 05.10.2018, në lagjen nr 15, duke drejtuar automjetin, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen Z.M, 41 vjeçe, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti i saj shtetasi A.M, 52 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen Xh.S, 26 vjeçe, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti, shtetasi A.S, 30 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.10.2018, gjatë natës, në lagjen nr 14, rruga “At Gjergj Fishta”, janë  vjedhur  24 matës të ujit të pijshëm. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, shtetasi T.K, 42 vjeç, ka kallëzuar se gjatë natës kanë tentuar të vjedhin në dyqanin e tij.Punohet për  identifikimin e kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 06.120.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin Sh.M, 68 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr 17, në banesë, u kap duke ndërtuar një shtesë solete ne katin e dytë, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.120.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin B.J, 47 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr 15, në banesën e tij, u kap duke kryer punime pa leje.Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, gjatë natës, në fshatin Sektor Rinia, persona të paidentifikuar kanë vjedhur në kasollen e banesës së shtetasit S.B, 20 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasen R.L, 54 vjeçe, banuese në Xhafzotaj, bazuar në nenin 150 të Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen A.K., 42 vjeçe, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti i saj shtetasi D.K, 47 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr 9669 datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, 52 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij shtetasve Z.M, 41 vjeçe dhe L.M, 10 vjeç, banues në Durrës. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Krujë, për shtetasin V.Xh, 23 vjeç, banues në Nikël, pasi në Nikël, ka goditur me grushte shtetasit B.Q dhe A.Q, 34 dhe 31 vjeç, banues ne Borizanë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Krujë, për vlerësim për shtetasen D.M, 30 vjeçe, banuese në fshatin Borizanë.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 06.10.2018, në Spitalin Rajonal Durrës, ka shkuar e dëmtuar shtetasja N.D, 71 vjeçe, banuese në Shijak, e cila ka deklaruar se kishte rënë nga shkallët në banesën e saj. Materialet  i  kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për vlerësim.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin H.Ç, banues në fshatin Katjel, pasi më datë 05.10.2018, në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt (banesë) pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershme, për shtetasen K.Z, 55 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi djali i bashkëshortit të saj, shtetasi E.Z, 42 vjeç, banues në Elbasan, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet ju kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.10.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.F, dhe G.N, 35 dhe 41 vjeç, banues në Elbasan, bazuar në nenet 236/2 dhe 283 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh

Më datë 06.10.2018,u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin K.D, 51 vjeç, banues në Gramsh, bazuar në nenin 84 të Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin Xh.D, 55 vjeç, banues në Gramsh, bazuar në nenin 277 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 06.10.2018,  u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin G.H, 50 vjeç, banues në Korçë, bazuar në nenin 150 të Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Pogradec dhe po punohet për kapjen e shtetasit F.M, 55 vjeç, banues në Pogradec, pasi në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrës së tij shtetases N.I, 75 vjeçe, banuese në Pogradec.Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, në lagjen nr 5, është vjedhur banesa e shtetasit V.C, 66 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin B.K, banues në fshatin Gur i Bardhë, pasi u kap duke ndërtuar një banesë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.T, 31 vjeç, banues në Pogradec, bazuar në nenin 283 të Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Pogradec, për shtetasen V.Sh, 55 vjeçe, banuese në Velçan, bazuar në nenin 150 të Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasit T.D dhe F.D, 32 dhe 36 vjeç, banues ne fshatin Udënisht, pasi në këtë fshat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë goditur me grushta e sende të forta shtetasin R.B, 28 vjeç, banues në Udenisht.Neni 89 e 25 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 06.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin S.M, 74 vjeç, banues në fshatin Gorishovë, pasi djali i tij B.M, 35 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike në vazhdimësi ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin B.M. 34 vjeç, banues në fshatin Strumë-Roskovec, pasi në banesën e tij ky shtetas dyshohet se është vetëplagosur me një armë gjahu teke, të cilën e posedonte pa leje. Ky shtetas ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa arma iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Nenet 99 e 280 të Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin G.H, 40 vjeç, banues në Fier, pasi bashkëshortja N.H, 32 vjeçe, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij dhe dy fëmijëve K.H dhe L.H, 9 dhe 7 vjeç.Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Lushnjë

Më datë 06.10.2018,u ndalua shtetasi në kërkim A.Xh, 30 vjeç, banues në Divjakë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, ka dhënë për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë

