Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 11 Tetor 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new

Departamenti i Policisë Kriminale 

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Tiranë
Pas denoncimit në emisionin investigativ “Stop” dhe falë një pune të mirëorganizuar hetimore arrestohen në flagrancë burrë dhe grua të cilët në një farmaci veterinare iu shisnin përdoruesve të drogërave të forta medikament anestezik për kafshët.
Në pranga edhe një blerës 18 - vjeçar.
Sekuestrohen në total 30 shishe me ketaminë.
Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Tiranë falë një pune të mirëroganizuar hetimore disa ditore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- T. K., 52 vjeç, banues në Tiranë.
- Sh. K., 49 vjeçe, banuese në Tiranë (burrë dhe grua).
Këta shtetas në farmacinë e tyre veterinare në Shkozë iu shisnin përdoruesve të drogërave të forta ketaminë (medikament anestezik për kafshët).
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e tyre u arrestua edhe shtetasi:
- A. B., 18 vjeç, banues në Allias, i cili u kap në flagrancë duke blerë një shishe ketaminë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim“, të parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Policia e Shtetit falënderon median për bashkëpunimin dhe fton qytetarët që për çdo paligjshmëri të konstatuar të denoncojnë në numrin pa pagesë 112.

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.K., vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Riza Cuka”, iu gjetën dhe bllokuan 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.L., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Bardhyl”, gjatë kontrollit në mjetin tip “Benz”, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi, iu gjetën dhe bllokuan 10 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283/1 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.B., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Riza Cuka”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasin J.M., vjeç 27, banues Tiranë, pasi më datë 10.10.2018, në bulevardin “Zhan Dark”, nga kontrolli në mjetin tip “Volkswagen”, iu gjetën dhe bllokuan 11 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe mjeti. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen Sh.K., vjeçe 24, banuese në Tiranë. Nenet 134 e 146 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.M., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Durrësit”, te kryqëzimi i Laprakës, duke drejtuar motorin, ka përplasur drejtuesin e biçikletës I.Gj., vjeç 61, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu dhe A.M., ndodhet në spital për mjekim. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.B., vjeç 53, banues në Tiranë, pasi tek kthesa e Arbanës, Tiranë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Fiat”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.M., vjeç 58, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Bulevardi Blu”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin F.D., vjeç 47, banues në Fushë Krujë, ku për pasojë janë dëmtuar pasagjeret L.B., dhe A.., vjeç 44 e 47, banuese në Fushë Krujë, të cilat pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital janë larguar për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.D., vjeç 27, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Arbrit”, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, ka aksidentuar drejtuesin e biçikletës, shtetasin F.K., vjeç 62, banues ne Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 291 dhe 290 të Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.Z., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Sektori për trafiqet e narkotikët

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E.A., vjeç 24, banues në Patos, pasi në PKK Port, në dalje ka ndalim hyrje në zonën Shengen dhe nga viti 2010 e në vazhdim është kthyer disa herë. Neni 297  i Kodit Penal.

Seksioni për narkotikët

Durrës
Policia e Durrësit, Forca e Posaçme “Shqiponjat”,  e mbështetur nga FNSH, kontrolle  të befasishme për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar
Si rezultat i kontrolleve kapen dhe ndalohen dy të kërkuar.
Po si rezultat i kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim 14 shtetas me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, vjedhjes së pronës dhe krimeve ndaj jetës.
Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane e kanë dënuar me 8 vite burgim.
Gjithashtu kapet dhe ndalohet për llogari të DVP Berat edhe një 32-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Interpol Tirana pas informacioneve të marra në rrugë operative  për një shtetas të dënuar në Itali dhe si rezultat i kontrolleve të befasishme të Policisë, kanë bërë të munduar lokalizimin dhe kapjen e tij, konkretisht:
• F. T. (F. L.,  A. D.), 53 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi i mësipërm ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, më datë 05.10.2018,  pasi Autoritetet Gjyqësore Bari- Itali e kanë dënuar me 8 vjet 2 muaj e 18 ditë, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike të llojit heroinë”, parashikuar nga neni 73, 74 etj të Kodit Penal Italian.
Kontrollet do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Durrës për kapjen e personave në kërkim për vepra të ndryshme penale, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo kryejnë trafiqe të paligjshme.

