Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 10 Tetor 2018
Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 36 personave.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 10 drejtues mjetesh.
1 person për Narkotikët
3 persona për veprën penale "Armëmbajtje pa leje"
12 persona në kërkim
2 persona për veprën penale "Krime ndaj personit"
1 person për veprën penale "Vjedhja"
1 person për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë"
1 person për veprën penale "Trafikimi i të miturve"
1 person për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës"
2 persona për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve"
2 persona për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".
Gjithashtu janë sekuestruar:
disa doza lëndë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa,
2 armë zjarri, 2 gëzhoja,
2 armë të ftohta (2 thika).
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 57 persona.