Më datë 06.10.2018,u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin A.D, 49 vjeç, banues në fshatin Grabian, pasi më datë 05.10.2018, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases Y.D, 44 vjeçe. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin V.S, 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, shtetasin M.J, 72 vjeç, banues Vlorë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin R.B, 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Hajro Cakëri”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë së rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Himarë

Më datë 06.10.2018, shtetasi K.N, 60 vjeç, banues në Dhërmi, ka kallëzuar se i kanë vjedhur në bodrumin e banesës së tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Delvinë

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Sarandë dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.A, 24 vjeç, banues në fshatin Vanë, bazuar në nenin 121/a të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 14.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin K.P, 56 vjeç, banues në Ksamil, pasi në Ksamil, dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke, në pronësi të shtetasit E.R, 42 vjeç, banues në Tiranë si dhe po ndërtonte një objekt, pa leje. Nenet 199/a/1 e 200 të Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Sarandë,  në ngarkim të shtetasve A.K dhe D.N, 27 dhe 34 vjeç, banues në fshatin Dardhë- Librazhd dhe fshatin Lufë-Pukë, pasi në lagjen nr 2, dyshohet se kanë goditur me sende te forta shtetasin B.K, 43 vjeç, banues në Zhapokik-Tepelenë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin P.K, 50 vjeç, banues në Sarandë, bazuar në nenin 199 Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin H.H, 64 vjeç, banues në fshatin Damës, bazuar në nenin 150 Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 06.10.2018,u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim për shtetasen T.M, 50 vjeçe, banuese në Rrilë.

Komisariati i Policisë Mirditë

Më datë 05.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin N.Gj, 57 vjeç, banues në Fushë-Milot, pasi në aksin rrugor Rrëshen- Rubik, nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip “Benz” iu gjet e sekuestrua një pistoletë sportive (zhurmuese) tip “Ecol” të cilën e posedonte pa leje. Neni 280 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe po punohet për kapjen e shtetasit Z.N, 25 vjeç, banues në  Rubik, pasi në Rubik, me mjetin e tij dyshohet se ka goditur shtetasin A.P, 27 vjeç, banues në  Rubik, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin A.F, 45 vjeç, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Guerrile”, në banesë, iu konstatua lidhje e jashtëligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin A.D, 39 vjeç, banues në fshatin Nënshat, pasi në banesë, iu konstatua lidhje e jashtëligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 06.10.2018, u referuan materialetnë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin R.Sh, 58 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, bazuar në nenin 272 Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin H.O, 41 vjeç, banues në fshatin Kolosjan, bazuar në nenet 205 e 235 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasit E.I; A.B; G.B dhe M.Z, 10, 13, 15 dhe 16 vjeç, banues në Dibër, bazuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

Dibër

Pas denoncimit nga Ministria e Arsimit, të një videoje ku shfaqet një drejtues autobusi që ushtron dhunë ndaj dy nxënësve, sqarojmë se:

Policia e Dibrës menjëherë ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë, të drejtuesit të autobusit,  shtetasin E.S, 35 vjeç, banues në fshatin Burim, Dibër.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi E.S, me automjetin e tij autobus, kryente transportin e nxënësve në rrugë dytësore nga fshati Burim për në shkollën e Majtarës, në njësinë admimistrative Maqellarë.

Në datë 04.10.2018, ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj dy nxënësve, pasi pretendonte se i kishin djegur me cigare sediljet e automjetit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore shtetasi E.S, u arrestua për veprën penale "Keqtrajtim i të miturit", parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.

Gjithashtu rezultoi se kishte mangësi në dokumentacion, e për mangësitë e konstatuara  do të procedohet administrativisht nga Policia Rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër është e angazhuar maksimalisht për sigurinë e qytetarëve,  veçanërisht për sigurinë e fëmijëve dhe fton qytetarët, nxënësit, prindërit e mësuesit të denoncojnë çdo shkelje apo cënim të dinjitetit, shëndetit e jetës së tyre, duke garantuar një reagim të shpejtë profesional dhe dhe të paanshëm.

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për shtetasin D.Xh, 38 vjeç, banues në Zenisht, bazuar në nenin 277 të Kodit Penal.

VI. Departamenti për Kufirin dhe Migracionin

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasinI.E, 19 vjeç, banues në Patos, Fier, pasi më datë 28.09.2018, në PKK Kakavijë, Gjirokastër, ky shtetas dyshohet se ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6