Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 09 Tetor 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new

Departamenti i Policisë Kriminale 

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.M., vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Bedri Karapici”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Ç.V., vjeç 25, banues në Tiranë, dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen P.B., vjeçe 22, banuese në Tiranë. Nenet 283/1 dhe 324/1 të Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.S., vjeç 18, banues në Tiranë, pasi tek “Kopshti Zoologjik”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj pronës

Tiranë
Shtrëngon me anë të kanosjes një shtetase për dhënie pasurie.
Policia kap dhe ndalon autorin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P.Tiranë, falë një pune të mirëorganizuar hetimore kapën dhe ndaluan shtetasin:
- Y.K., 21 vjeç, banues në Mamurras.
Ky shtetas ndërmjet telefonit ka shtrënguar me anë të kanosjes shtetasen A.Gj., duke i kërkuar një sasi vlere monetare për mospublikimim e disa fotove në rrjetet sociale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 08.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.D., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Toyota”. Neni 291 i Kodit Penal. 

Më datë 08.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.F., vjeç 54, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Reno”, me drejtues D.M., vjeç 23, banues në Tiranë, i cili ka goditur mjetin tip “Benz”, me drejtues A.Z., vjeç 48, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar pasagjerja A.S., vjeçe 22, banuese në Tiranë, e cila pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital u largua në banesë. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.Q., vjeç 51, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, duke drejtuar mjetin tip “Iveco”, ka aksidentuar drejtuesin e biçikletës S.K., vjeç 57, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, shtetasi E.K., vjeç 29, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 06.10.2018, në rrugën “Ibrahim Rugova”, një mjet e ka aksidentuar dhe është larguar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet  290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, në rrugën “Sadik Petrela”, një mjet, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendngjarja, drejtuesin e biçikletës, shtetasin L.F., vjeç 23, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital është larguar për në banesë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.Q., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi me datë 24.09.2018, në rrugën “4-Dëshmorët”, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, është përplasur dhe larguar nga vendngjarja me mjetin tip “Smart”, me drejtues R.N., vjeç 24, banues në Tiranë. Nenet 291 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi proaktiv 2 mujor për veprat penale ”Vjedhja duke shpërdoruar detyrën" dhe "Vjedhja në bashkëpunim" ndaluan shtetasit:
• R.G., 23 vjeç, banues në Durrës;
• F.T., 28 vjeç,banues në Durrës.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit F.B., 34 vjeç.
Tre shtetasit e mësipërm, R.G., punonjës në një pikë shitje baterish me shumicë dhe F.B., magazinier në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudhën Qershor - Gusht 2018, në mënyrë sistematike  duke shpërdoruar detyrën kanë vjedhur 359 bateri makinash dhe vaj lubrifikant duke ia dhënë shtetasit F.T., dhe ky më pas gjente tregun për t'i shitur.
Janë sekuestruar një sasi baterish.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës  për veprime të mëtejshme për nenet 135, 134, 25 të Kodit Penal.


Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 08.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Ç., vjeç 36, banues në Katund Sukth, pasi në Katund Sukth, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren N.F., vjeçe 37, banuese në Fllakë, Durrës, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Neni 290/2  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni për narkotikët

Më datë 08.10.2018, u ndalua shtetasi në kërkim E.Xh., vjeç 26, banues në Librazhd, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 08.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.Ç., vjeç 43, banues në fshatin Pekisht, Peqin, pasi në Belsh, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.Gj., vjeç 49, banues në Elbasan, pasi në fshatin Gjergjan, Elbasan, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin  tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni për narkotikët

