Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 10 Tetor 2018


Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new

Departamenti i Policisë Kriminale 

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.S., vjeç 27, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamed Gjollesha”, nga kontrolli fizik, iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin T.B., vjeç 16, banues në Tiranë, pasi në rrugën “George Bush”, nga kontrolli fizik, iu gjetën e bllokuan 3 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin P.B., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në Sauk të Vjeter, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.Gj., A.B., dhe  V.Rr., vjeç 25, 47 dhe 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Ali Demit”, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 5 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe 3 telefona. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.M., vjeç 32, pasi dyshohet se ka trafikuar nga Franca, mjetin tip “Jeep”. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin

Në vijim të komunikatës, së dhënë më datë 16.07.2018 u ndalua shtetasi në kërkim E.N., vjeç 29, banues në Mallakastër. Nenet 186 e 25 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.E., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit, për të përfituar një vizë pune, ka paraqitur një dokument të falsifikuar. Neni 186 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.D., vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në Kamëz, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin J.S., vjeç 58, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Bardhyl”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin R.M., vjeç 52, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi T.Xh., vjeç 37, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D., vjeç 55, banues në Tiranë, pasi në rrugën e ”Dajtit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Sh., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në rrugën “17 Nëntori”, Yrshek, duke drejtuar kamionin tip “Daf”, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A.F., vjeç 68, banues në Yrshek, i cili ka gjetur vdekjen. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.K., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën ‘’Myslym Keta”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, ciklomotorrin tip “Yinxiang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Më datë 09.10.2018, në lagjen nr.18, Durrës, shërbimet e policisë kanë sekuestruar në ambient të hapur një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Marijuanë, me peshë 2 kg e 680 gr. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin I.B., vjeç 54, banues në Tiranë. Neni 143/3 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 09.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.S., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr. 14, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur mjetin tip “Ford” dhe për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 09.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M., vjeç 28, banues në fshatin Rrumbullak, Peqin, pasi në Peqin, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Janxing”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.B., vjeç 59, banues në Elbasan, pasi në rrugën “Qemal Stafa”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasen I.Z., banuese në Memlisht, Pogradec, pasi në PKK Kapshticë, u kthye nga pala greke pasi në pasaportë janë konstatuar dy vula të policisë greke që dyshohen se janë të falsifikuara. Neni 190 i Kodit Penal.

Devoll
Pas denoncimit të rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ndalohet punonjësja e ZVRPP-Devoll, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Specialistët e Seksionit për krimin ekonomik-financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetases:
V.B., 49 vjeçe, banuese në Bilisht (me detyrë hartografe)
Kjo shtetase duke qenë me detyrë hartografe në ZVRPP-Devoll, i ka marrë një qytetari sasinë prej 20000 lekë, për një shërbim pranë kësaj zyre, duke konsumuar elementë të veprës penale të sipërpërmendur.
Falënderojmë mediat për bashkëpunimin dhe garantojmë se Policia është e gatshme për të ndjekur dhe vendosur përpara përgjegjësisë, çdo shkelës ligji.

