Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Cërrikut

Cërrik, Elbasani arrestuari 1

 Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Cërrikut.

Policia brenda pak orëve kap autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri.

Policia kap edhe bashkëpunëtorin e autorit të dyshuar.

 Operacioni për kapjen e tyre ka vijuar gjithë natën në ndjekje të tyre.

 Në operacion u angazhuan 30 forca policie të Cërrikut dhe të Forcës së Posaçme "Shqiponjat", nga DVP Elbasan.

 Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

S. B. H., 32 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Cërrikut.

 I. F., 28 vjeç, lindur e banues në qytetin e Cërrikut, i dënuar më parë

 Shtetasi S. (B.) H., në bashkëpunim me I. F., në lagjen nr.1 Cërrik në dyqanin (berberhanë) të shtetasit A.B, ka plagosur me armë zjarri (pistoletë) shtetasin G.K, si dhe kanë dëmtuar fizikisht me sende të forta edhe shtetasin J.R., banues në Cërrik, për të cilin fillimisht u raportua nga spitali si i plagosur me armë zjarri.

 Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja pistolete.

 Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera, shtetasi i shoqëruar mbrëmjen e djeshme, drejtuesi i mjetit shtetasi A.Zh., është lënë i lirë, pasi nga tërësia e veprimeve del se nuk është i implikuar në ngjarjen e ndodhur. Shtetasit e arrestuar, pas ngjarjes janë larguar në këmbë dhe jo me mjetin që qarkullonin para se të ndodhte ngjarja.

 Nga ana e shërbimeve të Policisë po vijon puna për gjetjen e armës së krimit.

 Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Vrasja me paramendim në bashkëpunim e mbetur në tentative” si dhe Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, të parashikuar nga nenet 78 ,25 , 22 dhe 278/2,3 të Kodit Penal.

 

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6