Fier-Lushnje. Forca e Ligjit në veprim arreston në flagrancë një prej të fortëve të Fierit.

Fier-Lushnje WhatsApp Image 2018-10-09 at 14.13.58

Forca e Ligjit në veprim arreston në flagrancë një prej të fortëve të Fierit. 

FNSH në bashkëpunim me Policinë Vendore Lushnje e Fier, në kontrolle të befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe personave të shpallur në kërkim.

Kontrollet janë kryer në lokale dhe ambiente të ndryshme si edhe në akset rrugore kryesore e dytësore të qytetit të Fierit dhe Lushnjes.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë dhe 1 shpatë, arrestohet në Fier në kushtet e flagrancës poseduesi i tyre, shtetasi I.B.

Kapet dhe ndalohet në Lushnje një shtetas i shpallur në kërkim për "Armëmbajtje pa leje" dhe "Kanosje".

Në vijim të zbatimit të planit të masave për "Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale" si edhe nga mbajtja nën vëzhgim e ambienteve që frekuentohen nga persona me precedent kriminal, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

•I. B, 42 vjeç, banues në Fier.

Nga kontrolli i ushtruar në lokalin në lagjen "8 Shkurti" Fier, shtetasit I. B., iu gjetën 2 armë zjarri pistoletë dhe një shpatë.

Shtetasi I. B është pjesë e grupit të quajtur "Boriçët", grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit.

Shtetasi i lartpërmendur është arrestuar nga Policia 5 herë për veprat penale "Tentativë vrasje", "Kanosje", "Shkatërrim prone" dhe "Armëmbajtje pa leje".

Aktualisht ky shtetas ishte në masën "Detyrim paraqitje" për veprën penale "Armëmbajtje pa leje", "Kanosje" dhe "Shkatërrim prone".

Gjithashtu, po në kuadër të kontrolleve të ushtruara u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

•S. D, 25 vjeç, banues në Lushnje.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje ka caktuar masën e sigurimit "Arrest me burg" për veprat penale "Kanosje" dhe "Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

Ky shtetas, 04.09.2018 në kodrat e fshatit Zhamë, gjatë një konflikti për motive pronësie ka qëlluar disa herë me armë zjarri automatik drejt vëllezërve N.M dhe H.M.

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4