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.S., vjeç 23, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 doza lëndë e  dyshuar narkotike e llojit Marijuanë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u ndalua shtetasi A.B., vjeç 45, banues në Korçë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 10.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.D., vjeç 56, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leminot, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me një karrocë të tërhequr me kafshë, e drejtuar nga shtetasi Xh.B., vjeç 63, banues në Shqitas, Korçë, si pasojë është aksidentuar shtetasi Xh.B., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin A.D., vjeç 37, banues në Pogradec, pasi në fshatin Gështenjas, Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka aksidentuar motoçiklistin A.Sh., vjeç 43, banues në Zagorçan, Pogradec. Neni 290 i Kodit Penal.

Korçë
Në vijim të informacionit paraprak datë 10.10.2018, specialistët e Seksionit për Policinë Rrugore, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
A.Ç., 63 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Plasës”, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip "Benz" i ka prerë rrugën një mjeti tjetër me drejtues shtetasin J.H, 38 vjeç, banues në Dishnicë-Korçë. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë marrë dëmtime tre pasagjerët e mjetit “Benz” shtetasja M.Ç., 58 vjeçe, shtetasi B.M., të dy jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasja E.M., e cila është transportuar në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 10.10.2018, në aksin rrugor Berat–Ura Vajgurore, në vendin e quajtur ‘’Ura e Hanit’’, shtetasi A.M., vjeç 26, banues në fshatin Sinjë, Berat, duke drejtuar mjetin “Ford Fiesta”, ka aksidentuar drejtuesen e biçikletës, E.V., vjeçe 19, banuese në fshatin Orizaj, Berat, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për vlerësim.

Më datë 10.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., vjeç 44, banues në Berat, pasi në vendin e quajtur ‘’Ura e Lumit’’, në Urën Vajgurore, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip ”Honda”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.N., vjeç 28, banues në Berat, pasi në ‘’Stadiumi i Ri’’, Berat, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Golf”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni për narkotikët

Fier
Forca e Ligjit në veprim godet sërish në Fier.
Sekuestrohen drogë, armë, municione luftarake si edhe një sërë provash të tjera.
Komisariati i Policisë Fier në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, të mbështetura nga FNSH, kanë bërë kontrolle të befasishme në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme.
Kontrollet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.
Kontrolli i territorit me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale, si edhe zbardhjen e ngjarjeve të mëparshme.
Gjatë kontrolleve u shoqëruan për verifikim 11 persona kryesisht me precedent penal të dyshuar për "Armëmbajtje pa leje" dhe për "Vjedhje".
Si rezultat i kontrolleve, në një lokal në Zhupan, u kap me armë zjarri shtetasi A.H., 37 vjeç, banues në Zhupan, i cili ishte shpallur në kërkim nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave".
Sapo ka parë policinë të hyjë në lokal, shtetasi A.H., ka hequr armën nga brezi dhe e ka hedhur nga dritarja e lokalit por falë veprimeve të shpejta të policisë u konstatua veprimi i tij dhe u arrestua në flagrancë.
Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi ju gjetën:
•15 paketime me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa me peshë 43.5 Kg
•3 dokumente të falsifikuara: pasaportë, kartë identiteti dhe leje drejtimi automjeti në gjuhën Greke me foto të këtij shtetasi.
•Sende të ndryshme të dyshuara që përdoren për kryerjen e vjedhjeve: 2 matrapikë, 2 leva metalike, 1 maskë me ngjyrë të zezë, 1 palë dorashka, 1 tub metalik që shërben për hapjen e dyerve, 1 pincë etj.
•Sende që dyshohen se i ka vjedhur: 3 kompjuterë lap-top dhe 1 kasafortë metalike.
•34 fishekë pistolete dhe automatiku.
Kontrollet do vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
Policia e Fierit falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe mbështetjen dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit duke u garantuar ruajtjen e anonimatit si dhe një reagim në kohë të Policisë.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për shtetasin H.Sh., vjeç 64, banues në fshatin Bitaj Lushnje, se më datën 09.10.2018, në fshatin Gradishtë, te “Ura e Misarit”, duke drejtuar motorin tip “Honda”, pa targë, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar dhe në datë 10.10.2018, ka shkuar në spital Lushnje, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni për narkotikët

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit T.P., dhe S.P., vjeç 26 dhe 19, banues në Vlorë. Nenet 283/1 e 278 të Kodit Penal.