Korçë
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim".
Sekuestrohet 1 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë vijuar me kontrolle, si rezultat i të cilave, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
• M.A., 24 vjeç,
• B.A., 27 vjeç, të dy banues në Pojan.
• D.Xh., 29 vjeç,
• L.Ç., 25 vjeç, të dy banues në Korçë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Kolonjës”, gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e automjetit të cilin e drejtonte shtetasi M.A., dhe me pasagjer B.A., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë  e provës materiale 1 Kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se edhe dy shtetasit e tjerë janë të implikuar në këtë ngjarje.
Veprimet proceduriale të rastit u kryen nga specialistët e Seksionit të Narkotikëve të cilët referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, si edhe po punohet për kapjen e shtetasit A.B., 45 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale bazuar në nenin 283 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 09.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.E., vjeç 37, banues në Berat, pasi më datë 08.10.2018, në PKK Kapshticë, u  kap me pasaportë biometrike, me një vulë greke të dyshuar e falsifikuar dhe më datë 10.09.2018, në PKK Qafë Botë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Nenet  190 dhe 297 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 08.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi P.H., vjeç 54, banues në Berat, pasi në lagjen “28 Nëntori”, Berat, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Honda”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin M.M., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në fshatin Vajkan, Fier, u kap duke drejtuar motorin tip “Jamaha”, i cili rezulton i vjedhur jashtë shtetit. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 08.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi, R.M., vjeç 51, banues në Fier, pasi në fshatin Daullas, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A.B., vjeç 18, banues në Fier. Nen 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni për narkotikët

Guardia di Finanza italiane në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka bërë të mundur ndalimin e një mjeti lundrues të përdorur për trafik lëndësh narkotike në afërsi të Brindizit, Itali.
Gjatë ndjekjes, 2 skafistët e hodhën ngarkesën në det. Më pas ajo u rikuperua dhe rezultoi se ishte rreth 560 kg marijuanë.
Të arrestuar janë shtetasit G.M., 32 vjeç dhe A.B., 27 vjeç nga Vlora.
2 forcat policore po punojnë bashkërisht për këtë rast, si dhe për të zbuluar bashkëpunëtorë në këtë tentativë trafikimi.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni për narkotikët

Më datë 08.10.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit M.M., dhe B.M., vjeç 35 e 39, banues në Gjirokastër e Memaliaj, pasi në Memaliaj, gjatë kontrollit në banesën e M.M., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 kg. e 16 gr. dhe B.M., gjatë kontrollit personal, iu gjet e bllokua 2.4 gr, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/2 i Kodit Penal. 

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Nga punonjësit e Policisë në Komisariatin e Policisë Përmet në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u
bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
B.S., 64 vjeç, banues në Përmet.
Arrestimi i tij u bë pasi i kishte marrë me qira tokat shtetasit A.H., 70 vjeç, banues në Durrës, qiranë e të cilave e ka paguar me 42 kartëmonedha të prerjes 1000 lekëshe të dyshuara të falsifikuara.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 42 kartëmonedha të prerjes 1000 lekëshe.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 183/2  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 08.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.M., vjeç 50, banues në Shtiqen, Kukës, pasi në rrugën Kukës-Topojan, në vendin e quajtur “Vana”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Seat”. Neni 291 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Tropojë

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin N.M., vjeç 43, banuese në “Bajram Curri”, Tropojë. Nenet 180 e 151 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 08.10.2018, në rrugën “Pasho Hysa”, ka marrë flakë banesa e shtetasit A.Ç., vjeç 39, banues në Tiranë, ku për pasojë janë djegur të gjitha orenditë e banesës. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 08.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.N., vjeç 46, banues në Tiranë, pasi vazhdimisht, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes K.N., vjeçe 45, banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.Ç., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, i ka vjedhur telefonin shtetasit E.D., vjeç 20, banues në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua telefoni. Nga veprimet e kryera rezulton se ky shtetas është autor edhe i një tjetër vjedhjeje. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Sh.Z., vjeç 39, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Fuat Toptani”, ka kanosur me fjalë, shtetasin A.Ç., vjeç 39, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.C., vjeç 30, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur biçikletën shtetasit E.R., vjeç 27, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.H., vjeç 22, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Preng Bib Doda”, për shkak të detyrës nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit S.A., A.H., E.S., A.Q., F.S., dhe A.Q., vjeç 67, 33, 38, 48, 54 e 48, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, kanë kanosur me fjalë, njëri-tjetrin. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit B.S., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Gjik Kuqali “, ka goditur me sende të forta dhe i ka thyer me gur xhamin anësor të mjetit tip “Kady”, shtetasit E.H., vjeç 23, banues në Tiranë. Nenet 89 dhe 150 të Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit B.Xh., dhe K.Gj., vjeç 67 e 38, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sali Butka”, kanë goditur me grusht njëri- tjetrin. Nenet 89 e 90 të Kodit Penal.

Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 08.10.2018, rreth orës 17:57, në rrugën “Muhamed Gjollesha” një person i maskuar nën kërcënimin e një arme të dyshuar lodër ka tentuar të vjedhë në një argjendari. Personi i maskuar nuk ka arritur të realizojë vjedhjen, por është larguar pasi është spërkatur me solucion nga punonjëset e argjendarisë. Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tij.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 08.10.2018, është dërguar në spital, ku ka gjetur edhe vdekjen shtetasi I.K., vjeç 63, banues në Tiranë. Nga veprimet rezultoi se shkak i vdekjes, ka qenë ataku kardiak. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “ Dhuna në familje”, e kryer në bashkëpunim, më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasit në kërkim F.Z., N.Z., D.Z.,  dhe A.Sh., vjeç 64, 60, 59 e 22, banues në Tiranë. Nenet 130/a të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases E.M., më datë 07.10.2018, u gjet dhe iu dorëzua familjarëve, e cila deklaroi se ishte larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 08.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen N.O., vjeçe 24, banuese në Tiranë, pasi ish-bashkëshorti D.P., vjeç 28, ka ushtruar dhunë e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 08.10.2018, u ndalua shtetasi R.T., vjeç 33, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V.Rr., vjeçe 26, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti F.Rr., vjeç 32, ka ushtruar dhunë e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetases N.T., vjeçe 61, banuese në Tiranë, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar ndërhyrje në aparatin matës të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.O., vjeç 18, banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, në rrugën “Muhamet Deliu”, në një shkollë, kanë vjedhur disa materiale hidraulike. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit G.M., dhe shtetasin e mitur A.L., vjeç  19 e 13, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhafer Zelka”, kanë vjedhur në banesën e shtetasit S.L., vjeç 41, banues në Tiranë. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen B.B., vjeçe 26, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti A.B., vjeç 30, ka ushtruar dhunë e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.10.2018, shtetasi I.Ç., vjeç 47, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 05.10.2018, është larguar nga banesa djali i tij i mitur A.Ç., vjeç 17, banues në Tiranë. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 04.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.D., vjeç 64, banues në Tiranë. Nenet 235/2, 84 dhe 277 të Kodit Penal.

