Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 08 Tetor 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new

Departamenti i Policisë Kriminale 

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Sh.M., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Abedin Rexha”, nga kontrolli fizik iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 2.8 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit E.B., dhe M.Xh., vjeç 23 e 24, banues Tiranë, pasi në rrugën “Adem Sina”, nga kontrolli në mjetin tip “Opel”, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 3 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe 2 telefona. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 07.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.M., vjeç 26, banues në Lushnje, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Q., vjeç 39, banues në Tiranë, pasi në Sauk të Vjetër, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volksvagen”, është përplasur me mbrojtësen anësore të rrugës. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 07.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.K., vjeç 18 banues në Tiranë dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin G.P., vjeç 18 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Don Bosko”, shtetasi G. K., duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz” ka përplasur tre mjete të tjera duke iu shkaktuar vetëm dëme materiale dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërsa shtetasi G.P., ka bërë kallëzim të rremë në organet e rendit duke thënë se ka qenë ai shkaktari i aksidentit). Nenet 291 e 273 të Kodit Penal G.K., dhe Neni 305/b i Kodit Penal për G.P.

Më datë 07.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Z.A., vjeç 53, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dajtit”, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi Pajero”, ka dalë nga rruga, për pasojë ka vdekur pasagjeri, shtetasi F.V., vjeç 38, banues në Tiranë, dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve drejtus Z.A., dhe pasagjeri L.B., vjeç 62, banues në Tiranë. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin A.P., vjeç 33, banues në Fier, pasi në autostradën Kavajë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, të drejtuar nga shtetasi G.D., vjeç 43, banues në Divjakë, i cili është përplasur me mjetin tip “Mazda”, me drejtues G.Sh., vjeç 47, banues në Tiranë, ku janë dëmtuar pasagjeret R.D., dhe E.Sh., banues në Divjakë, dhe pasagjerja E.Sh., banues në Tiranë, të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit U.S., dhe G.Ç., banues në Durrës e Tiranë, pasi në afërsi të Saukut, duke drejtuar mjetin tip “Daimler Chrysler” dhe “Ford”, janë përplasur midis tyre dhe me mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues L.B., vjeç 27, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar pasagjerja shtetësia L.G., vjeçe 24, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.A., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka përplasur motorin tip “Dayang”, me drejtues B.H., vjeç 32, për pasojë është dëmtuar B.H., i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.D., vjeç 34, banues në Vorë, pasi më datë 07.10.2018, në Vorë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni për narkotikët

