Sqarim lidhur me denoncimin nga Ministria e Arsimit, të një videoje ku shfaqet një drejtues autobusi që ushtron dhunë ndaj dy nxënësve

Dibër - Pas denoncimit nga Ministria e Arsimit, të një videoje ku shfaqet një drejtues autobusi që ushtron dhunë ndaj dy nxënësve, sqarojmë se: 

d.v.p diber

Policia e Dibrës menjëherë ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë, të drejtuesit të autobusit, shtetasin E. S, 35 vjeç, banues në fshatin Burim, Dibër.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi E.S, me automjetin e tij autobus, kryente transportin e nxënësve në rrugë dytësore nga fshati Burim për në shkollën e Majtarës, në njësinë administrative Maqellarë.

Në datë 4.10.2018, ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj dy nxënësve, pasi pretendonte se i kishin djegur me cigare sediljet e automjetit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore shtetasi E.S, u arrestua për veprën penale "Keqtrajtim i të miturit", parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.

Gjithashtu rezultoi se kishte mangësi në dokumentacion, e për mangësitë e konstatuara do të procedohet administrativisht nga Policia Rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër është e angazhuar maksimalisht për sigurinë e qytetarëve, veçanërisht për sigurinë e fëmijëve dhe fton qytetarët, nxënësit, prindërit e mësuesit të denoncojnë çdo shkelje apo cenim të dinjitetit, shëndetit e jetës së tyre, duke garantuar një reagim të shpejtë profesional dhe të paanshëm.

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6