Më datë 04.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.D., vjeçe 23, banuese në Tiranë, pasi i vjehrri, M.D., vjeç 51, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.10.2018, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, është vjedhur banesa e shtetases Xh.S., vjeçe 71, banuese në Kamëz. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, në rrugën “Teuta”, kanë dëmtuar kabullin elektrik që ka sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në këtë zonë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh.Xh., vjeç 37, banues në Tiranë. Neni 186/a i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin G.M., vjeç 15, banues në Rrogozhinë, pasi ka goditur me grusht, shtetasin A.D., vjeç 14, banues në Rrogozhinë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin e mitur K.A., vjeç 14, banues në Kavajë, pasi në fshatin Vorrozen, ka goditur me mjet të mprehtë, shtetasin e mitur A.H., vjeç 16, banues në Kavajë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 08.10.2018, në lagjen  13, është konstatuar vjedhja e banesës së shtetasit P.N., vjeç 62. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E.M., vjeç 25, banues në Durrës, pasi në  lagjen nr.13, është konstatuar duke  kryer  ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin G.T., vjeç 68, banues në Durrës, pasi djali R.T., vjeç 21, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së shkallës së Parë Durrës. Ligji nr 9669 datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E.P., vjeç 56, banues në Sukth, Durrës. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit A.S., vjeç 21, banues në Sukth, pasi më datë 30.09.2018, ka vjedhur një motoçikletë tip “Piaxho”, pa targë, të shtetasit I.K., vjeç 72, banues në Sukth. Neni 134/1  i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin I.B., vjeç 72, banues në Rrashbull, pasi në Rrashbull, është konstatuar se ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, në lagjen nr. 17/1, duke punuar në banesë, është rrëzuar nga dritarja  e katit të dytë të banesës, shtetasi J.K., vjeç 48, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Durrës, për ngjarje aksidentale.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin I.B., vjeç 34, banues në Durrës, pasi në Durrës, është konstatuar se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, në lagjen nr.18/1, është konstatuar vjedhja e banesës së shtetasit I.Sh., vjeç 60. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Dh.M., vjeçe 40, banues në Durrës, pasi bashkëshorti A.M., vjeç 42, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së shkallës së Parë Durrës. Ligji nr 9669 datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 08.10.2018, u ndalua shtetasi K.Xh., vjeç 42, banues në Arrameras, Krujë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 08.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.M., vjeçe 35, banues në Tapizë, Krujë, pasi bashkëshorti A.M., vjeçe 42, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë. Ligji nr 9669 datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 08.10.2018, shtetasja A.P., vjeçe 42, banuese në fshatin Xibrakë, kallëzon se më datë 01.10.2018, i është larguar nga banesa bashkëshorti, Xh.P., vjeç 51. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin  S.S., vjeç 52, banues në Elbasan, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait A.S.,  vjeç 48. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin A.S., vjeç 48, banues në Elbasan, pasi në banesë, vëllai S.S., vjeç 52, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Cërrik

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.Gj., vjeç 53, banues në fshatin Mollas. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasen L.Ç., banuese në fshatin Shtërmen. Neni 278/2/3 i Kodit Penal.

Cërrik, Elbasan
Policia brenda pak orëve kap autorin e dyshuar të plagosjes së dyfishtë me armë zjarri.
Policia kap edhe bashkëpunëtorin e autorit të dyshuar.
Kapen shtetasit B.H., 32 vjeç i dyshuar si autori kryesor, si dhe shtetasi I.F., 28 vjeç i dyshuar si bashkëpunëtor.
B.H., mbrëmjen e djeshme dyshohet se pas një konflikti fizik për motive të dobëta ka plagosur me pistoletë G.K., dhe J.R.
Operacioni për kapjen e tyre ka vijuar gjithë natën në ndjekje të tyre.
Në operacion u angazhuan 30 forca policie të Cërrikut dhe të Forcës së Posaçme Shqiponjat nga DVP Elbasan.
Vijon puna për gjetjen e armës së krimit.
Në përfundim të veprimeve do keni informacion të plotë.

Komisariati i Policisë Librazhd

Informacion paraprak.
Më datë 09.10.2018, në urgjencën e spitalit Librazhd, është dërguar nga familjarët i vdekur, pa shenja dhune në trup, shtetasi R.B., vjeç 69, banues në fshatin Spathar, me probleme shëndetësore. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Gramsh

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin K.F., vjeç 51, banues në fshatin Gribë, pasi më datë 07.10.2018, në fshatin Lenije, ka kanosur me fjalë shtetasin E.T., banues në fshatin Irmath. Neni 84 i Kodit Penal.