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit E.P., A.K., L.B., dhe E.D., vjeç 17, 17, 14 e 14, banues në Durrës, pasi më datë 06.10.2018, në lagjen nr. 11, nga kontrolli ju bllokua në cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Marijuanë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durës, për shtetasit E.D., E.B., E.K., dhe R.K., vjeç 19, 19, 18, 19, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 17/1, nga kontrolli iu gjetën 4 doza lëndë narkotike e llojit Marijuanë. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M.Z., vjeç 35, banues në Sukth, pasi në PKK Port, ka ardhur nga Italia me mjetin tip “Renault”, i cili në sistem, është regjistruar i vjedhur në Itali. Neni 141/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin I.T., vjeç 45, banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor Cërrik–Belsh, në fshatin Shalës, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka aksidentuar shtetasin F.Sh., vjeç 51, banues në fshatin Shalës, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin I.I., vjeç 22, banues në Shkodër, pasi në aksin rrugor Librazhd–Përrenjas, në fshatin Pishkash, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka goditur nga pas mjetin tip “Benz”, me drejtues B.Ç., vjeç 59, banues në Përrenjas, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit “Benz” dhe pasagjerët në këtë mjet, shtetasit S.L., dhe R.B., vjeç 53 e 64, banues në fshatin Fanjë, Përrenjas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.H., vjeç 25, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshati Paulesh, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin M.Sh., vjeç 79, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 07.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.S., vjeç 53, banues në Maliq, pasi në rrugën Drithas -Maliq, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin traktor, pa targa, ka goditur mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues E.Z., vjeç 35, banues në Tiranë, ku ka dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin Q.H., vjeç 61, banues në Fier, pasi në lagjen “15 Tetori”, duke drejtuar mjetin tip “KIA”, është përplasur me motorin tip “Skygo”, të drejtuar nga shtetasi S.B., vjeç 63, banues në Mbrostar Ferko, i cili është dëmtuar dhe pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Lushnje
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.D., 21 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dje rreth orës 07:20, në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, në fshatin Konjat, Lushnje, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar rëndë një nga pasagjeret dhe janë dëmtuar lehtë dy të tjerë.
Në orën 17:20 njoftohemi nga Spitali i Traumës Tiranë se pasagjerja që ishte dëmtuar rëndë, shtetasja M.D., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, ka ndërruar jetë.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin M.Gj., vjeç 26, banues në Laç, Kurbin, pasi më datë 06.10.2018, në aksin rrugor Fier-Lushnje, duke drejtuar kamionin tip “Iveco”, është përplasur me mjetin tip “Rulot”, me drejtues shtetasin H.J., vjeç 68, për pasojë është dëmtuar bashkëshortja, G.E., vjeçe 71, e cila pasi mori mjekim në spital, u largua. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin B.Sh., vjeç 66, banues në fshatin Vaqar Tiranë, pasi në aksin rrugor Fier-Lushnje, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë  08.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.K., vjeç 67, banues në Vlorë, pasi në Patos, duke drejtuar në gjendje të dehur motorin tip “Yamaha”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar bashkëshortja, shtetësia Z.K., vjeçe 63, e cila pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin K.L., vjeç 25, banues në fshatin Picar, pasi në PKK Port, në ardhje nga Italia, është konstatuar se nuk kishte dalje Shqipëria. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 07.10..2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Gjirokastër, për shtetasin V.C., vjeç 65, banues në Gjirokastër, pasi në lagjen “18 Shtatori”, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, është përplasur me motorin tip “Suzuki”, të drejtuar nga shtetasi M.K., vjeç 27, banues në Gjirokastër, i cili pasi mori mjekim në spital u largua në banesë. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin G.P., vjeç 61, banues në fshatin Zejmen, pasi në Rubik, Mirditë, duke drejtuar mjetin tip “Golf”, është përplasur me mjetin fuoristradë tip “Mitsubish”, të drejtuar nga shtetasi A.Sh., vjeç 43, banues Tiranë, për pasojë është dëmtuar pasagjeri Q.L., vjeç 51, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin A.B., vjeç 33, banues në Malësi e Madhe, pasi në segmentin rrugor Koplik–Shkodër, në fshatin Shtoj i Vjetër, duke drejtuar mjetin tip “Daimler Chrysler”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, të drejtuar nga shtetasi L.R., vjeç 48, banues në Shkodër, për pasojë ka pësuar dëmtime drejtuesi, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi P.N., vjeç 35, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, pasi në lagjen “Tre Heronjtë”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin B.H., vjeç 17, banues në Luzhaj, Tropojë, pasi në rrugën Bajram Curri- Shoshan, tek “Ura e Muratajve”, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Toyota” pa targë, ka aksidentuar shtetasen Gj.S., vjeçe 60, banuese në Bajram Curri, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290, 291 dhe 273 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.B., vjeç 25, banues në Elbasan, pasi në rrugën “Tefta Tashko”, i ka vjedhur një sasi lekësh, shtetasit A.R., vjeç 53, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e M.B. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen H.Sh., vjeçe 33, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.C., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi se në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka goditur me grusht shtetasin Ll.Sh., vjeç 41, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit A.D., V.B., dhe F.B., vjeç 19, 48 e 70, banues në Tiranë. Nenet 277 e 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 07.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M., vjeç 24, banues në Has, për veprat penale të parashikuar nga nenet 279/3, 305/b e 134 të Kodit Penal.

