Durrës, vijon zbatimi i planit të masave për kapjen e personave në kërkim.

Durrës durres persona ne kerkin 12.102018

Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen e personave në kërkim.

Policia lokale ndalon dy shtetas të tjerë të shpallur në kërkim.

Njëri prej shtetasve të ndaluar dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 23.09.2018 në fshatin Armath, Manëz.

Shtetasi tjetër dyshohet si një nga autorët për ngjarjen e ndodhur më datë 25.08.2018, i cili në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë (të arrestuar) kanë tentuar të vrasin një 20-vjeçar.

Efektivet për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Forcat Operacionale, në zbatim të planit për kapjen e personave në kërkim kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasve:

• A.K., 32 vjeç, banues në Armatë, Manëz;
• J.D. 17 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi A.K., dyshohet se më datë 23.09.2018 në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A.K., ( i ndaluar) dhe më babin e tij, shtetasin M.K., (shpallur në kërkim) për motive pronësie janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasen Q.K.

Ndërkohë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Nr. 377 Dt.01.10.2018 ka vendosur në ngarkim të shtetasit J.D. masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale " Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim" mbetur në tentativë dhe " Prodhimi, mbajtja blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta"parashikuar në nenet 78/1, 22, 25 dhe 279 të Kodit Penal.

Shtetasi J.D. më datë 25.08.2018, në lagjen Nr.15 , Durrës për motive të dobëta, në bashkëpunim me shtetasit N.P., dhe B.D., (babai i shtetasit J.D.), të dy të arrestuar kanë tentuar të vrasin duke e goditur disa herë me thikë në trup shtetasin D.D., 20 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6