Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 11 Tetor 2018


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 32 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 7 drejtues mjetesh.

7 persona për Narkotikët

9 persona në kërkim

5 persona për veprën penale "Vjedhja"

1 person për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike"

2 persona për veprën penale "Dhunë në familje"

1 person për veprën penale "Vjedhja e energjisë elektrike".

Gjithashtu janë sekuestruar:
59 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
1 armë zjarri, 34 fishekë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 55 persona.
 

Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit janë finalizuar operacionet e mëposhtëm:

1-Tiranë - Finalizohet operacioni policor i koduar “Precious“.
Operacioni pas një hetimi disa mujor nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Zbardhen dhe dokumentohen shtatë raste vjedhjesh (kasafortash, vlerash të mëdha monetare e sende të çmuara) të ndodhura në banesa.
Identifikohen dy autorët e vjedhjeve, shtetas këta me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.
Njëri prej autorëve i kapur në flagrancë duke kryer një vjedhje në qytetin e Durrësit, ndërsa autori tjetër shpallet në kërkim nga Policia.

2-Vlorë, Policia ka finalizuar operacionin e koduar "Twin".
Posedonte lëndë narkotike në banesë, kapet në flagrancë poseduesi.

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4