Gramsh
Në lagjen “Sporti”, në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit K.H., 55 vjeç, i cili ishte i parkuar para banesës, ka rënë zjarr.
Në momentin që mjeti ka marrë flakë, pronari e ka konstatuar dhe me mjete rrethanore ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit është dëmtuar pjesërisht mjeti. Nga hetimet paraprake të grupit hetimor, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale, "Shkatërrimi i pronës me zjarr, mbetur në tentativë", parashikuar nga nenet 151 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin V.B., vjeç 39, banues në Durrës, pasi në vendin e quajtur “Çekrez”, iu gjetën e iu bllokuan dru zjarri, pa leje. Neni 205 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Korçë

Devoll
Posedonte pa leje në banesë armë zjarri tip "Kallashnikov", arrestohet në flagrancë nga Policia.
Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Devoll bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
K.M., 43 vjeç, banues në fshatin Arzë-Devoll.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e këtij shtetasi, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike tip “Kallashnikov”, pa lejen e organeve përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin B.Q., 27 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale bazuar në nenin 112 të Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, në fshatin Dishnicë, ka rënë zjarr, në hangarin në pronësi të shtetasit L.B., 38 vjeç dhe për pasojë është djegur baza ushqimore për bagëti. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasen A.H., 46 vjeçe, banuese në fshatin Nizhavec-Pogradec, për veprën penale bazuar në nenin 277 të Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin G.P., vjeç 39, banues në Dardhas, pasi në Dardhas, ka goditur me grusht, shtetasin S.H., vjeç 75, banues në Dardhas. Neni 90/2 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, në qytetin e Pogradecit, në rrugë, ka gjetur vdekjen shtetasi A.H., vjeç 48, banues në Pogradec. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, si pasojë e një ataku kardiak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin L.H., vjeç 29, banues në fshatin Lapardha, pasi në Lapardha, është konstatuar se kryente punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar

Më datë 07.10.2018, në Poliçan, në afërsi të banesës, ka vdekur shtetasi F.K., vjeç 45. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 08.10.2018, shtetasi Th.Sh., vjeç 62, banues në fshatin Gur Divjakë, kallëzon se në një lokal ku ka drekuar ka harruar xhaketën me sendet personale dhe një sasi lekësh, por është kthyer në lokal dhe nuk e ka gjetur xhaketën dhe lekët. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, në fshatin Rethlibofsh, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasi Xh.H., vjeç 18, i cili rreth orës 23:45, ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.

Më datë 08.10.2018, në Fier, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësia A.Gj., vjeçe 41,  e cila ndërroi jetë rreth orës 20:00, në spitalin e Fierit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin D.Sh., vjeç 29, banues në Fier, pasi në lagjen “Bishanakë”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale, 1 fishek pistolete 9mm. Neni 278/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje

Më datë 08.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen F.D., vjeçe 51, banuese në fshatin Karbunarë e Madhe, pasi ish-bashkëshorti A.S., vjeç 52, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, ushtron dhunë psikologjike në vazhdimësi ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Divjakë

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin në kërkim S.B., vjeç 23, banues në fshatin Balaj, Lushnje. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 07.10.2018, shtetasi V.B., vjeç 71, banues  fshatin Kaninë, kallëzon se i kanë vjedhur në banesë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, shtetasi P.Gj., vjeç 68, banues në Vlorë, kallëzon se i kanë vjedhur në banesë. Po punohet për identifikimin e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, shtetasi E.J., vjeç 26, banues në Vlorë, kallëzon se i kanë vjedhur dy fenerë të automjetit të tij, tip “Ford”. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin K.B., vjeç 42, banues në fshatin Gumenicë, Selenicë, pasi në fshatin Gumenicë, është konstatuar duke kryer një ndërtim, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, në lagjen “Uji Ftohtë”, është vjedhur një dyqan. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershme, për shtetasen D.V., vjeçe 39, banuese në  Risili, pasi ndaj  saj, ka ushtruar dhunë psikologjike kunati i A.K., vjeç 49, banues në Risili. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë.  Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për veprën penale “Përndjekja”, më datë 08.10.2018, u ndalua shtetasi F.R., vjeç 31, banues në Vlorë. Neni 121/a i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 08.10.2018, shtetasi A.M., vjeç 29, banues në Vlorë, kallëzon se është goditur me sende të forta, nga shtetasit V.F., dhe E.F., vjeç 42 dhe 45. A.M., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Himarë