Sektori për hetimin e krimeve të rënda

Korçë
Specialistët e Seksionit për hetimin e krimeve ndaj personit dhe pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit:
K. (A.) M., 29 vjeç, banues në Korçë.
Ndalimi i tij u bë në bazë të urdhrit nr 09/10, datë 09.10.2018 të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi ky shtetas më datë 09.10.2018, në fshatin Boboshticë-Korçë, dyshohet se nën kërcënimin e armës, i ka marrë një 26-vjeçari, një shumë prej 400 mijë lekë dhe 130 Euro, një pjesë e të cilave iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” parashikuar nga nenet 140, 278 dhe 84 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 09.10.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi L.Y., vjeç 38, banues në Hudenisht, Pogradec, pasi në Pogradec, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Fier-Lushnje 
Forca e Ligjit në veprim arreston në flagrancë një prej të fortëve të Fierit. 
FNSH në bashkëpunim me Policinë Vendore Lushnje e Fier, në kontrolle të befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe personave të shpallur në kërkim.
Kontrollet janë kryer në lokale dhe ambiente të ndryshme si edhe në akset rrugore kryesore e dytësore të qytetit të Fierit dhe Lushnjes.
Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë dhe 1 shpatë, arrestohet në Fier në kushtet e flagrancës poseduesi i tyre, shtetasi I.B.
Kapet dhe ndalohet në Lushnje një shtetas i shpallur në kërkim për "Armëmbajtje pa leje" dhe "Kanosje".
Në vijim të zbatimit të planit të masave për "Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale" si edhe nga mbajtja nën vëzhgim e ambienteve që frekuentohen nga persona me precedent kriminal, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:
•I.B, 42 vjeç, banues në Fier.
Nga kontrolli i ushtruar në lokalin në lagjen "8 Shkurti" Fier, shtetasit I.B., iu gjetën 2 armë zjarri pistoletë dhe një shpatë.
Shtetasi I.B., është pjesë e grupit të quajtur "Boriçët", grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit.
Shtetasi i lartpërmendur është arrestuar nga Policia 5 herë për veprat penale "Tentativë vrasje", "Kanosje", "Shkatërrim prone" dhe "Armëmbajtje pa leje".
Aktualisht ky shtetas ishte në masën "Detyrim paraqitje" për veprën penale "Armëmbajtje pa leje", "Kanosje" dhe "Shkatërrim prone".
Gjithashtu, po në kuadër të kontrolleve të ushtruara u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: S.D, 25 vjeç, banues në Lushnje.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje ka caktuar masën e sigurimit "Arrest me burg" për veprat penale "Kanosje" dhe "Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak". Ky shtetas, 04.09.2018 në kodrat e fshatit Zhamë, gjatë një konflikti për motive pronësie ka qëlluar disa herë me armë zjarri automatik drejt vëllezërve N.M dhe H.M.

Seksioni për narkotikët

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin B.Sh., vjeç 33, banues në fshatin Vlorë, pasi në Fier, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283 dhe 286 të Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 09.10.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.J., dhe O.H., vjeç 27 e 28, banues në Belsh, dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasit pakistanezë, M.A., M.A., M.M., dhe E.A., vjeç 29, 26, 29 e 24, banues në Pakistan, pasi në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, A.J., u kap me mjetin tip “Opel”, duke transportuar 4 shtetasit pakistanezë, të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin shtetëror. Neni 298/3 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Sektori për trafiqet e narkotikët

Më datë 09.10.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M.M., vjeç 28, banues në Selenicë, pasi në PKK Port, në ardhje nga Italia, nga kontrolli në sistem, rezultoi se nuk kishte dalje nga Republika e Shqipërisë. Neni 297 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:
R.A., 19 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në aksin rrugorë drejt "Pyllit të Sodës" duke drejtuar automjetin tip "Fiat Panda", në gjendje të dehur, ku sasia e alkoolit ishte mbi normat e lejuara.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt" neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit

Në vijim të komunikatës datë 08.03.2017, më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, për shtetasin A.Sh., vjeç 42, banues në Kukës, për veprën penale “Kallëzimi i rremë”. Neni 305 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin A.S., vjeç 24, banues në fshatin Surroj, pasi tek kryqëzimi i spitalit, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, të drejtuar nga shtetasi B.K., vjeç 26, banues në Tiranë, për pasojë janë dëmtuar drejtues A.S., dhe pasagjerët, shtetasit F.L., T.T., dhe R.T., vjeç 67, 32 e 69, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin H.B., vjeç 25, banues në Bulqizë, pasi në aksin rrugor Shupenzë-Bulqizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin B.Sh., vjeç 72, banues në Zerqan, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 10.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.H., 46 vjeç për veprëm penale të parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u ndalua shtetasja në kërkim M.Z., vjeçe 58, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin I.J., vjeç 41, banues në Tiranë, për veprat penale të parashikuara nga Nenet 84, 279 e 321 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim F.Ç., vjeç 40, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi T.M., vjeç 37, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur një sasi lekësh dhe 1 telefon shtetasit J.D., vjeç 22, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 armë sportive pa leje. Nenet 139 e 280 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 09.10.2018, në Laprakë, në rrugën “Lord Bajron”, një person me biçikletë, ka përplasur shtetasin A.C., vjeç 66, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin P.C., vjeç 43, banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen D.Sh., vjeçe 20, banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe punohet për kapjen e shtetasit S.M. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, në rrugën “Petrit Radovicka”, në një servis makinash në pronësi të shtetasit B.H., vjeç 31, banues në Tiranë, një person i paidentifikuar ka tentuar të vjedhë një profil hekuri. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 /22 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.Xh., vjeç 61, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait R.Xh., vjeç 57, banues në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.A., vjeç 75, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Qemal Stafa”, në biznesin në pronësinë e tij, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar vjedhje të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin në kërkim T.M., vjeç 47, banues në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen V.H., vjeçe 36, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 09.10.2018, shtetësia L.F., vjeçe 39, banuese në fshatin Tapizë, kallëzon se, më datë 25.03.2017, i është larguar nga banesa, djali B.F., vjeç 21. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen Xh.P., vjeçe 25, banuese në Kamëz. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.B., vjeçe 26, banuese në Kamëz, pasi bashkëjetuesi, Sh.B., vjeç 29, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin O.D., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në fshatin Dritas, Zall Herr, ka goditur me sende të forta shtetasin F.T., vjeç 55, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit Sh.B., vjeç 29, banues në Kamëz, për veprën penale të parashikuar nga neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe punohet për kapjen e shtetasit K.M., vjeç 34, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen Sh.B., banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Kajo Karifili”, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.M., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në Unazë të Re, ka goditur me mjete të forta, shtetasin M.B., vjeç 52, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 88 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, në Sharrë, shtetasit A.M., vjeç 31, banues në Tiranë i kanë vjedhur motorrin tip “Suzuki”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. 

