Pogradec, i ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore, arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti

PogradecPogradec 11 Tetor 2018 1

Goditet një rast i mitëdhënies.

I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore, më qëllim shmangien e masës administrative.

Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

N.A., 26 vjeç, banues në fshatin Senishtë-Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar një motoçikletë pa targa, pa leje drejtimi dhe për të shmangur masën administrative, iu ka ofruar punonjësve një kartëmonedhë me vlerë 1000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 244 dhe 291 i Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4