Vlorë
Policia ka finalizuar operacionin e koduar "Twin"
Posedonte lëndë narkotike në banesë, kapet në flagrancë poseduesi:
F.B., 66 vjeç, banues në fshatin Treblovë, Vlorë.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur realizimin e këtij operacioni ku u arrit kapja në flagrancë në banesën e tij e shtetasit F.B.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, shërbimet kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Vlorë
Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Vlorë, ka bërë ndalimin e shtetasit:
P.P., 54 vjeç, banues në Vlorë.
Shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e tij pasi ky shtetas dyshohet të jetë autorë i kryerjes së veprave penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale", parashikuar nga nenet 186/2 dhe 287/3 të Kodit Penal.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se P.P., ka falsifikuar dokumentacionin e origjinës në lidhje me një sipërfaqe toke prej 100 Ha në zonën e Zvërnecit.
Për këto vepra penale, mbi bazën e Vendimit Penal nr.1777, datë 09.10.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin E.B., vjeç 29, banues në Durrës,  pasi në lagjen “18 Shtatori”, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen K.B., vjeçe 68, banuese në Gjirokastër, e cila pas ndihmës mjekësore në spital, u largua në banesë. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasit I.K., vjeç 41. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 10.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.P., vjeç 47, banues në Rrilë, Lezhë, pasi në superstradën Rrëshen-Milot, në Munaz, Mirditë, duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, pasagjeren M.P., vjeçe 57, banuese në Rrilë, Lezhë, si dhe është dëmtuar pasagjerja D.P., vjeçe 38, banuese në Rrilë, Lezhë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Lezhë, për shtetasin A.U., vjeç 25, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor Lezhë-Milot, te rrethrrotullimi i Shëngjinit, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren K.P., vjeçe 23, banuese, Lezhë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Kukës, për shtetasin Sh.M., vjeç 52, banues në fshatin Vlahen, Has, pasi më datë 09.10.2018, në PKK Qafë Prush, u kap me mjetin tip “Benz”, duke kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 11.10.2018, shtetasi S.P., vjeç 54, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 10.10.2018, në rrugën “General Nikols”, i kanë vjedhur mjetin tip “Golf 4”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit F.B., A.B., K.Ç., dhe A.D., vjeç 53, 22, 23 e 19, banues në Tiranë, për veprat penale të parashikuar nga nenet 90, 25 dhe 275 të Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasit D.B., A.B., dhe A.D., vjeç 24, 26 e 20, banues në Lushnje, pasi shtetasi E.M., vjeç 42, banues në Lushnje, kallëzon se të tre këta shtetas e kanë goditur me grusht. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Tiranë - Finalizohet operacioni policor i koduar “Precious“.
Operacioni pas një hetimi disa mujor nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Zbardhen dhe dokumentohen shtatë raste vjedhjesh (kasafortash, vlerash të mëdha monetare e sende të çmuara) të ndodhura në banesa.
Identifikohen dy autorët e vjedhjeve, shtetas këta me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.
Njëri prej autorëve i kapur në flagrancë duke kryer një vjedhje në qytetin e Durrësit, ndërsa autori tjetër shpallet në kërkim nga Policia.
Komisariati i Policisë Nr.3 pas një pune të mirëorganizuar hetimore disa mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dokumentoi dhe zbardhi shtatë raste vjedhjesh (kasafortash, vlerash të mëdha monetare e sende të çmuara) të ndodhura në banesa në periudha të ndryshme kohore duke identifikuar dhe autorët e tyre, shtetasit:
- K.Xh., 42 vjeç, banues në Fushë Krujë, i arrestuar në flagrancë duke kryer një vjedhje në qytetin e Durrësit.
- G. A., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë i shpallur në kërkim nga Policia (të dy me precedentë penalë në fushën e vjedhjes).
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin vjedhje kasafortash e sendesh me vlerë në banesa duke hapur derën kryesore me një mekanizëm të përshtatur për hapjen e çdo lloj dere pa shkaktuar dëmtim të bravës .
Nga puna hetimore e kryer është dokumentuar me prova ligjore se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve të mëposhtme:
- vjedhjes së shumës prej 13 000 në euro dhe të një kasaforte në banesën e shtetases Y. S., më datë 11.09.2018 në rrugën 'Shyqyri Berxolli'.
- vjedhjes së disa bizhuterive të çmuara në banesën e shtetasit P. C, më datë 13.08.2018 në rrugën “Reshit Çollaku”.
- vjedhjes së 15 milion lekë të vjetra dhe disa bizhuterive floriri në banesën e shtetases Z. D., më datë 21.07.2018 në rrugën “Bogdanët”.
- vjedhjes së disa orëve dore floriri dhe bizhuterive në banesën e shtetasit F. Sh., më datë 18.06.2017 në rrugën “Maliq Muço”.
- vjedhjes së 6 milion e 600 mijë lekë të vjetra dhe 10 000 euro në banesën e shtetases E. Ll., më datë 08.04.2017, në rrugën e “Barrikadave”.
- vjedhjes së 4 500 euro dhe 16 milionë lekë të vjetra në banesën e shtetasit L. Sh., më datë 09.09.2016 në rrugën “Fortuzi”.