Më datë 09.10.2018, shtetasit E.M., vjeç 48, banues në Tiranë, i kanë vjedhur çelësat dhe dokumentacionin e mjetit të tij. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 09.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.R., vjeç 28, banues në Kavajë, pasi përpara shatërvanit në Kavajë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Jeep”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 09.10.2018, shtetasi M.C., vjeç 45, banues në Durrës, kallëzon se, gjatë natës, para banesës, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 14, në kasetat e Ujësjellës Kanalizimeve, kanë vjedhur disa matës të ujit të pijshëm. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, gjatë natës, në fshatin Rrushbull, në lagjen e “Kabashëve”, në kasetat të Ujësjellës Kanalizimeve kanë vjedhur disa matës të ujit të pijshëm. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin G.H., vjeç 44, banues në  Durrës, pasi në lagjen nr. 14, ka goditur me sende të forta, shtetasin  N.D., vjeç 73, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018,  në lagjen  15,  Durrës, është konstatuar vjedhja e  banesës së shtetasit I.C., vjeç 57. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.M., vjeç 44, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 6,  ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases Dh.M., vjeçe 41. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen Z.Sh., vjeçe 29, banues në Rrashbull, pasi bashkëshorti, shtetasi R.Sh., vjeç 32, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Krujë, për shtetasin A.A., vjeç 31, banues në Krujë, pasi në lagjen “Abaze “, ka dhunuar banesën e shtetasit L.B., vjeç 35, banues në Tiranë. Po punohet për kapjen e A.A. Neni 112 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 09.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.Z., vjeç 44, banues në Shijak, pasi në Shijak, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Alfa Romeo”, ka kundërshtuar në detyrë  punonjësit e policisë. Nenet 236 e 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 09.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen B.M., vjeçe 38, banuese në Elbasan, pasi bashkëshorti, shtetasi N.M., vjeç 51, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.10.2018, gjatë natës, në lagjen“5 Maji”, para banesës, shtetasit A.T., vjeç 62, në mjetin tip “Benz”, i kanë vjedhur kasetofonin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, gjatë natës, në lagjen “28 Nëntori”, para banesës, shtetasit Gj.K., vjeç 38, në mjetin tip “Benz”, i kanë vjedhur kasetofonin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, gjatë natës, në lagjen“Partizani”, para banesës, shtetasit L.D., vjeç 53, në mjetin tip “Benz”, i kanë vjedhur kasetofonin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018 gjatë natës, në lagjen“Aqif Pasha ”, para banesës, shtetases I.M., vjeçe 60, në mjetin tip “Benz”, i kanë vjedhur kasetofonin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Cërrik
Cërrik, Elbasan
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Cërrikut.
Policia brenda pak orëve kap autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri.
Policia kap edhe bashkëpunëtorin e autorit të dyshuar.
 Operacioni për kapjen e tyre ka vijuar gjithë natën në ndjekje të tyre.
 Në operacion u angazhuan 30 forca policie të Cërrikut dhe të Forcës së Posaçme "Shqiponjat", nga DVP Elbasan.
 Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
S.(B.)H., 32 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Cërrikut.
 I.F., 28 vjeç, lindur e banues në qytetin e Cërrikut, i dënuar më parë.
 Shtetasi S. (B.) H., në bashkëpunim me I. F., në lagjen nr.1 Cërrik në dyqanin (berberhanë) të shtetasit A.B, ka plagosur me armë zjarri (pistoletë) shtetasin G.K, si dhe kanë dëmtuar fizikisht me sende të forta edhe shtetasin J.R., banues në Cërrik, për të cilin fillimisht u raportua nga spitali si i plagosur me armë zjarri.
 Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja pistolete.
 Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera, shtetasi i shoqëruar mbrëmjen e djeshme, drejtuesi i mjetit shtetasi A.Zh., është lënë i lirë, pasi nga tërësia e veprimeve del se nuk është i implikuar në ngjarjen e ndodhur. Shtetasit e arrestuar, pas ngjarjes janë larguar në këmbë dhe jo me mjetin që qarkullonin para se të ndodhte ngjarja.
 Nga ana e shërbimeve të Policisë po vijon puna për gjetjen e armës së krimit.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Vrasja me paramendim në bashkëpunim e mbetur në tentative” si dhe Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, të parashikuar nga nenet 78 ,25 , 22 dhe 278/2,3 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.B., vjeç 44, banues në fshatin Hotolisht. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 09.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E.Q., vjeçe 60, banuese në Korçë, pasi djali Gj.Z., vjeç 30, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.10.2018, shtetasi M.K., vjeç 44, banues në Kosovë, kallëzon se në fshatin Liqenas, i kanë vjedhur telefonin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin V.M., vjeç 16, banues në fshatin Gollomboç, pasi në Korçë, për motive të dobëta, ka goditur lehtë me grushte, shtetasin Xh.B., vjeç 18, banues në Korçë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq

Më datë 09.10.2018, gjatë natës, shtetasit Dh.M., vjeç 75, i kanë vjedhur në banesë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin E.P., banues në fshatin Baçallëk. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen K.H., vjeçe 31, banuese në Pogradec, pasi bashkëshorti, B.H., vjeç 38, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës  së Parë Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të informacionit, që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 09.10.2018, u kap shtetasi në kërkim J.P., vjeç 24, banues në Rrodokal i Sipërm. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin L.T., vjeç 56, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 5, Pogradec, ka kanosur me fjalë shtetasin D.D., vjeç 58, banues në Pogradec. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Berat
Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, nga Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë kapja dhe ndalimi i një shtetasi të shpallur në kërkim kombëtar:
•Xh.H., 23 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat me vendim Nr.16, datë 19.09.2018, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me Burg", për veprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 09.10.2018, në lagjen “1 Maj”, Kuçovë, në banesë, ka vdekur shtetasja Xh.M., vjeçe 86. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Komisariati i Policisë Skrapar

