Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 09 Tetor 2018


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 36 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 8 drejtues mjetesh.

9 persona për Narkotikët


1 person për veprën penale "Armëmbajtje pa leje"


3 persona në kërkim


2 persona për veprën penale "Krime ndaj personit"

 

2 persona për veprën penale "Vjedhja"


3 persona për veprën penale "Dhuna në familje"


1 person për veprën penale Vjedhja e energjisë elektrike"

 

2 persona për veprën penale "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën"

 
2 persona për veprën penale "Falsifikimi"

 

1 person për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë"

 

1 person për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik"

 

1 person për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

 

Gjithashtu janë sekuestruar:

1 armë zjarri. 

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 59 persona.
 

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4