-vjedhjes së 50 milion lekë të vjetra në banesën e shtetases N. V., më datë 25.11.2016, në rrugën ”Reshit Çollaku”.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ‘‘Vjedhje e kryer në bashkëpunim“ të parashikuar nga nenet 134/3/25 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetasit A.R., më datë 09.10.2018, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve, i cili deklaron se është larguar me dëshirën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 10.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.M., vjeç 18, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezulton se është autor edhe i një tjetër vjedhje. Neni 134 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 09.10.2018, u ndalua shtetasi E.H., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ferit Xhajko”, në mjetin tip “Benz”, i ka vjedhur çantën me disa sende personale, shtetasit G.L., vjeç 56, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.102018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.Gj., vjeçe 51, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti J.Gj., vjeç 61, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.N., vjeç 20, banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Sh.G., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Njazi Meka”, për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin R.Z., vjeç 56, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe punohet për kapjen e shtetaseve E.O., dhe A.O., vjeç 18 e 27, banuese në Tiranë. Nenet 150 e 273 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit Xh.B., B.D., dhe O.D., vjeç 19, 48 e 27, banues në Tiranë. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit M.K., vjeç 15, banues në Kamëz. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Tiranë - Komisariati i Policisë Nr.6 zbardh ngjarjen e ndodhur më datë 01 tetor 2018, ku Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat i dogjën mjetin.
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, pas një pune intensive hetimore identifikuan dhe arrestuan autorin e dyshuar të zjarrvënies së automjetit, shtetasin:
- A.R., 46 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas më datë 01 tetor 2018 në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat, për motive të dobëta i ka vënë zjarrin gjatë natës automjetit në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151/1 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 10.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi O.K., vjeç 24, banues në Shkozë. Nga veprimet e kryera rezultoi se është autor i disa vjedhjeve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.H., vjeç 46, banues në Tiranë. Neni 238 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, në banesë, ka konsumuar fostoksinë dhe për pasojë ka vdekur shtetasja M.V., vjeçe 29, banuese në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin A.M.,  vjeç 55, banues në Tiranë, pasi  gjatë natës, në rrugën “Leonard Frroku”, dyshohet se ka vjedhur disa vegla dhe materiale pune në një magazinë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.L., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në fshatin Domje, në banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.H., vjeç 28, banues në Kavajë. Neni 112 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin F.G., vjeç 50, banues në Peqin, pasi tek Bishti i Zhurit, në një pronë të tij, u konstatuan punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, si dhe punohet për shoqërimin e shtetasit V.S., vjeç 24, banues në Elbasan. Neni 186/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 10.10.2018, gjatë natës, në fshatin Jubë, është vjedhur shkolla 9-vjeçare, ku kanë marrë disa mjete mësimore. Po punohet për identifikimin dhe kapjen  e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u ndalua shtetasi në kërkim B.V., vjeç 45, banues Arapaj, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 8 muaj burg për “Dhunë në familje”. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, në spital Durrës, ka shkuar shtetasja, A.D., vjeçe 21, banuese në  Durrës, e cila ka konsumuar pesticide, e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 99 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, në lagjen nr. 8,  është vjedhur kabulli  i ndriçimit të rrugës. Po punohet për identifikimin e kapjen  e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.M., vjeç 53, banues në Tiranë, pasi në  rrugën “Thanas Ziko”, në banesën e tij, punonjësit e kompanisë OSHEE,  kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Po punohet për kapjen e tij. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 10.10.2018, gjatë natës, në fshatin Hasan Fushë-Krujë, është vjedhur banesa e shtetasit I.P., vjeç 40. Po punohet për identifikimin e kapjen  e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen S.M., vjeçe 41, banuese në fshatin Arrameras Fushë-Krujë, pasi bashkëshorti B.M., vjeç 49, banues në fshatin Bushnesh Krujë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë. Ligji nr 9669 datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.S., vjeçe 54, banuese në Fushë Krujë, pasi djali A.S., vjeç 35, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së shkallës së Parë Krujë. Ligji nr 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Cërrik