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë ndalimi i shtetasit:
R.B., 39 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin Nr. 3100, datë 08.10.2018, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me Burg", për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, në fshatin Lybesh, pranë banesës, është vetëvarur, shtetasi Sh.S., vjeç 32. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin Xh.Sh., vjeç 57, banues në fshatin Fermë Çlirim, pasi në banesë, ka ushtuar dhunë fizike e psikologjike ndaj ish-bashkëshortes, M.Sh., vjeçe 50. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin I.Sh., vjeç 67, banues në fshatin Allprenaj. Neni 235 i Kodit Penal.

Lushnje
Informacion paraprak
Në datën 09.10.2018, rreth orës 21:45, në fshatin Shegas, Lushnje, duke udhëtuar me mjetin e tij, rreth 100 m para se të mbërrinte tek banesa, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Q.H., 48 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen.
Shtetasi Q.H., ishte fermer dhe nuk njihet si person me precedent kriminal.
Ekspertë të Hetimit të krimit po hetojnë mbi shkakun dhe zbardhjen e rrethanave ende të paqarta.
Në ndihmë të grupit hetimor kanë shkuar një grup ekspertësh të hetimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Forca të shumta policie nga Komisariati i Lushnjes, Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe FNSH Fier ndodhen në vendngjarje. Pika kontrolli dhe krehje zona nga forcat e Policisë për kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të saj.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për shtetasin E.F., vjeç 45, banues në Vlorë, pasi më datë 08.09.2018, në lagjen “Kushtrimi”, ka goditur me grusht shtetasin A.M., vjeç 29, banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, shtetasi J.Z., vjeç 32, banues në Vlorë, kallëzon se, më datë 07.09.2018, në lagjen “Pavarësia”, i kanë vjedhur portofolin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Vlorë
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:
D.M., 28 vjeç, banues në fshatin Drizë, Fier.
E.B., 24 vjeç, banues në fshatin Peshtan i Vogël, Fier.
Policia ka bërë arrestimin e këtyre shtetasve në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonin këta persona, u janë gjetur dhe sekuestruar 2 mjete prerëse (thika), në cilësinë e armëve të ftohta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", neni 279/2 i Kodit Penal.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:
D.S., 47 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë në Vlorë pasi ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së qarkullimit rrugor, duke i penguar ata që të ushtronin detyrën.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" neni 236/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Sarandë
Tenton të trafikojë një shtetase të mitur, kapet në flagrancë nga policia.
Arrestohet në flagrancë shtetasi:
Xh.Q., 22 vjeç, banues në lagjen "Partizani" Vlorë.
Policia e Sarandës ka bërë arrestimin e tij mbi bazën e kallëzimit të bërë nga shtetësia F.A., 17 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar se shtetasi Xh.Q., e kishte marrë atë nga Vlora me qëllim për ta trafikuar në shtetin grek.
Në momentin e konstatimit dhe kapjes së këtij shtetasi në Pikën e Kalimit Kufitar Sarandë, Xh.Q., ka bërë rezistencë duke mos iu bindur shërbimeve të policisë me qëllim që të kalonte kufirin bashkë me shtetasen e mitur të cilën e kishte marrë me vete.
Gjithashtu, Xh.Q., është një nga bashkëpunëtorët në lidhje me operacionin "Four" më datë 03.10.2018, ku u dokumentuan 10 vjedhje.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Trafikimi i të miturve" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", parashikuar nga neni 128/b dhe 242 të Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin I.B., vjeç, 21, banues në Ksamil, pasi në lavazhon e tij në Ksamil, kishte vendosur pa leje një kioskë. Neni 199/a/1 dhe 200 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin S.B., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi më datë 05.10.2018, në Konispol, ka kaluar në mënyrë paligjshme kufirin nga Shqipëria në Greqi, dhe është deportuar nga policia Greke. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin D.S., vjeç 38, banues në Sarandë. Neni 96 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasen M.L., vjeçe 39, banuese në  fshatin Stegopull. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin L.B., vjeç 62, banues në fshatin  Lazarat, pasi në lagjen “Kordhocë”, në pronën e tij, po ndërtonte një kalçeto, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë 09.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen E.D., vjeçe 23, banuese në Tepelenë, pasi bashkëshorti, E.D., vjeç 33, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë  09.10.2018, gjatë natës, në lagjen nr.5, në Memaliaj, është dëmtuar brava e derës të banesës së shtetasit R.S., vjeç 65,  banues në Tiranë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin R.L., vjeç 48, banues në Lezhë, pasi në fshatin Grykë Manti, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, gjatë natës, në Shëngjin, Lezhë, është vjedhur dyqani në pronësi të shtetasit M.Xh., vjeç 49, banues në Lezhë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 09.10.2018, u ndalua shtetasi A.L., vjeç 23, banues në Shkodër dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për shtetasin E.L., vjeç 17, banues në Shkodër. Neni 110 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin H.V., vjeç 70, banues në fshatin Golem, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin K.Sh., vjeç 24, banues në fshatin Sektor-Velipojë, pasi në fshatin Rrjoll, ka goditur me sende të forta shtetasin F.Sh., vjeç 52, banues në Koplik, Malësi e Madhe. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen L.B., vjeçe 25, banuese në fshatin Sektor-Velipojë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin F.S., vjeç 38, banues në fshatin Boks, Shkodër, pasi në rrugën e fshatit Koplik i Sipërm Malëi e Madhe, u kap duke transportuar lëndë drusore me mjetin kamionçin tip “Benz”, pa dokumentacionin përkatës. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin Gj.P., vjeç 60, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Lekbibaj-Fierzë, në vendin e quajtur “Ura Meturit”, duke drejtuar kamionçinën tip “Benz”, ka dalë nga ura dhe ka rënë në lumë për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit B.P., dhe A.P., banues në fshatin Lekbibaj, dhe ndodhen në spital, janë jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 08.10.2018, në fshatin Vakuf, është vjedhur banesa e shtetasit H.B., vjeç 61. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për  shtetasin B.S., vjeç 26, banues në Peshkopi. Neni 112 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Bulqizë
Plagos me mjet prerës (thikë), një shtetas, kapet dhe arrestohet në flagrancë autori
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi:
A.M., 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. 
Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e  Bulqizës, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë në këmbë shtetasin D.L., 22 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 
Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Dibër për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet  89 dhe 279, të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 09.10.2018, gjatë natës, në fshatin Laç, kanë vjedhur 3 bagëti të trasha, në pronësi të shtetasit M.B., vjeç 56, banues në fshatin Laç. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat. Neni 134 i Kodit Penal. 

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për të depërtuarin nga Franca, shtetasin V.R., vjeç 29, banues në Bulqizë, pasi në SPKM Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për të depërtuarin nga Franca, shtetasin B.Ç., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi pasi në SPKM Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për të depërtuarin nga Franca, shtetasin E.V., vjeç 20, banues në Kukës, pasi në SPKM Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Më datë 09.10.2018, në PKK Kapshticë, në dalje, u kap shtetasi në kërkim G.B., vjeç, 51, banues në Bilisht, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni”. Nenet 248 e 259 të Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, në SPKM Qafë Thanë, në hyrje u kap shtetasi në kërkim,  J.P., vjeç 24, banues në Pogradec, pasi në fshatin Radokal ka vjedhur banesën e shtetasit Dh.D. Neni 134 i Kodit Penal. 

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6