Policia e Shtetit gjatë fundjavës 08 Tetor 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës.Stema Policia  

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 57 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 20 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 10 persona për narkotikët.

Janë kapur 6 persona në kërkim

4 persona për Dhunë në familje 
                          
5 persona për veprën penale "Vjedhja"

3 persona për Krime ndaj personit

2 persona për veprën penale "Armëmbajtje pa leje"

1 person për veprën penale "Keqtrajtimi të miturit"

1 person për veprën penale "Falsifikimi"

3 persona për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik"

1 person për veprën penale "Mashtrimi"

1 person për veprën penale "Vjedhja e energjisë elektrike".

Janë sekuestruar:

76 kg e 792 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannbais Sativa 
3.6 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë
2 armë zjarri.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 195 persona.

Gjatë fundjavës është finalizuar operacioni i mëposhtëm:
1- Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Greke, finalizon operacionin "Rrjeta"

Një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike bie në rrjetën e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke.

Është finalizuar në orët e para të mëngjesit operacioni i koduar "Rrjeta", i zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Greke.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas shqiptarë të cilët tentuan të transportonin lëndë narkotike në drejtim të shtetit grek.

Sekuestrohen 76 kilogramë Cannabis Sativa.

Si rezultat i bashkëpunimit mes Policisë Kufitare Sarandë, Policisë së Sarandës dhe Antidrogës së Igumenicës dhe Policisë Kufitare greke në afërsi të Igumenicës në vendin e quajtur 'Ambelia' janë kapur dhe ndaluar 4 shtetas shqiptarë me 4 çanta ku nga kontrolli rezultoi se kishin rreth 76 kg lëndë narkotike kanabis. Operacioni ka nisur më parë nga Policia Kufitare e Livadhjasë Sarandë dhe Policia e Sarandës ku kanë marrë informacion se në drejtim të fshatit Janjar, disa persona po transportojnë lëndë narkotike në drejtim të shtetit grek.

Nga ana e Komisariatit të Kufirit në bashkëpunim me Seksionin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë janë organizuar shërbimet për goditjen dhe kapjen e këtyre personave. Njëkohësisht është njoftuar menjëherë Policia greke dhe shefi i antidrogës Igumenicë. Nga të dyja Policitë vijon hetimi dhe shkëmbimi i informacioneve për të zbardhur dhe dokumentuar këtë rast si dhe identifikuar e arrestuar personat e tjerë të implikuar.

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6