Devoll, posedonte pa leje në banesë armë zjarri, arrestohet në flagrancë nga Policia.

DevollDevoll 2018 Tetor 09 ok

Posedonte pa leje në banesë armë zjarri tip "Kallashnikov", arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Devoll bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

K.M., 43 vjeç, banues në fshatin Arzë-Devoll.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e këtij shtetasi, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike tip “Kallashnikov”, pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4