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen J.M., vjeçe 57, banuese në Tiranë. Neni 274 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2018, shtetësia M.K., vjeçe 53, banuese në Tiranë, kallëzon se i është larguar nga banesa motra, shtetësia E.M., vjeçe 56, banuese në Tiranë, me probleme mendore. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 07.10.2018, në Tufinë, në banesë, ka ndërruar jetë foshnja me iniciale S.A. Nga veprimet e kryera, rezultoi se foshnja nuk ka shenja dhune në trup. Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin J.P., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Niko Avrami”, ka goditur me sende të forta, shtetasin G.Ç., vjeç 42, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 07.10.2018, në Paskuqan, shtetases L.K., vjeçe 23, banuese në Paskuqan, një person ka tentuar t'i marrë nga dora telefonin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.H., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim, ka goditur me sende të forta shtetasin K.F., vjeç 29, banues në Tiranë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasit Q.T., dhe F.T., vjeç 49 e 42, banues në fshatin Kryezi, pasi në këtë fshat, kanë kanosur me fjalë shtetasit N.C., dhe  D.M., vjeç 66 e 53, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.M., vjeç 33, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, pasi  më datë 06.10.2018, në lagjen nr. 4, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka fyer dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik. Nenet 242 e 119  të Kodit Penal.

Më datë 07.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.G., vjeç 38, banues në Durrës, pasi në një shkollë ka vjedhur disa pajisje laboratorike. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin M.C., vjeç 46, banues në fshatin Gramzë. Neni 112 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.H., vjeç 68, banues në fshatin Zezë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Fushë - Krujë
Më datë 07.10.2018, rreth orës 23:30, në fshatin Larushk Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.M., dhe R.M., është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Janë shoqëruar në Polici 9 persona. Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes , identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 07.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.Xh., vjeçe 30, banuese në fshatin Karreç, pasi bashkëshorti, shtetasi Xh.Xh., vjeç, 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin Xh.Xh., vjeç 38, banues në fshatin Karreç, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases M.Xh., vjeçe 30. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.T., vjeç 27, banues në Shijak, pasi në Shijak, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetases J.T., vjeçe 30. Neni 22 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 07.10.2018, në lagjen “5 Maji”, në banesën e shtetasit B.P., vjeç 44, ka rënë zjarr, ku janë djegur orenditë shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga pakujdesia në përdorimin e pajisjeve elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasen D.Gj., vjeçe 31, banuese në Elbasan. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit C.Z., dhe E.B., vjeç 76 e 28, banues në Durrës dhe Dorëz, Librazhd. Nenet 199/a e 248 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh

Më datë 07.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin A.B., vjeç 54, banues në Gramsh, pasi ish-bashkëshortja, shtetësia V.D., vjeçe 50, banuese në Gramsh, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen  V.D., vjeçe 50, banuese në Gramsh, pasi ish-bashkëshorti, shtetasin A.B., vjeç 54, banues në Gramsh, pasi ish bashkëshorti, shtetasi A.B., vjeç 54, banues në Gramsh, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës, e cila bënë fjalë për  veprën penale “Vetëgjyqësi”, më  datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasen V.D., vjeçe 50, banuese në Gramsh, pasi ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortit, shtetasit A.B., vjeç 54, banues në Gramsh, dhe e ka kanosur me fjalë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2018, në fshatin Galigat, kanë vjedhur banesën e shtetasit I.M., vjeç 49. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 07.10.2018, shtetasi S.Q., vjeç 66, banues në Korçë, kallëzon se në “Stadiumin Skënderbeu” janë dëmtuar disa stola. Po punohet për identifikimin dhe kapjen  e autorëve. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq

Më datë 07.10.2018, në fshatin Pirg, shtetasit T.M., vjeç 65, i kanë vjedhur në banesë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin E.M., vjeç 34, banues në fshatin Gjonç, pasi nëpërmjet telefonit, ka kanosur me fjalë shtetasin K.P., vjeç 26, banues në fshatin Taç.  Neni 84 i Kodit Penal.