Vlorë - Himarë
Arrestohet në flagrancë nga policia, shtetasi:
J.G., 44 vjeç, banues në Himarë.
Policia ka bërë arrestimin e këtij shtetasi pasi më datë 08.10.2018, në Himarë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.B, për motive të dobëta.
Gjatë shoqërimit të tij drejt ambienteve të policisë së Komisariatit Himarë, ky shtetas ka goditur me sende te forta një punonjës policie duke e penguar atë të ushtrojë detyrën.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Dhunë në familje", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Goditja për shkak të detyrës", parashikuar nga nenet 130/a, 236, 237 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 09.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen E.Sh., vjeçe 47, banuese në Ksamil, pasi bashkëshorti A.Sh., vjeç 52, banues në Ksamil, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 08.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin V.X., vjeç 54, banues në Gjirokastër,  pasi në banesë, djali i tij, shtetasi A.X., vjeç 28, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A.X., 28 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij shtetasit V.X., 54 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme,  neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin H.Ç., vjeç 35, banuese në Tepelenë. Neni 119 të Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.L.,  vjeçe 39, banues në Libohovë,  pasi në banesë, kunata P.L., dhe kushëriri i bashkëshortit A.Xh., vjeç 37 e 54, banues në Libohovë e Fier, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë  08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin K.Q., vjeç 63, banuese në Gjirokastër, pasi ky shtetase ka ndërtuar një mur rrethues, pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Më datë  08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin A.Q., vjeç 40, banuese Gjirokastër, pasi në lagjen ”Zinxhira”, ka ndërtuar një banesë një katëshe, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin E.I., vjeç 36, banues në Lezhë. Neni 238 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.K., vjeç 58, banues në Rraboshtë. Lezhë. Neni 236/2 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin P.M., vjeç 61, banues në fshatin Dajç. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin A.P., vjeç 35, banues në Fushë-Milot, Kurbin, pasi në Fushë-Milot, është konstatuar se ka ndërtuar një kioskë, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, pasi në lagjen Perash, Shkodër, nga punonjësit e OSHEE-së, në një pallat, janë konstatuar të dëmtuara vulat e tre matësve të energjisë elektrike. Po punohet për identifikimin  e kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës

Më datë 08.10.2018, në fshatin Barbullush, është vjedhur banesa e shtetasit A.G., vjeç 47. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin N.F., vjeç 49, banues në fshatin Nënshat, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin E.D., vjeç 35, banues në Kukës, pasi më datë 08.10.2018, në lagjen nr 6, ka goditur me sende të forta dhe fyer me fjalë, shtetasin E.K.,  vjeç 19, banues në Kukës. Nenet 90 e 119 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Më datë 08.10.2018, shtetasi U.F., vjeç 54, banues në fshatin Godvi, Bulqizë, minator në një subjekt minerar, rrugës duke shkuar për në Galeri, për shkak të terrenit, shkëmbor ka rrëshqitur, duke marrë disa dëmtime, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 08.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.B., vjeç 50, banues në Mat, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë

Më datë 08.10.2018, në KPK Rinas, u shoqëruan, shtetasit K.R., dhe E.R., vjeç 35 e 45, banues në Vlorë, të shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja” e kryer në bashkëpunim. Neni 134/2 i i Kodit Penal. Veprimet procedurale do t'i kryej DVP Vlorë.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin  A.Ç.,  vjeç 46, banues në Laç. Neni 278/4 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.H., vjeç 27, banues në Tiranë, pasi më 25.08.2017, në PKK Morinë Kukës, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Më datë 08.10.2018, në PKK, Kapshticë, u bllokua dhe iu dorëzua familjarëve shtetasi A.Ç., vjeç 30, banues në Laç, i shpallur në kërkim, për largimin nga banesa.

Më datë 07.10.2018, në Bilisht, Devoll, janë kapur 4 shtetas të huaj, të cilët kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Këta shtetas në përfundim të procedurave përkatëse do të dërgohen në vendet e tyre të origjinës.

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4