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin L.A., vjeç 40, banues në Cërrik, pasi më datë 09.10.2018, në Cërrik, ka kanosur me fjalë, shtetasin A.T., vjeç 40, banues në Cërrik. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin Gj.B., vjeç 29, banues në Belsh, pasi në Belesh, ka vjedhur në dyqanin e shtetasit F.I., vjeç 46, banues në Belsh. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 09.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen H.K., vjeçe 68, banuese në Korçë, pasi ish-bashkëshorti E.A., vjeç 56, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallë së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.10.2018, shtetasi O.B., vjeç 46, banues në Korçë, kallëzon se i kanë thyer pasqyrën e mjetit tip “Benz”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Pogradec

Pogradec
Goditet një rast i mitëdhënies.
I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore, më qëllim shmangien e masës administrative.
Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
N.A., 26 vjeç, banues në fshatin Senishtë-Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar një motoçikletë pa targa, pa leje drejtimi dhe për të shmangur masën administrative, iu ka ofruar punonjësve një kartëmonedhë me vlerë 1000 lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 244 dhe 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin E.D., vjeç 37, banues në fshatin Hudënisht. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin I.G., vjeç 47, banues në fshatin Hudënisht, pasi u kap duke ndërtuar një mur në oborrin e banesës, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 10.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershme, për shtetasen H.V., vjeçe 22, banuese në fshatin Drenovicë, pasi është dhunuar psikologjikisht nga vjehrra, shtetasja B.V., vjeçe 59, banuese në Drenovicë. Materialet i kalojnë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Ligji Nr.47, datë 23.07.2018, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 9669, datë 18.12.2006, ‘’Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasen B.Rr., vjeçe 32, banuese në fshatin Otllak. Neni 124/b i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 10.10.2018, është paraqitur në spitalin Rajonal të Beratit, me dëmtime në kokë, shtetasja A.T., vjeçe 54, banues në fshatin Goraj, pasi në fshatin Goraj, është rrëzuar nga kafsha e samarit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 10.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen E.Rr, vjeçe 36, banuese në Patos, pasi bashkëshorti S.Rr., vjeç 45, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Lushnje

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin E.V., vjeç 19, banues në Lushnje. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin Xh.H., banues në Ballsh, pasi më datë 10.10.2018, në lagjen “28 Nëntori”, iu gjet dhe bllokua 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar si ajo Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 10.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasin A.D., vjeç 63, banues në Vlorë,  pasi ish-dhëndri, shtetasi A.C., vjeç 39, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë.  Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për shtetasin L.B., vjeç 23, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Uji i Ftohtë”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë së rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 11.10.2018, rreth orës 02:15, në lagjen '10 Korriku', është djegur plotësisht një automjet tip “Fiat”, në përdorim nga shtetasja L.L., vjeçe 29, banuese në Vlorë, mjeti i cili është  në pronësi të shtetasit F.H. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Delvinë