Kolonjë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
R.E., 21 vjeç, banues në fshatin Mollas-Ersekë.
Arrestimi i tij u bë pasi, pranë agjencisë së autobusëve në qytetin e Ersekës, për motive të dobëta, ky shtetas dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), në trup shtetasin M.S., 29 vjeç, banues në Ersekë, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 06.10.2018, gjatë natës në fshatin Goriçan, kanë vjedhur banesën e shtetasit G.M., vjeç 44. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më 07.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.K., vjeç 43, banues në fshatin Poshnje, pasi në banesë, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases R.K., vjeçe 41. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më 07.10.2018, në fshatin Drobonik, shtetasja M.K., vjeçe 17, ka pirë fostoksinë, për pasojë ndërroi jetë në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për hetime të mëtejshme. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Fier
Informacion paraprak
Dje rreth orës 11:55, në banesën e tij në Roskovec është gjetur i pajetë shtetasi E.I., 25 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi E.I., ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Më datë 07.10.2018, në lagjen” 8 Shkurti”, në trotuar është gjetur i braktisur mjeti tip “Benz”. Nga veprimet e kryera rezultoi se targat e këtij mjeti janë të vjedhura në Tiranë. Po punohet për identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 25.06.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin N.Z., vjeç  74, banues në fshatin Cakran. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi T.H.,  vjeç 43, banues në fshatin Peshtan i Madh, pasi më datë 07.10.2018, në fshatin Peshtan, në banesën e saj, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj mbesës, shtetases Xh.H., vjeçe 21. Neni 130/a/2/4 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 07.10.2018, në fshatin Mbyet, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasi Xh.H., vjeç 18, i cili rreth orës 23:45, vdiq në spital. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Lushnje

Më datë 07.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen S.S., vjeçe 23, banuese në fshatin Golem i Vogël, pasi bashkëshorti, D.S., vjeç 37, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Lushnje. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 06.10.2018, gjatë natës, në lagjen “24-Maj”, është vjedhur banesa e shtetases K.R., vjeçe 64. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Delvinë

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin F.A., vjeç 48, banues në Delvinë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të pa lejuara”. Neni 197 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin M.A., vjeç 41, banues në Delvinë, për veprën penale “Organizim i lotarive të pa lejuara”. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Gjirokastër, për shtetasin M.K., vjeç 48, banues në Libohovë.  Neni 199 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin V.Gj., vjeç 40, banues në Fanë, Mirditë, pasi me anë të telefonit, ka shqetësuar e kanosur me fjalë, shtetasin A.K., vjeç 49, banues në fshatin Ishull Lezhë. Po punohet për kapjen e V.Gj. Nenet 84 e 275 të Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë,  për shtetasit P.D., dhe E.G., vjeç 15 e 19, banues në Lezhë, pasi P.D., ka goditur me grusht shtetasin E.G., vjeç 17, banues në Lezhë, kurse E.G., ka goditur me grusht P.D. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 07.10.2018, gjatë natës, në Laç, është vjedhur banesa e shtetasit Z.P., vjeç 31. Po punohet për  identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134. i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë

Në vijim të komunikatës datë 05.10.2015, që bënë fjalë për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, më datë 07.10.2018, u kap shtetasi në kërkim P.N., vjeç 38, banues në Durrës, i cili do ndiqet në gjendje të lirë. Neni 238 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe

Në vijim të komunikatës datë 18.08.2018, më datë 07.10.2018, u arrestua shtetasi E.N., vjeç 29, banues në fshatin Grilë. Nenet 278/2, 130/a dhe 83/a të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin A.C., vjeç 43, banues në Kukës, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin L.Z., vjeç 68, banues në Kukës. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 06.10.2018, në Burrel, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësia B.Sh. vjeçe 29, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat.

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për shtetasen L.B., vjeçe 23, banuese në Klos. Neni 90 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 07.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi P.Ll.,  vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në PKK Rinas, iu gjet e bllokua një kartë identiteti italiane, që dyshohet e falsifikuar. Neni 189/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër

Më datë 07.10.2018, në afërsi të Postës së Mullirit, shërbimet e kufirit kanë kapur 6 shtetas të huaj, imigrantë të paligjshëm, të cilët në përfundim të kryerjes së procedurave u proceduan me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar.


Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës

Më datë 07.10.2018, në SPKM Morinë, në dalje u kap shtetasi në kërkim, P.C., vjeç 31, banues në Balldre, Lezhë. Neni 284 i Kodit Penal.

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6