Vlorë, policia ka finalizuar operacionin e koduar "Twin"

Vlorë drejtoria-e-policise-vlore

Policia ka finalizuar operacionin e koduar "Twin"

Posedonte lëndë narkotike në banesë, kapet në flagrancë poseduesi:

F.B., 66 vjeç, banues në fshatin Treblovë, Vlorë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur realizimin e këtij operacioni ku u arrit kapja në flagrancë në banesën e tij e shtetasit F.B.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, shërbimet kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4