Delvinë
Vjedh bimë medicinale, zbulohet dhe ndalohet nga policia shtetasi:
S.K., 32 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.
Shërbimet e Policisë së Delvinës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Sarandë, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit S.K., i cili dyshohet të jetë autor i vjedhjes së një magazine në pronësi të shtetases P.Ç, Delvinë, më 18 Shtator 2018.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi S.K., ka vjedhur në këtë magazinë bimë medicinale me qëllim për t'i shitur për përfitime personale si dhe një sasi parash prej 1000 Euro.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
• 282 kilogramë bimë medicinale,
• 200.000 lekë të rinj.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Vjedhja", parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin A.K., vjeç 31, banues në Ksamil. Nenet 199/a dhe 199 të Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pasi më datë 09.10.2018, në lagjen nr 1, Sarandë, një person i pa identifikuar, ka goditur me mjete të forta shtetasin A.N., vjeç 40, banues në Sarandë. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë  10.10.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin S.Q., vjeç 49. Nenet 275 dhe 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit Gj.K., dhe K.K., banues në Balldre. Nenet 320 e 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datën 10.10.2018, shtetasi G.G., vjeç 41, banues në Lezhë, kallëzon se, i është larguar nga banesa e tij vajza K.G., vjeçe 14. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

Më datë 10.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen S.Gj., vjeçe 31, banuese në Tale, pasi bashkëshorti Sh.Gj., vjeç 142, banues në Tale, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës  së Shkallës Parë Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin M.L., vjeç 34, banues në Fushë Milot, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin P.L., vjeç 34, banues në Laç. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin K.N., vjeç 26, banues në fshatin Gurrëz, pasi në këtë fshat, në lokal, u kap duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit pa licencë. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.L., vjeç 34, banues në Fushë-Milot, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes L.L., vjeçe 25, banuese në Laç. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 09.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin Z.M., vjeç 35, banues në Shkodër, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases E.M., vjeçe 33. Punohet për kapjen e Z.M. Neni 130/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për dhunë në familje, më datë 10.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Z.M., vjeç 35, banues në Shkodër. Nenet 130/a e 321 të Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018 gjatë natës, në fshatin Shirokë, është vjedhur lokali i shtetasit Gj.L., vjeç 72, banues në Shirokë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës

Më datë 10.10.2018, gjatë natës, në fshatin Bushat, është vjedhur banesa e shtetasit V.L., vjeç 49. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 10.10.2018, gjatë natës, në fshatin Bushat, është vjedhur lokali i shtetasit Gj.Ll., vjeç 54, banues në Bushat, ku sendet e vjedhura janë gjetur në afërsi të lokalit. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 10.10.2018, gjatë natës, në Zonën Industriale, është vjedhur magazina e shtetasit M.G., vjeç 54, banues në Kukës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/3 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, si ngjarje aksidentale, pasi në Qafë–Buall, gjatë punës, shtetasi A.Sh., vjeç 19, banues në Peladhi, aksidentalisht, ka dëmtuar dorën, i cili pas mjekimit në spital është dërguar në shtëpi, pa probleme.

Më datë 11.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., vjeç 61, banues në Tërnovë, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat

Në vijim të komunikatës datë 04.10.2018, që bën fjalë për vjedhjen e bagëtive të trasha, të shtetasit Y.N., më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për shtetasin në kërkim S.N., vjeç 28, banues në Durrës.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 10.10.2018, në PKK Rinas, u ekstradua nga Republika Shqipërisë në drejtim të Italisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar A.T., vjeç 26, banues në Maqellarë Dibër, pasi Gjykata e Santa Maria Capua Verde, Itali, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprat penale "Vrasje" dhe "Vjedhje me armë me pasojë vdekjen". Kodi Penal Italian.

Më datë 10.10.2018, në P.K.K, Rinas, u ekstradua nga Z.Q.K, Interpol Tirana, nga Gjermania shtetasi në kërkim ndërkombëtar E.B.,  vjeç 61, banues në Bulqizë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg. Nenet 134/1 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e depërtuar nga Gjermania, G.S., vjeç 36, banues në Tiranë, pasi në PKK, Morinë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, në KPK, Rinas, në hyrje, u kap shtetasi në kërkim A.M., vjeç 59, banues në Lezhë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 7 muaj burg, për veprën penale "Drejtim i automjetit në gjendje të parregullt". Neni  291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës

Më datë 10.10.2018, në PKK, Bllade, u kapën shtetasit V.U., dhe A.M., vjeç 17 e 18, banues Maqellare, Dibër, pasi pranë fshatit Kllobçisht, në kufirin e gjelbër, po kalonin kufirin nga Maqedonia për në Shqipëri, në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6