Kurbin. Sekuestrohen drogë, lëndë plasëse, municione luftarake si edhe një sërë materialesh e vegla pune të ndryshme, si prova që dokumentojnë autorësinë e një sërë vjedhjesh të ndodhura.

Kurbin kurbin 12.10.2018

Sekuestrohen drogë, lëndë plasëse, municione luftarake si edhe një sërë materialesh e vegla pune të ndryshme, si prova që dokumentojnë autorësinë e një sërë vjedhjesh të ndodhura.

Në pranga poseduesi i tyre

Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë ushtruar kontrolle të befasishme në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme.

Kontrollet, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, si dhe zbardhjen e dokumentimin e ngjarjeve të mëparshme.

Gjatë kontrolleve, janë shoqëruar në ambientet e policisë për verifikim 10 persona, kryesisht me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në banesën dhe magazinën e lokalit në pronësi të shtetasit Z.M., 34 vjeç, banues në Fushë -Mamurras në Kurbin, i cili u arrestua në flagrancë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

- 2 kallpë lëndë plasëse TNT
- 3 kapsolla elektrodetonatore
- 1 granatë difensive
- 310 fishekë model 56
- 130 gr. lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë
- 1 mjet me targa që i përkasin një mjeti tjetër
- 20 celularë dhe 3 numra telefoni
- 20 vegla pune të ndryshme (motosharra, pompa uji, saldatriçe, gur fresibël etj.)
- 13 pajisje elektronike (laptop, magnetofon, 6 aparate fotografike digitale etj)
- 6 pajisje elektroshtëpiake ( televizor, hekura, pajisje vakumi etj.)
- 3 kuti me aksesorë të ndryshëm (kaçavida, çelësa)
- pajisje makinash (3 çelësa automjetesh , aparate navigatore, aparate për karikim baterish) etj.

Këto materiale dyshohen të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale e vjedhjes së banesave, magazinave, serviseve etj, të ndodhura në territorin që mbulon Komisariati i Policisë Kurbin, për të cilat po punohet për dokumentimin ligjor të tyre.

Kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun e Lezhës, me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë.

Policia e Lezhës, falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe mbështetjen, si dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit, duke u garantuar ruajtjen e anonimatit si dhe një reagim në kohë të Policisë.

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6